LuckY StrikE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LuckY StrikE

W E L C O M E
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Formula One

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Formula One   Formula One Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 8:26 pm

Informacione rreth zhvillimeve me te fundit te botes magjike te F1,pilote,skuteri,gara etj etj. Aty ku shpejtesia arrin limite te pakrahasuseshme.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Thu Aug 09, 2007 8:49 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 8:37 pm

MekLaren-Ferrari, gjyq pėrballė FIA-s

Nėpėrmjet njė komunikate pėr shtyp, Federata Botėrore e Automobilizmit ka vėnė zyrtarisht nėn akuzė skuderinė MekLaren, pėr spiunazh nė dėm tė Ferrarit.

Ferrari dhe MekLaren do tė pėrballen nė Kėshillin Botėror tė FIA-s mė 26 korrik, nė lidhje me akuzat pėr spiunazh tė lindura mes dy skuderive. Nėpėrmjet njė komunikate pėr shtyp, Federata Botėrore e Automobilizmit ka vėnė zyrtarisht nėn akuzė skuderinė MekLaren, pėr spiunazh nė dėm tė Ferrarit. "Thyerje e rregullave sportive, duke poseduar materiale tė rezervuar" ėshtė akuza e ngritur nga qeveria e Formula Unos. Nė kėtė mėnyrė, ka nisur edhe hetimi sportiv, pėrvec atij civil qė ka nisur prej ditėsh tashmė. Mbledhja e Kėshillit do tė mbahet pas dy javėsh nė Paris dhe MekLaren rrezikon gjobė, heqje pikėsh nė klasifikim, pėrjashtim dhe pezullim, gjė qė parashikohet nga neni 153 i Kodit tė Formula Unos. Skandali i spiunazhit mes MekLaren dhe Ferrarit nisi njė javė mė parė, pasi nė shtėpinė e inxhinierit Majk Koglan u gjetėn dokumenta tė makinės F2007 me tė cilėn garojnė Kimi Raikonen dhe Felipe Masa. Koglan ishte njė mik i ngushtė me Najxhėll Stepni, ish-shefin e mekanikėve tė Ferrarit, ndaj tė cilit skuderia e Maranelos ka ngritur njė padi nė Prokurorinė e Modenas, pėr sabotimin e Ēmimit tė Madh tė Monte Karlos. Gjithsesi, nė rast tė vėrtetimit tė akuzave, pilotėt Hamilton dhe Alonso nuk rrezikojnė penalizim pikėsh, por vetėm skuderia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 8:50 pm

Njė e-mail, prova e fundit ndaj MekLaren

Ferrari dhe Mek Laren do tė kenė pėrballjen e parė midis tyre ditėn e sotme, nė lidhje me skandalin e spiunazhit qė ka pėrfshirė dy skuderitė mė tė mėdha tė Formula Unos. Kėshilli Botėror i FIA-s qė do tė mblidhet nė Paris, do tė vendosė nė lidhje me masat qė do tė ndėrmerren ndaj skuderisė anglo-gjermane, pasi nė shtėpinė e inxhinierit Majk Koglan u gjetėn 780 faqe me dokumenta tė makinės sė re tė Ferrarit. Njė tjetėr provė nė dėm tė MekLaren ėshtė gjetja nė kompjuterin e ish shefit tė mekanikėve Stepni, e njė e-maili qė ai ia dėrgon mikut tė tij tek Koglan dhe ku e lajmėron pėr dėrgimin e materialit gjigand, qė kishte tė ngjitur projektin e F2007. Edhe pse midis tyre janė vėrtetuar disa lidhje tė tjera, Prokuroria e Modenas e konsideron kėtė njė provė thelbėsore pėr tė provuar ekzistencėn e skandalit tė spiunazhit.

Sipas organit tė akuzės, kjo ėshtė njė tjetėr provė pėr tė "gozhduar" ish shefin e mekanikėve tek kokėkuqja, i cili vėshtirė se do t'ia hedhė akuzės pėr spiunim industrial nė dėm tė kompanisė nė tė cilėn ishte i punėsuar. Ndėrkaq, ēdo gjė duket gati pėr ditėn e sotme, ku nė sallė do tė jenė pėrballė Ferrari e MekLaren. Skuderia e Ron Denis do tė pėrfaqėsohet pėrpara FIA-s me 4 avokatė, tė cilėve u duhet tė vėrtetojnė se drejtuesit e skuderisė nuk kishin dijeni pėr dokumentat e gjetura nė shtėpinė e inxhinierit Koglan. Rreziku kryesor pėr MekLaren ėshtė heqja e pikėve nė kampionatin e konstruktorėve, qė pritet tė jetė masa e FIA-s, duke qenė se pronari Ekleston ka pėrjashtuar penalizimin e pilotėve pėr kėtė histori. Vetė Stepni nuk do tė marrė pjesė nė seancė, pasi vazhdon tė jetė me pushime, ndėrkohė qė ai do tė pėrfaqėsohet nga avokatja Barbara Pini. Ai ishte edhe njeriu prej nga i cili doli nė skenė skandali, pasi hodhi nė serbatorin e makinave tė Masės dhe Raikonenit, njė pluhur mister
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 8:52 pm

Hamilton-Alonso, thellohet kriza



Sezoni i suksesshėm i skuderisė MekLaren rrezikon tė kthehet nė njė dėshtim tė madh. Ndonėse rezultatet nė pistė vazhdojnė t‘i japin tė drejtė zgjedhjes sė Ron Denis pėr tė afruar kampionin Alonso dhe debutuesin Hamilton, debatet mes kėtyre dy tė fundit po komplikojnė gjithēka. Kur kanė mbetur vetėm 6 gara deri nė fundin e sezonit, MekLaren kryeson renditjen e konstruktorėve, ndėrsa Hamilton e Alonso janė favoritė pėr fitimin e titullit. Por dueli brenda skuderisė ėshtė bėrė aq i ndezur, sa pilotėt nuk i flasin mė njėri-tjetrit, pasi kanė kaluar gjithė fundjavėn e fundit me "dredhi" ndaj njėri-tjetrin nėpėrmjet parregullsive tė vogla. Kjo mund tė komplikojė mė shumė luftėn e skuderisė anglo-gjermane, e cila ėshtė nė pritje edhe tė vendimit tė Komisionit tė Apelit tė FIA-s pėr ēėshtjen e spiunazhit industrial.

Fitorja e Hamilton nė Hungari nuk ėshtė mirėpritur nga Alonso, i cili ėshtė zemėruar edhe mė shumė pasi ka mėsuar se insistimi i britanikut solli edhe dėnimin e tij nga FIA. "Deri tė shtunėn kishte respekt tė ndėrsjellė, por nga e shtuna, ai ka mbaruar. Jo vetėm nė njė garė, por gjatė gjithė jetės nuk mė kishte ndodhur qė tė dėmtohesha nga njė shok. Nuk flasim me njėri-tjetrin qė nga dita e shtunė", ka qenė komenti i Alonsos para gazetarėve, kur ėshtė pyetur mbi vendimin e shokut tė tij pėr tė reklamuar te FIA rezultatet e kualifikueseve.

Sipas gazetės spanjolle, "Marca", tashmė Alonso po mendon qė tė largohet nga MekLaren nė fundin e kėtij sezoni, ndėrsa kontrata qė ka firmosur ėshtė e vetmja gjė qė mund ta mbajė tė lidhur. "Alonso dėshiron tė largohet. Marrėdhėniet me pėrgjegjėsit te MekLaren janė praktikisht tė shkatėrruara, por kontrata e detyron tė qėndrojė", shkruhet nė kėtė gazetė, sipas burimeve tė afėrta me pilotin. Mė pas shkrimi vijon duke treguar se babai-menaxher i Alonsos ėshtė takuar nė Hungari me Briatoren, duke biseduar pėr njė rikthim tė mundshėm te skuderia Reno, qė nga viti i ardhshėm. Por prishja e njėanshme e kontratės ka klauzola tė rėnda ekonomike dhe Alonso nuk ka luksin ta bėjė njė gjė tė tillė, ndaj ėshtė i vetmi qė mund tė shpresojė te pėrkeqėsimi i raporteve tė tij me pjesėn tjetėr tė skuadrės, nė mėnyrė qė kjo e fundit ta lėrė tė largohet. Piloti e ka paralajmėruar njė gjė tė tillė edhe para mediave, tė cilat e kanė pyetur nėse do tė qėndrojė te MekLaren. "Nuk e di", ka qenė pėrgjigjja e prerė e pilotit, qė u ka hapur rrugė tė gjitha spekulimeve tė mundshme. Kjo ka bėrė qė Ron Denis tė ndėrhyjė duke folur para mediave rreth kėsaj ngjarjeje. "Ėshtė e pashmangshme qė nga ngjarje tė tilla tė lindin edhe diskutime rreth tė ardhmes me skuadra tė tjera. Por pilotėt tanė kanė kontrata edhe pėr vitet nė vazhdim dhe ne duam qė t‘i respektojnė ato", u shpreh shefi i skuderisė MekLaren.
_________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
montana

montana


Numri i postimeve : 52
Registration date : 26/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 9:05 pm

Anglezėt: MekLaren ka pranuar largimin e Alonsos

Sipas "The Times", piloti spanjoll do tė lihet i lirė tė largohet nė fundin e kėtij sezoni

Ka mjaftuar njė fundjavė pėr tė shndėrruar MekLarenin nga njė skuderi fitimtare nė njė fole grerėzash. Pas garės sė Hungarisė, gjithēka ka ndryshuar dhe duket se Ron Denis ėshtė mėrzitur aq shumė me kėtė situatė, sa po mendon tė largojė tė dy pilotėt qė e kanė shkaktuar, ndonėse ata po udhėheqin skuadrėn drejt titujve kampionė. Gazeta "The Times" ka publikuar dje lajmin se Fernando Alonso do tė lihet i lirė nga skuderia anglo-britanike nė fundin e kėtij sezoni, pas kėrkesės qė kishte bėrė Kampioni i Botės nė fuqi. "Sipas informacioneve qė unė zotėroj, i ėshtė thėnė Alonsos qė mund tė largohet, pasi MekLaren ėshtė mėrzitur nga sjellja e tij. Ron Denis, sidomos, ėshtė mėrzitur si me Alonson, ashtu edhe me Hamilton", u shpreh burimi brenda skuadrės qė aktualisht kryeson kampionatin. Denis nuk i ka pėlqyer komentet e Alonsos pėr shtypin spanjoll, si ndaj skuadrės ashtu edhe ndaj kolegut tė tij, duke u bėrė gati tė ndėrpresė kontratėn qė i lidh palėt. Spanjolli kishte firmosur deri nė vitin 2009 dhe pėrfiton 15 milionė euro nė sezon, por nuk do ta ketė tė vėshtirė tė sigurojė njė skuadėr tjetėr, pasi thuajse tė gjithė do ta dėshironin atė nė makinėn e tyre. Por, shefi i MekLaren nuk di si ta zgjidhė ēėshtjen "Hamilton", njė pilot po aq problematik sa edhe spanjolli. Britaniku i nuk pranon lehtėsisht urdhrat dhe strategjitė e skuderisė, kur ajo nuk e favorizon. Kjo u pa qartė gjatė fundjavės sė provave, kur ai u dėgjua nė radio, duke ofenduar shefin e tij, ndėrsa edhe Denis nuk ia pėrtoi tė kundėrpėrgjigjej. Britaniku duhet tė ndryshojė sjelljen e tij deri nė fundin e sezonit, pasi me largimin e Alonsos ėshtė e sigurt qė ai do tė jetė piloti kryesor i MekLarenit pėr sezonet nė vazhdim. Mjafton qė ai tė mėsohet me urdhrat e skuderisė dhe tė mos bėjė publike ēdo polemikė tė mundshme brenda skuadrės, njė gjė me tė cilėn ai nuk ėshtė mėsuar ende nė vitin e tij tė parė tė debutimit. Shpėrblimi do tė jetė njė pėrmirėsim i ndjeshėm i situatės sė tij kontraktuale, duke e ēuar atė nė nivelet e pilotėve mė tė paguar nė garat e Formula 1. Por, gjithēka ėshtė nė dorėn e Alonsos, i cili nė garat e mbetura do tė pėrpiqet t‘i shkatėrrojė ėndrrat e titullit tė shokut tė tij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
montana

montana


Numri i postimeve : 52
Registration date : 26/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 9:06 pm

Furtuna prish pistėn e Kinės

Furtuna qė ka pėrfshirė rajonin e Shangait ka shkaktuar dėme tė konsiderueshme nė pistėn e Formula 1 qė gjendet nė Kinė. Nuk ka pasur tė plagosur mes personelit tė mirėmbajtjes, por era e fortė prej 140 km/orė ka shkatėrruar njė pjesė tė tribunave. Ēmimi i Madh i Kinės zhvillohet mė 7 tetor, ndėrsa organizatorėt nuk janė tė sigurt se gjithēka do tė normalizohet deri atėherė. "Mund tė mos kemi kohėn e nevojshme pėr tė riparuar pistėn dhe pėr tė rindėrtuar tribunat e dėmtuara", u shpreh pėrgjegjėsi i pistės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 9:20 pm

MekLaren apelon vendimin e Hungarisė

Ron Denis ka vendosur qė tė zgjedhė rrugėn e "luftės" ndaj ēdo vendimi tė dhėnė kundėr skuderisė MekLaren. Shefi i skuadrės anglo-gjermane ka apeluar dje vendimin e dhėnė nga FIA pėr heqjen e pikėve tė fituara pėr klasifikimin pėr konstruktorė nė garėn e Hungarisė. Penalizimi i FIA-s u vendos pas problemeve nė provat zyrtare, ku Alonso i zuri rrugėn shokut tė skuadrės, Hamilton, duke mos e lėnė kėtė tė fundit tė zhvillojė xhiron e shpejtė. Kjo u cilėsua si urdhėr skuderie dhe Alonso u penalizua me 5 vende nė vijėn e nisjes, ndėrsa pikėt e fituara nga MekLaren nė garė u llogaritėn tė vlefshme vetėm nė kampionatin e pilotėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitimeMon Sep 10, 2007 12:18 pm

Mediat: Alonso mund tė tėrhiqet nga F.1



Nga Spanja vazhdojnė tė dalin lajme tė ēuditshme nė lidhje me Fernando Alonson. Sipas tė pėrditshmes "Marca", mes alternativave qė piloti i MekLarenit do tė shqyrtojė nė fund tė vitit ėshtė edhe tėrheqja nga garat. Gazeta citonte njė burim "shumė mirė tė informuar", i cili shpjegonte se vendimi mund tė vijė pėr shkak tė situatės sė vėshtirė qė piloti po kalon, mbi tė gjitha tashmė qė emri i tij ėshtė i lidhur me ēėshtjen e spiunazhit industrial. "Shanset qė Alonso tė garojė nė njė tjetėr skuadėr po kaq konkurruese sa MekLareni, janė tė pakta dhe Fernando dėshiron t‘i kushtojė vėmendje familjes sė tij". Kėto ishin motivimet, qė sipas "Marcas" do bėjnė qė 2 herė kampioni i botės tė marrė vendimin drastik. "Njė mrekulli nė minutėn e fundit? Vetėm nėse BMV-ja, Tojota ose Renaulti do t‘i ofrojnė kontratė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 7:30 pm

Formula 1, sot vendimi pėr "spy story"

MekLareni nė ankth, edhe pilotėt rrezikojnė penalizime rreth skandalit

Njė dosje me 166 faqe pėr tė vėnė me shpatulla pas murit MekLarenin dhe detyruar rivalėt qė tė pranojnė pėrgjegjėsitė e tyre. Ky ėshtė sulmi qė Ferrari ka pėrgatitur pėrpara Kėshillit Botėror tė Automobilizmit. Sot nė Paris do tė shqyrtohet pėr herė tė dytė skandali "spy story", qė prej disa javėsh ka tronditur botėn e Formula 1. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga e pėrditshmja britanike "The Times", e cila citonte strategjinė e akuzave qė skuderia nga Maranelo do tė pėrdorte. Bėhet fjalė pėr njė fashikull tė ndarė nė disa pjesė, i cili pėrmban detaje ende tė panjohura, qė do tė provojnė pa asnjė pikė dyshimi se MekLareni ėshtė fajtore. Sipas asaj qė shkruante gazeta, duket se skuadra e drejtuar nga Ron Denis nuk ka shumė shpresa, madje nė kėtė mes rrezikojnė edhe pilotėt. Pavarėsisht se FIA i kishte premtuar 3 pilotėve (Alonso, Hamilton dhe De La Rosa) amnistinė nė kėmbim tė bashkėpunimit, nėse MekLareni cilėsohet fajtore, dėnime do ketė edhe pėr ata.

Dosja e pėrgatitur nga Ferrari, qė tashmė i ėshtė dorėzuar FIA-s, pėrmban njė raport rreth email-eve qė kolaudatori Pedro De La Rosa ka shkėmbyer me Fernando Alonson, por edhe pėrgjime tė telefonatave dhe mesazheve ndėrmjet Majk Kuglan (ish-shefi i projektimit tė MekLarenit) dhe Najxhėll Stepni (shefi i mekanikėve). Nuk dihet ende pėrmbajtja e kėtyre komunikimeve, midis drejtuesve tė MekLarenit, tė cilėt duhet tė shpjegojnė komunikimet e shumta (e mbi tė gjitha tė pazakonta) dhe disa prej protagonistėve tė skandalit. Sipas "The Times", kur dy pilotėt kishin nevojė tė verifikonin njė detaj teknik, pėr t‘u sqaruar rreth zgjidhjeve tė reja teknologjike tė gjetura nga Ferrari, ata i drejtoheshin Kuglanit, ndėrsa ky i fundit i referohej shpjegimeve tė marra nga Stepni. Rrethi i kontakteve mund tė jetė prova kyēe pėr tė ndėshkuar MekLarenin dhe shefin e saj, Ron Denis. Njė burim anonim i gazetės britanike pranė Kėshillit tė FIA-s ka zbuluar ndėr tė tjera se pilotėt e MekLarenit nuk rrezikojnė skualifikime tė gjata, por mundėsitė mė tė mėdha janė qė ata tė penalizohen ashpėr nė klasifikimin botėror. Mė e vėshtirė duket situata pėr skuadrėn. Nga njėra anė qėndrojnė dosjet e Ferrarit, ndėrsa nė tjetrėn, nevoja pėr tė provuar se si disa zgjidhje specifike teknike janė zbatuar nė makinat e skuderisė anglo-gjermane. "Nuk e kam idenė se si Ferrari do tė arrinte tė vėrtetonte se MekLareni ka pėrdorur ato informacione", ka thėnė burimi. Nė lidhje me vendimin ka folur edhe piloti brazilian, Felipe Masa: "E rėndėsishme ėshtė qė tė bėhet gjėja e duhur. Tė enjten (sot) do tė mbėrrijmė nė ‘Spa‘ dhe do na bėjnė shumė pyetje. Gjithsesi, nuk dėshiroj tė pėrfshihem nė ēėshtje qė nuk kanė lidhje me garat".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 7:32 pm

Luis Hemilton: Mund tė mbetem i papunė

Piloti i skuderisė MekLaren, Luis Hemilton, ėshtė i frikėsuar se mund tė mbetet i papunė, nėse Kėshilli Botėror i FIA-s i jep tė drejtė Ferrarit nė mbledhjen e sotme. Britaniku vazhdon tė kryesojė renditjen e kampionatit para shokut tė skuadrės, Fernando Alonso, por tashmė ėshtė i frikėsuar se mund tė humbasė gjithēka nga mbledhja e sotme. Nėse FIA pranon provat e reja tė Ferrarit, parashikohet njė dėnim dyvjeēar i skuderisė MekLaren, duke filluar nga sezoni aktual, qė do tė thotė se Hemilton duhet tė braktisė ėndrrėn e tij pėr t‘u bėrė kampion nė vitin e debutimit. "Ne mund tė rrezikojmė gjithēka pėr tė cilėn kemi punuar gjatė tė gjithė vitit me ekipin. Kur e mendoj kėtė gjė, them me vete ‘Mund tė mbetem pa punė nė fundjavėn e ardhshme!‘. Po pastaj ēfarė do tė ndodhė? Nė momentin kur gjithēka po shkonte shumė mirė, vjen kjo goditje e fortė. Ėshtė shuam zhgėnjyese kur lexon gjėra rreth skuadrės tėnde. Nuk dua tė tregoj ēfarė ndjej, por kam njė besim tė madh te skuadra ime", u shpreh piloti 22- vjeēar, qė ka ēuditur tė gjithė nė vitin e debutimit tė tij. Hemilton nuk kursen kritika as pėr drejtuesit e skuadrave tė tjera dhe ato tė FIA-s, qė kanė vendosur pėr masa drastike nėse vėrtetohet faji i MekLarenit. "Asnjėherė nuk mendoja se do tė shprehesha kundėr ndonjė gjėje nė Formula 1, por politika dhe disa njerėz qė duan tė bėhen ‘mė tė mėdhenj‘ se tė tjerėt janė gjėra tė pabesueshme nė kėtė sport. Ron Denis mė ka dhėnė gjithmonė mundėsi tė shpreh talentin tim dhe pėr mua mbetet njė njeri i mirė. Ai po kalon njė periudhė tė keqe kur shumė njerėz po pėrpiqen ta ulin sa mė poshtė figurėn e tij. Ndaj gjėja mė e mirė pėr mua ėshtė qė ta mbėshtes. Shpresoj qė tė mos ketė njė vendim kundėr MekLarenit, pasi Formula 1 nuk do tė ishte mė e njėjta pa kėtė skuadėr. Ndaj duhet qė tė kryqėzojmė tė gjithė gishtat dhe tė shpresojmė se njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė", u shpreh piloti britanik pėr mediat angleze.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Sponsored content





Formula One Empty
MesazhTitulli: Re: Formula One   Formula One Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Formula One
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LuckY StrikE :: SPORT-
Kėrce tek: