LuckY StrikE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LuckY StrikE

W E L C O M E
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tė gjitha sekretet e joshjes

Shko poshtė 
AutoriMesazh
maverikkal

maverikkal


Numri i postimeve : 72
Age : 37
Registration date : 28/06/2007

Tė gjitha sekretet e joshjes Empty
MesazhTitulli: Tė gjitha sekretet e joshjes   Tė gjitha sekretet e joshjes Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 4:11 am

[b]Sensualitet, tėrheqje, ekzaltim; gjithēka kalon nga aromat dhe nuhatja. Nėpėr-mjet nuhatjes tėrhiqemi drejt dikujt, emocionohemi dhe dashurohemi dhe ndoshta nėpėrmjet hundės kalojnė edhe gjithė tjerat, tradhtitė dhe ndarjet. Sidomos pėr sa i pėrket seksit tė dobėt. Sipas njė studimi tė shoqatės “Gratė dhe cilėsia e jetės”, rezulton se rreth 56 pėr qind e grave besojnė se tėrheqja e parė ėshtė tėrėsisht ēėshtje nuhatjeje. Nuhatje e aromave joshėse dhe tė parezistueshme. I ngjan pak asaj qė ndodh ende me eskimezėt, qė i shprehin emocionet dhe ndjesitė e tyre duke fėrkuar hundėn pas hundės. Pra, nė vend tė parė mes faktorėve qė nxisin dėshirėn ėshtė nuhatja, qė po kthehet nė trendin e ri tė joshjes.

Kėtė e konfirmon edhe interneti, ku sė fundmi ėshtė publikuar njė video e rrallė qė paraqet disa vajza shumė misterioze dhe seksi, qė duke vėnė nė funksion nuhatjen e tyre, shėtisin nėpėr qytet dhe plazhet mė tė populluara dhe tė nxehta, duke zgjedhur meshkujt qė u pėlqejnė mė shumė. Pra, me pak fjalė, tė shoh, tė nuhas dhe pastaj tė zgjedh. Loja e fundit erotike mes meshkujve dhe femrave pėr kėtė verė duket se ėshtė pikėrisht kjo. Tjetrin mund ta tėrheqėsh jo prej hunde, por me hundė. Psikologėt nuk habiten aspak. Pėrkundrazi. Qė joshja ėshtė e gjitha njė ēėshtje nuhatjesh dhe ferormonesh kjo mund tė jetė e diskutueshme, por ekspertėt e studimit konfirmojnė se nuhatja ėshtė pa dyshim shqisa qė vepron mė tė thellėsi tė psikikės njerėzore, sepse e stimulon mė shumė se tė tjerėt fantazinė, dėshirėn dhe ėndrrat.

Nė Britani, ku ka mbėrritur moda e re, ka nga ata qė e quajnė efekti i “nuhatjes sė thellė”, ka tė tjerė qė e konsiderojnė atė si njė lloj fetishizmi mes adoleshentėve. Sido qė tė jetė, ato qė e mendojnė kėshtu janė mė shumė se gjysma e 530 grave tė intervistuara nga shoqata dhe tė gjitha janė mes 18 dhe 35 vjeē. Dhe pėr mė tepėr, pjesa mė e madhe e tė intervistuarave besojnė se era e mirė mund tė tė bėjė tė kapitullosh shumė mė shpejt sesa njė shikim sensual, qė gjykohet si i parezistueshėm nga 33 pėr qind e vajzave dhe grave. Pėrfaqėsojnė njė minorancė nė fakt, gratė qė besojnė se joshja kalon nėpėrmjet shijes (vetėm 4 pėr qind).

Ndėrkohė, aroma e mirė, qė ėshtė njė tregues i pastėrtisė, i gjurmėve tė mira estetike dhe respektit pėr vetveten, ėshtė ajo qė gratė pėlqejnė mė shumė nė kontaktin fizik me partnerin e tyre. Nė lidhje me kėtė, nuk ka asnjė dyshim rreth 38 pėr qind e grave tė intervistuara. Ndėrkohė qė pėr 32 pėr qind tė tyre, ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė partneri ta ketė lėkurėn e pastėr dhe tė butė, madje edhe falė pėrdorimit tė njė kremi zbutės. Flokėt dhe mjekra nė rregull, janė gjithashtu njė domosdoshmėri pėr 26 pėr qind tė tė intervistuarve, ndėrkohė qė njė grup mė i vogėl, rreth 16 pėr qind e grave, ēmenden pėr duart e bukura.

Sipas studimit, rreth nėntė pėr qind e grave, mė shumė se pėr dhuntitė fizike, tėrhiqet nga delikatesa e sjelljes. Por ēfarė i kujton njė gruaje aroma e mirė? Rreth 42 pėr qind e grave e lidhin idenė e aromės sė mirė me virilitetin, ndėrsa 38 pėr qind e lidhin erėn e parezistueshme me kujdesin e burrit qė kanė pėrballė.

Rreth 35 pėr qind e grave besojnė se aroma e mirė e njė burri e rrit nė njė farė mėnyre suksesin e tij profesional. Shumė mė romantike ėshtė ideja e 27 pėr qind tė grave tė intervistuara, qė pėrballė erės sė mirė tė njė mashkulli, kanė njė ndjesi mė tė fortė sigurie. Nė fund, ka nga ata qė mendojnė se era e mirė ėshtė sinonim i freskisė dhe pėrbėjnė rreth 25 pėr qind tė tė intervistuarve.

Mes pjesėve tė trupit qė gratė kanė dėshirė tė nuhasin mė shumė janė qafa, flokėt, si dhe pjesa e pėrparme e gjoksit. Por nė fakt janė edhe duart, njė detaj fizik qė nuhatet nga rreth 8 pėr qind e grave. Pėrveē kėsaj, efekti i nuhatjes zgjat shumė dhe kėtė e konfirmon studimi ynė. Kėshtu pėr shembull, jo rastėsisht, rreth 28 e grave dhe vajzave tė intervistuara, edhe shumė kohė pas takimit me njė djalė, emocionohen kur kujtojnė mėnyrėn se si ai puth, por njė pėrqindje shumė e afėrt, rreth 27 pėr qind, konfirmojnė se e kanė tė fiksuar nė mend thjesht nga aroma qė kanė ndjerė nė momentin e puthjes. Shumė mė pak janė gratė e tėrhequra nga vėshtrimet, rreth 9 pėr qind dhe nga zėri, rreth 3 pėr qind. Ndėrkohė, kujtimi mė i fortė ėshtė ai i puthjes mes ēiftit nė makinė.[b]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albddl.com
 
Tė gjitha sekretet e joshjes
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LuckY StrikE :: Kulture-
Kėrce tek: