LuckY StrikE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LuckY StrikE

W E L C O M E
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dukuri

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Dukuri Empty
MesazhTitulli: Dukuri   Dukuri Icon_minitimeSat Jun 30, 2007 1:35 am

Dukuri dhe evente ndaj te cilave duhet reaguar dhe mbajtur qendrimn e duhur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Dukuri Empty
MesazhTitulli: Re: Dukuri   Dukuri Icon_minitimeSat Jun 30, 2007 1:40 am

Paralajmėrimi i fundit: 10 vjet pėr tė shpėtuar botėn

Shkencėtarėt apelojnė pėr gjetjen e njė zgjidhjeje tė shpejtė

Bota ka vetėm 10 vjet pėr tė pėrmbysur situatėn e krijuar nga ēlirimi i gazrave tė dėmshėm nė atmosferė, pėrndryshe rrezikon tė pėrballet me ndryshime klimaterike, qė do t‘i bėnin pjesė tė planetit tė pabanueshme. Paralajmėrimi vjen nga shkencėtarėt qė po punojnė pėr draftin pėrfundimtar tė njė raporti tė ri tė panelit ndėrqeveritar pėr ndryshimet klimaterike. Raporti, qė pritet tė publikohet kėtė javė, do tė pėrmbledhė punėn e mijėra shkencėtarėve nga e gjithė bota, qė kanė studiuar ndryshimet nė klimėn globale dhe parashikojnė mėnyrat se si ato mund tė pėrshpejtohen.
Dukuri Warm10
Ata arrijnė nė pėrfundimin qė nė rast se njerėzimi nuk stabilizon urgjentisht situatėn e krijuar nga ēlirimi i gazrave, qė shkaktojnė efektin serė, duke e zbutur kėtė fenomen, do tė ketė pak shanse qė ngrohja globale tė mbahet brenda kufijve tė menaxhueshėm. Rezultatet mund tė pėrfshijnė shkatėrrimin e pyjeve tropikale tė Amazonės dhe barrierėn e madhe koralore, migrimin e detyruar tė qindra miliona njerėzve nga rajonet ekuatoriale dhe humbjen e territoreve tė mėdha tokėsore, qė do tė mbulohen nga niveli nė rritje i deteve e shkrirja e akullnajave.

Nė Evropė, stina e verės do tė bėhet gjithnjė e mė e nxehtė, veēanėrisht nė vendet jugore si Greqia, Spanja dhe Italia, ndėrsa Britania dhe Evropa Veriore do tė ndesheshin me thatėsira tė mėdha nė verė dhe stuhi tė fuqishme nė dimėr. "10 vitet e ardhshme janė thelbėsore", thotė Riēard Bets, lider i ekipit tė kėrkuesve nė qendrėn "Hadley" pėr parashikimet klimaterike. "Brenda njė dekade, ne duhet tė arrijmė ulje tė ndjeshme tė ēlirimit tė karbonit. Pas kėsaj kohe, detyra bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė". Mes shkencėtarėve, frika mė e madhe ėshtė ajo se rritja e temperaturave dhe niveleve tė gazrave qė shkaktojnė efektin serė, shpejt mund tė dominojė mbi sistemet natyrore, qė normalisht i mbajnė nė kontroll nivelet e tyre.

Rreth gjysma e 24 miliardė tonėve dioksid karboni qė gjenerohet nga aktivitetet njerėzore, ēdo vit thithet nga pyjet dhe oqeanet, njė proces pa tė cilin bota do tė ishte shumė mė e nxehtė. Por ndėrsa niveli i dioksidit tė karbonit rritet dhe toka thahet, mikrobet mund tė fillojnė tė thyejnė mbrojtjet organike dhe pyjet do tė bėheshin prodhues tė drejtpėrdrejtė gazrash tė dėmshėm. Fuqia e deteve pėr tė thithur dioksidin e karbonit, gjithashtu bie shumė nėse ato ngrohen. Kėrkimi mė i fundit, tregon se kufiri i fundit pėr ndryshime tė tilla katastrofike do tė vijė kur nivelet e CO2 tė arrijnė dyfishin e niveleve tė tyre natyrale. Dhe kjo parashikohet tė ndodhė nė vitet 2040-2050. "Pėr momentin, impakti real i ēlirimit tė gazrave tė dėmshėm ėshtė nė nivele tė kontrollueshme, pėr shkak se dioksidi i karbonit absorbohet nga sistemet natyrore.
Gjithsesi, nėse ne arrijmė limitet, gjithēka do tė ekzagjerohej e do tė dilte ndoshta jashtė kontrollit", thotė Bets. "Kjo do tė thotė se ne duhet tė hyjmė nė veprim tani, pėr tė ulur ēlirimin nė atmosferė tė gazrave tė dėmshėm, pėr vitet e ardhshme". Paralajmėrimet e tij mbėshteten edhe nga tė tjerė kėrkues.
Sipas tyre, vetėm veprimi i menjėhershėm do tė lejonte mbajtjen e niveleve tė kontrollueshme tė dioksidit tė karbonit nė atmosferė, por duket se gjithēka ėshtė jo shumė realiste, pasi qeveritė e vendeve tė ndryshme nuk arrijnė tė bien nė njė mendje pėr ngrohjen globale. Shpresa mė e madhe, sipas ekspertėve, ėshtė qė njė plan global tė hartohet vitet e ardhshme, ndoshta nga njė rinegocim i marrėveshjes sė Kyoto-s pėr uljen e gazrave tė dėmshėm nė atmosferė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
maverikkal

maverikkal


Numri i postimeve : 72
Age : 37
Registration date : 28/06/2007

Dukuri Empty
MesazhTitulli: Re: Dukuri   Dukuri Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 2:58 am

admin shkruajti:
Paralajmėrimi i fundit: 10 vjet pėr tė shpėtuar botėn


a na ze edhe ne kjo ngrohja globale bounce affraid me mire ashtu se do kujtohen me nostalgji kohet e bukura te se kaluares... pastaj sikur kemi gje ne dore ne. te ishin te gjithe si puna jone toka do kishte te pakten edhe nje here tjeter jete sa kjo qe ka pasur deri tani.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albddl.com
Sponsored content





Dukuri Empty
MesazhTitulli: Re: Dukuri   Dukuri Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Dukuri
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LuckY StrikE :: Shkence & Filozofi-
Kėrce tek: