LuckY StrikE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LuckY StrikE

W E L C O M E
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Zgjerojme njohurite kulturore...

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeThu Jun 28, 2007 12:31 pm

Dialog me gjuhėn e qeramikės

Njė ekspozitė e rrallė e punimeve tė qeramikės ėshtė hapur nė Galerinė Kombėtare tė Arteve

Zjarri dhe balta, dy masa qė njeriu i ka zotėruar qė nė fillimet e tij, pa asnjė kosto. I ka pasur si bukė shpirti. Me to ka folur fillimisht, ka komunikuar, ėshtė shprehur, ka dashuruar, ėshtė bėrė artist. Gėrmojmė pareshtur nėntokat pėr tė gjetur katragjyshat tanė nė poēe e sende prej balte. I kėrkojmė si dėshmi qytetėrimi dhe ekzistence. Madje dhe garojmė si kombe pėr mė tė bukurat dhe mė tė fismet sende. Lėnda, dekoracioni, shpirtshmėria e tyre, janė gjuhėt me tė cilat shprehet arti i qeramikės. Ndėr shqiptarė, kjo traditė trashėgohet nga ai poēari tradicional llėrėpėrveshur, qė me poēen mes kėmbėve, e nduc, pėr t‘i dhėnė njė formė, njė trajtė, njė shpirt. Dhe ky lloj arti, pėrhapet pėr t‘u takuar me simotrat: pikturėn e skulpturėn, duke na dhėnė njė unikalitet nė performancė tė shprehur nė mijėra forma e ngjyra. Njė shfaqje e tillė zė njė hapėsirė jo tė vogėl nė ambientet e Galerisė Kombėtare tė Arteve, ku dje u bė pėrurimi i ekspozitės ndėrkombėtare "Dialog", iniciativė e shoqatės sė qeramistėve e themeluar qė nė vitin 1990. Sipas kuratorit tė ekspozitės, Sadik Spahija, themeluesit e shoqatės, ishin ata qė e mbajtėn gjallė ndėr vite kėtė art duke qenė tė grupuar si dhe duke krijuar kontakte tė shumta me kolegėt e tyre nė botė qė lėvrojnė artin e qeramikės. Nė vitin 2002, shumė tė tillė nga Evropa erdhėn nė Tiranė pėr tė parė nga afėr artin shqiptar tė qeramikės, ndėrsa nė ekspozitėn e hapur dje, janė prezantuar njė gamė e gjerė punimesh mė artistė shqiptarė e tė huaj. Ndėr autorėt vendas janė: Fuat Dushku, njė ndėr qeramistėt e parė tė traditės shqiptare, pėr tė cilin do tė ketė dhe njė kėnd tė veēantė nė ekspozitė. Po ashtu, punime kanė paraqitur dhe emra tė njohur tė skulpturės, si Thoma Thomai e Genc Mulliqi. Ndėrsa, ndėr autorėt e huaj, janė: Therese Lebrun nga Belgjika, Aleko Valsamakis, Maria Vlandi e Theodora Chorafas nga Greqia, Linda Karlsson, Magdalena Nilsson dhe Emma Kronėall nga Suedia, Nana Bayer nga Finlanda etj. Ekspozita Ndėrkombėtare e Qeramikės Bashkėkohore "Dialog" do tė prezantojė 40 artistė shqiptarė dhe tė huaj, me punime qė i pėrkasin kėsaj gjinie tė artit pamor. Ėshtė thėnė se organizatorėt nuk kanė imponuar kritere nė pėrzgjedhjen e punėve, pėrveē atyre artistike dhe thelbėsore qė specifikojnė qeramikėn, qė konsistojnė nė punimet e bazuara nė elementin e baltės dhe me procesin pjekjes nė zjarr. Pėr kėtė arsye, nė ekspozitė artistėt janė paraqitur me tematika tė lira dhe me tė gjitha teknikat, kompozime, instilacione etj. Organizatorėt thanė se kanė synuar qė me prezantimin e lirė dhe pa barriera tė artistėve tė qeramikės bashkėkohore, tė sjellin njė komunikim dhe shkėmbim eksperiencash e mendimesh midis artistėve me njėri-tjetrin dhe midis artistėve me publikun. Pėr kėtė arsye, ata edhe e pagėzuan ekspozitėn ndėrkombėtare me njė titull tė thjeshtė dhe lakonik "Dialog". Tė gjithė pjesėmarrėsit nė ekspozitė, vendas dhe tė huaj i bashkon pasioni pėr kėtė gjini nga mė tė vjetrat e artit pamor dhe synimi pėr ta prezantuar me kėndvėshtrim e tendencė bashkėkohore. Punimet janė tė njė game shumė tė gjerė dhe me tematika qė u pėrkasin shumė zhanreve tė arteve pamore. Kjo duket qartė nė njė performancė tė pėrgjithshme shumėformėshe, qė ofron ekspozita. Aty shihen punime qė nga mė tė imtat e deri tek ato impozantet, ku qeramika si material bazė kombinohet dhe me materiale tė tjera, si metali. Aty ndodhen dhe punime tradicionale, si vazo e filxhanė, por me tepėr vend zėnė instilacionet. Punimet e autorėve tė huaj e vendas, dallojnė paksa nga lloji pikėrisht nė kėtė ndarje. Autorėt shqiptarė janė mė tė prirur drejt traditės. Kjo dhe pėr faktin se qeramika nė Shqipėri, edhe si vepėr arti, ka qenė pjesė e pėrditshmėrisė, sidomos nė ornamentistikėn e shtėpive dhe nė atė tė mjeteve praktike tė jetesės. Qeramistėt shqiptarė nga ana tjetėr, kanė meritė organizimin nė Tiranė tė kėsaj ekspozite tė rrallė. Siē ėshtė shprehur kuratori Sadik Spahia, shoqata e qeramistėve e themeluar qė nė vitin 1990, ka njė aktivitet tė pandėrprerė, si brenda dhe jashtė vendit me prezantim veprash individualisht dhe kolektivisht. Qėllimi i saj ėshtė tė bėjė tė njohur dhe tė afirmojė arritjet e artistėve qeramistėt shqiptarė, traditėn kombėtare nė kėtė fushė, si dhe tė inkurajojė artistėt e rinj. Ekspozita do tė qėndrojė e hapur njė muaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Arti nė pazar   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeThu Jun 28, 2007 12:33 pm

Kalimtarėt e njė rruge nė Prishtinė, kaluan dje mes shumė veprash arti, nė njė ekspozitė disa orėshe nė natyrė

Kush ka dashur ndėr artistė dhe tė vetėquajtur artistė, ka mbushur krahėt me vepra dhe i ka vėnė ato m‘u mes tė rrugės. Kėshtu ishte konceptuar njė ekspozitė e arteve pamore qė u hap dje nė Prishtinė, nė njė rrugė, afėr godinės sė Ministrisė sė Kulturės. Paraqitja e veprave nė ambient publik zgjati nga paraditja e deri nė mbrėmje. Ajo u konceptua si diēka e rastėsishme, pa asnjė lloj akti zyrtar, brenda idesė sė lėvizjes sė njerėzve, ideve dhe sendeve, qė mund t‘i gjesh kudo. Kėshtu dhe pikturat, skulpturat dhe instalacionet e shumė artistėve kosovarė, u shfaqėn nė rrugė aty nga ora 12:00 e drekės pėr t‘u hequr qė aty nė mbrėmje vonė. Impakti i krijuar ishte shumė i madh. Kalimtarėt argėtoheshin duke i parė, si diēka interesante qė buronte psikologjikisht nga e pazakonta, meqenėse vepra tė tilla ndodhen vetėm nė ekspozita klasike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Njė natė "Bolero".   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeThu Jun 28, 2007 12:35 pm

Sot nė Arenėn e Tiranės, premierė njė muzikal i ri

Muzikali "Bolero" luhet sot nė Arenėn Tirana nga trupa e baletit "Tirana Show Dance", ku do tė interpretojnė dhe dy kėngėtarėt, Juliana Pasha dhe Genti Demaliaj. "Bolero" ėshtė pjesa e njohur e Ravelit, por e transformuar nė orkestracion, ku dominojnė vetėm instrumentet frymore. Udhėheqėsi artistik dhe njėherėsh koreografi Arjan Sukniqi, tha se kjo ėshtė njė shfaqje e anuluar, por qė do tė jepet vetėm privatisht. Kjo do tė thotė qė linja muzikore do tė pėrcillet nė "play back", pasi orkestra do tė mungojė. Ėshtė mė tepėr njė shfaqje pėr hatėr tė trupės sė kėrcimit, e cila ka tre muaj qė pėrgatitet pėr kėtė shfaqje dhe gjithēka do tė jetė vullnetare, pa pagesė. Kjo, ngase drejtori i sapoemėruar i Arenės sė Tiranės, Kiēo Londo, e ka anuluar shfaqjen, me pretendimin e mungesės sė fondeve. Megjithatė, vetėm pėr njė natė "Bolero" do tė luhet, ndaj dhe Sukniqi u ka bėrė thirrje artdashėsve qė tė vijnė e ta shijojnė kėtė muzikal tė rrallė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Skllave e pėrjetshme e dashurisė   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeThu Jun 28, 2007 12:37 pm

Pas 50 vitesh jetė artistike, Teatri i Operės dhe Baletit ngjit nė skenė njė nga operat mė tė vėshtira dhe mė tė bukura tė Verdit

Nė trupin e zhveshur tė skllaves etiopiane, mund tė dallosh lehtė zemrėn qė kėrkon tė dalė kraharorit. Luftėrat, humbja e tė atit, apo dhe shkatėrrimi i njerėzve tė saj mė tė dashur, nuk kanė mundur t‘i shuajnė humbjen e saj mė tė madhe, atė tė dashurisė. Me ca sy tė trishtuar (qė mund t‘i shohim nė ēdo soliste qė ka interpretuar personazhin e saj nė opera tė ndryshme tė botės) dhe me veshjen tipike tė Egjiptit tė lashtė, kjo grua, fryt i fantazisė sė Antonio Ghislanzoni dhe nėn muzikėn e mrekullueshme tė Verdit, vazhdon tė jetė dhe nė ditėt tona si njė nga homazhet mė tė bukura tė dashurisė. Nė skenėn e teatrit tonė tė operės mė 30 qershor ne do tė kemi mundėsi tė shohim pėr herė tė parė gjunjėzimin e pėrjetshėm tė Aidės pėr dashurinė. Do tė shohim ndjesitė qė shoqėrojnė gjithė jetėn e saj dhe pasionin e heshtur pėr Radamsin, e fundin e tyre tė hidhur. Nė njė kohė kur duket sikur gjithēka do tė shkojė mirė dhe mė nė fund dy tė dashuruarit do tė jetojnė nė paqe dhe tė lumtur, fundi i kėsaj opere rrėfen atė tė vėrtetė pėr dashurinė nė tė gjitha kohėrat, e cila rrallė mund tė ketė njė happy end. Ashtu si nė libretin e Ghislanzonit, do tė na shfaqet tempulli vezullues prej ari dhe dritės sė vullkanit, poshtė sė cilit ndodhet piramida ku do tė muroset Radamsi. Teksa priftėrinjtė mbyllin tunelin e nėndheshėm, Radamsi, pėrmend pėr herė tė fundit emrin e sė dashurės, Aida. Dhe si nė ėndėrr i shfaqet ajo. Nė fakt, nuk ėshtė as ėndėrr dhe as vizion. Ėshtė vėrtetė Aida, e cila ka ardhur tė vdesė bashkė me tė. Tė dashuruarit pėrqafohen dhe murosen tė bashkuar dhe pa keqardhje ndaj botės qė i dėnoi. Ky ėshtė fundi i hidhur i Aidės, i gruas qė na rrėfeu se fuqia e dashurisė ėshtė mė e madhe se dashuria pėr jetėn. I gruas qė iu bind rregullave tė vjetra pėr dashurinė nė legjendat egjiptiane dhe vendosi tė ndiqte rregullin e pashkruar, por tė ndjekur nga ēdo grua e dashuruar egjiptiane tė ndiqte deri nė varr tė dashurin e saj. Ky ėshtė fundi i trishtė i Aidės, fund i cili vazhdon tė pėrlotė mijėra shikues tė saj tė operave tė ndryshme tė botės. Pėr herė tė parė nė historinė e operės shqiptare, njė nga perlat e operistikės botėrore do tė ngjitet nė skenėn shqiptare mė 30 qershor. Njė vepėr e cila kėrkon njė angazhim tė madh, prej mė shumė se njė muaji ėshtė preokupimi kryesor i institucionit tė operės shqiptare. Regjisori qė do tė bėjė tė mundur vėnien nė skenė tė kėsaj opere historike, Nikolin Gurakuqi, rrėfen se qė momentin kur drejtori Zhani Ciko i propozoi tė vinin nė skenė "Aidėn", dita e tij ka kaluar mė shumė nė opera. Qysh njė vit e gjysmė mė parė, ai kishte pėrgatitur gjithēka pėr vėnien nė skenė tė kėsaj opere, sipas njė projekti qė mendohej tė vihej nė skenėn e Teatrit tė Operės sė Shkupit, por pas zgjedhjeve parlamentare dhe ndėrrimit tė pushtetit nė vendin fqinj, ky projekt i mbeti nė duar". Pasi nuk munda ta realizoj nė operėn e Shkupit dhe meqė konceptin dhe platformėn regjisoriale e kishim gati qysh njė vit pėrpara, drejtori Ciko propozoi ta vendosnim nė skenėn tonė", thotė Gurakuqi. Por regjisori i njohur i skenės sonė, e di ēdo tė thotė tė vėsh nė skenė "Aidėn". Nuk mjafton vetėm koncepti dhe platforma regjisoriale pėr t‘i dhėnė jetė fabulės sė bukur egjiptiane, nėse nuk ke bashkėpunėtorėt dhe stafin e duhur pėr kėtė punė. Ėshtė njė angazhim dimensional pėr tė sjellė njė vepėr nga mė tė bukurat dhe mė tė vėshtirat e operės botėrore. "Vėshtirėsitė fillojnė qė nga pėrzgjedhja e dramaturgjisė muzikore, pėrzgjedhja e individėve me tė cilėt do tė vihet vepra. Arritėm tė krijonim njė staf shqiptar shumė tė mirė, por vepra, duke qenė e vėshtirė, kėrkon dhe njė staf tjetėr qė brenda nė Shqipėri nuk e kishim, kėshtu qė morėm artistė italianė tė rinj shumė tė talentuar me karrierė ndėrkombėtare", thotė Gurakuqi. Tepėr i kujdesshėm ai nuk ka dashur tė sjellė njė "Aidė" moderne, tė shkėputur nga ndjesitė e saj klasike, tė cilat mė shumė se njė aventurė regjisoriale do tė mund t‘i sillnin dhe njė zhgėnjim te publiku qė kėrkon tė shohė "Aidėn" e pėrrallės."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Sean Paul apo Mustafa Sandal?   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 12:10 am

Tirana ėshtė kthyer nė njė arenė tė vėrtetė muzikore. Ikona qė shiheshin vetėm pėrmes televizionit, as qė mendohej tė mbanin koncerte live. Ndėrsa nė stadiume po ndiqen mė shumė koncerte se ndeshje. Ritmet do tė vazhdojnė edhe gjatė verės. Tashmė nė rryma tė ndryshme muzikore. Data 4 korrik do tė bashkojė nė Tiranė Sean Paul dhe Mustafa Sandal. Xhamajkani Paul ėshtė mjaft i suksesshėm sot nė ritmet reggae, ndėrsa turku Sandal nė ritmet orientale. Mbrėmjen e katėr korrikut do tė kėndojnė live nė Tiranė, tė sjellė nga dy kompani tė ndryshme. Sean Paul vjen me ftesė tė Charl's Entertainment, nė bashkėpunim me Media Art, ndėrsa Mustafa Sandal ėshtė kėngėtari i radhės sė shoqėrisė "Living Room Show". Nuk e dimė nėse pėrkimi i datės sė dy koncerteve ėshtė i rastėsishėm. Megjithatė, duket se konkurrenca pėr tė sjellė te publiku shqiptar emra botėror tė muzikės, ka filluar. Kjo, pasi nė axhendat e shoqatave janė planifikuar emra e data tė tjera koncertesh qė do tė mbahen pėrgjatė kėsaj vere. Mes tyre ka emra nostalgjik pėr publikun shqiptar, por jo nė kulmin e suksesit tė tyre, por nuk pėrjashtohen edhe kėngėtar apo grupe qė janė mė afėr rinisė. Tė tillė janė Sean Paul dhe Mustafa Sandal. Ndėrsa bashkė me ta, publiku shqiptar ka pasur mundėsi tė shijojė interpretimet live, tė munguara pėr kaq kohė nė Shqipėri. Ishte grupi "Europe", i ftuar nga Living Room Show qė hapi kėtė rrugė koncertesh nė Tiranė e u pasuan nga emrat e tjerė.
Koncertet
Katėr korriku do tė jetė njė mbrėmje e vėrtetė muzikore nė Tiranė. Tė dy stadiumet e mėdha do tė presin publikun kryeqytetas. Koncerti i Sean Paul do tė organizohet te "Qemal Stafa". Nga organizatorėt, (Charl's Entertainment nė bashkėpunim me Media Art), koncerti ėshtė menduar si njė festė e gjatė e njė nate vere. Sean Paul nuk do tė jetė i vetmi qė do tė ngjitet live me hitet e tij. Emra tė tjerė kėngėtarėsh shqiptarė qė i pėrshtaten ritmeve dhe natyrės sė kėtij koncerti janė ftuar tė jenė pjesė e kėsaj mbrėmje tė madhe live. Dj Blunt, i njohur pėr publikun shqiptar, Stine, Tingulli 3NT, Stine dhe Kastro Ziso do tė jenė krahas Sean Paul. Koncerti do tė nis qė nė orėn 18.00 me interpretimet e kėtyre tė ftuarve. Janė emra tė njohur e tė suksesshėm nė botėn muzikore shqiptare. Ndėrsa vet Sean Paul do tė ngjitet pėr dy orė live pėr publikun shqiptar. Si njė kėngėtar qė vazhdon tė jetė nė kulmin e suksesit, kėngėt e tij janė tė njohura pėr shumicėn e rinisė shqiptare, e veēanėrisht tė apasionuarve pas ritmeve reggae. Paul do tė mbėrrijė nė Tiranė mėngjesin e katėr korrikut (e mėrkurė). Siē ndodh nė kėto raste, pak orė para koncertit, kėngėtari do tė dalė nė njė konferencė pėr shtyp. Hite si "Baby Girl (Don't Cry)", "Get Busy", "One more try", "Deport Them", "Excite me", "Infiltrate", "Strategy", pjesė tė albumeve "Stage One", "Duty Rock", "The Trinity", do tė vijnė live. Bileta do tė kushtojė 20.000 tė vjetra pėr njeri. Sean Paul shėnon nė karrierėn e tij shumė bashkėpunime tė spikatura me Beyonce, Mariah Carey, Sting, Carlos Santana. Artist shumė dimensional qė ka provuar tė kalojė nga "dance hall" nė raggae, tė bėjė Dj dhe tė pikturojė, pasion ky i trashėguar nga e ėma artiste, do tė ngjitet nė katėr korrik nė stadiumin "Selman Stermasi". Pėr arritjet e tij nė fushėn e muzikės ėshtė vlerėsuar me ēmime prestigjioze, si Grammy Award, American Music Awards etj.
Mustafa Sandal
Kėngėtari i njohur turk do tė kėndojė live po nė datėn katėr korrik nė Tiranė. Njė emėr i suksesshėm nė ritmet mesdhetare, ai ėshtė i ftuari i radhės nga Living Room Show, pas Zucheros, Dolores O'Riordan dhe Shiller. Ndryshe nga Sean Paul, ai do tė ngjitet live nė stadiumin "Selman Stėrmasi". Njė emėr shumė i njohur i muzikės turke, Sandal do tė sjellė kėngė tė njohura nga publiku shqiptar. Nė kėtė ditė publikut i duhet tė zgjedhė mes dy emrave tė njohur tė muzikės. Pėrplasja e dy koncerteve do ta ndajė kryeqytetin nė dy stadiume. Edhe pse janė dy kėngėtarė qė i pėrkasin rrymave tė ndryshme muzikore, tė dy janė tė pranishėm me ritmet e tyre te publiku shqiptar. Tregu muzikor nė Shqipėri ka treguar se janė jo tė paktė ata qė i adhurojnė ritmet mesdhetare, tė cilat do tė pėrcjellė edhe Sandal. Kėngėtari turk do tė mbėrrijė nė Tiranė nė datėn 3 korrik. Edhe ai pak orė para koncertit do tė japė njė konferencė pėr shtyp. Ndėrsa mbrėmjen e katėr korrikut, ora 21.00 do tė ngjitet live nė "Selman Stėrmasi". Pėr rreth njė orė e gjysmė ai do tė interpretojė mes tė tjerash edhe kėngė tė njohura tė tij, si "Aya benzer", "Yana Yana" apo "Isyankar", tė transmetuara mjaft edhe nė radiot shqiptare. Organizatorėt nuk e kanė vendosur ende nėse do tė ketė ndonjė kėngėtar apo grup qė do tė shoqėrojė Sandal nė koncertin e tij. Me sa duket, prania e dy shoqėrive tė ndryshme qė organizojnė nė Tiranė koncerte tė mėdha, ka ndikuar edhe nė ēmimin e biletės. Njė element shumė i rėndėsishėm kur bėhet fjalė pėr koncerte qė organizohen nė tė njėjtėn ditė. Koncerti i Mustafa Sandal do tė kushtojė 10.000 lekė tė vjetra, pėrkundrejt 20.000 qė kushton tė ndjekėsh live Sean Paul.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Ēelet muzeu i parė natyror nė Shqipėri   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 12:11 am

Tuma ilire e Kamenicės nė Korēė tashmė ėshtė kthyer nė njė qendėr tė vizitueshme dhe tė parin muze nė natyrė nė Shqipėri. Ceremonia e pėrurimit tė kėtij muzeu, si qendėr e vizitueshme pėr ēdo tė interesuar vendas, ose tė huaj, u mbajt dje nė praninė e mjaft specialistėve tė arkeologjisė, por edhe tė dashamirėsve tė artit, historisė e kulturės kombėtare. Tuma ilire e Kamenicės, unikale nė vendin tonė, ndonėse aktualisht numėrohen 200 tė tilla, ėshtė monument i rrallė pėr nga vlerat qė mbart nga ana antropologjike dhe historike. Me njė shtrirje kohore prej 7 shekujsh tė prehistorisė shqiptare dhe tė historisė sė trevave tona, vlerat e saj spikasin pėrsa i pėrket riteve, mėnyrės dhe stilit tė jetesės, kulturės dhe ritualeve tė vdekjes me konceptimin qė kanė patur nė kėto shekuj vetė banorėt e hershėm, deri dhe te profesionet e tyre, pozita shoqėrore, etj. Tuma (vend varrimi ilir) tanimė do tė jetė e vizitueshme nė tė gjitha periudhat e vitit, duke mirėpritur turistė tė shumtė, por dhe vizitorė vendas. Lorenc Bejko, drejtor i Qendrės sė Arkeologjisė Shqiptare, qė ka ndjekur qė nė fillim punimet nė kėtė Tumė, shprehet optimist pėr tė ardhmen e kėtij muzeu pas shtatė viteve punė, tė finalizuar me kthimin e tumės nė qendrėn e parė arkeologjike tė vizitueshme tė kėtyre pėrmasave. Bejko sqaron se "Tuma u zbulua nė vitin 2000 dhe pėr shtatė vjet me radhė ėshtė bėrė objekt i njė pune tė madhe voluminoze studimore nė terren dhe laborator".
"Informacionet demografike, gjenetike tė zhvillimit tė jetės dhe tė kulteve, tė ceremonive mortore e kėshtu me radhė janė tė gjitha pjesė e njė rrjedhe llogjike tė zhvillimeve prehistorike qė vijnė deri nė ditėt tona dhe qė sė fundi janė bėrė pjesė e trashėgimisė kulturore", thotė ai. Unaza e varrit qėndror ėshtė thelbi i tumės, ndėrsa mė tej format rrethore tė varreve qė ngjasojnė me petale tregojnė pėr vendosjen e familjeve nė kėto varre, sipas pemės gjenealogjike dhe shtresės dhe rėndėsisė sė tyre shoqėrore. Komuniteti, qė ka jetuar nė periudhėn mes shek. XIII-VI p.e.s ka qenė pjesė e njė studimi tė gjatė dhe tė hollėsishėm, ku nuk janė pėrjashtuar as analizat e ADN-sė. Muzeu, i cili ėshtė projektuar nga arkitekti i njohur korēar Kliti Kallamata nė dru, jep njė pėrshkrim tė historisė sė varrezės dhe tė rezultateve mė tė rėndėsishme tė kėrkimeve. Brenda nė muze janė tė ekspozuara jo vetėm stolitė e pėrdorura, enėt prej balte dhe mjetet e punės nė bujqėsi, si dhe skeletet, por ajo qė ka tėrhequr mė shumė vėmendjen ka qenė manekini i njė vazje tė re nė moshė qė tregon jo vetėm pėrmasat trupore tė njerėzve tė prehistorisė, por edhe stilin e veshjes tė rreth 2500 vjetėve mė parė. Duke e konsideruar si njė udhėtim nė kohė dhe pėrmes shekujve, projektuesi Kallamata tha se" nėpėrmjet paneleve tė vendosura, vizitorėt njihen me aspekte tė historisė personale dhe kolektive, por dhe duke e cilėsuar si njė monument unik, qė pėrfaqėson njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sė lashtė tė trevave shqiptare".
Pėr ngritjen e kėtij muzeu natyror janė investuar 5 milion lekė nga ana e Qendrės Ndėrkombtare tė Arkeologjisė Shqiptare. Punimet nė vendin ku ndodhet e pozicionuar tuma, jo mė shumė se 300 metra larg nga rruga nacionale Korēė-Kolonjė, janė bazuar nė maketet, tė cilat edhe kėto janė tė ekspozuara nė brendėsi tė muzeut. Nė kėtė vend varrim prehistorik ilir, janė zbuluar 395 varre me 440 skeletė. Janė rreth 3500 objekte dhe stoli qė janė zbuluar nga gėrmimet dhe i gjithė materiali arkeologjik dhe historik ėshtė vendosur nė muzeun qė pritet tė zgjerohet me projekte tė tjetra pėr ta bėrė atė sa mė tėrheqėse pėr vizitorėt e ndryshėm.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
maverikkal

maverikkal


Numri i postimeve : 72
Age : 37
Registration date : 28/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Paul apo Sandal??   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 2:53 am

admin shkruajti:
Tirana ėshtė kthyer nė njė arenė tė vėrtetė muzikore.

tirana eshte kthyer ne nje arene te fuqishme biznesi fitimprures No
duke filluar qe nga Europe apo Deep Purple ku skandalizoheshe me cmimet e biletave 4 000 lek per njerin nga ne sma merr mendja se edhe ti do veje atje apo e kam gabim, jo legjenda te jene por edhe te me kendoje gjithe naten te koka e krevatit lol! Paul apo Sandal?? ti si mendon?
do mbushet patjeter gjysma e Qemal Stafes nga adoleshentet shqiptare kryesisht te tiranes... por do mbushet i gjithe Selman Stermasi vetem nga turqit qe jane ne shqiperi.
do jete turp po u be njesoj si te Schiler... ku smbushej as gjysma e tribunes kryesore..
respekte... per mua me shume do kete Sandal edhe pse komercialiteti me i madh eshte per Paul
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albddl.com
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 8:41 pm

Botuesit kundėr ligjit "Pėr librin" dhe "Pėr tė drejtėn e autorit"

Botuesit vazhdojnė tė kundėrshtojnė me forcė ligjet qė rregullojnė veprimtarinė e tyre botuese me shtetin. Kėrkesa e Zyrės Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit, qė botuesit tė dorėzojnė pranė saj kontratat qė do tė lidhen me autorėt, ka shkaktuar njė tjetėr debat. Tė mbledhur dje nė njė takim nė ambientet e hotel "Mondial", ku ishin tė pranishėm edhe pėrfaqėsues tė ZSHDA-sė, botuesit kanė qenė tė njė mendimi pėr tė amenduar aktet nėnligjore tė ligjit "Pėr librin"(2006) dhe ligjit "Pėr tė drejtėn e autorit" (2005). Takimi i ka ngjarė shumė tė tjerėve qė janė zhvilluar edhe mė parė pėr veprimtarinė botuese nė Shqipėri. Por ndonėse debati ėshtė ndezur nga kėrkesa pėr depozitimin e kontratės sė botimit, tė pranishmit nuk i kanė ndarė ligjet, duke theksuar se nene tė caktuara po bėjnė centralizimin e punės botuese nė Shqipėri. Kryetari i Shoqatės sė Botuesve Shqiptarė, Fatmir Toēi ėshtė shprehur se "kėto ligje janė njė shprehje e hapur e pėrpjekjeve pėr rivendosjen e censurės nė botimet shqiptare dhe tendencave shtetėrore pėr forcimin e kontrollit pėr atė qė do tė botohet nė Shqipėri". Botuesit e kanė cilėsuar kėtė kėrkesė tė ZSHDA-sė, por edhe vet ekzistencėn e saj, si njė praktikė e panjohur nė vendet e tjera. Deri mė sot, ende nuk ėshtė gjetur njė ekuilibėr mes ligjeve tė miratuara dhe botuesve. Debate tė tilla ka pasur vazhdimisht nė prag tė miratimit tė kėtyre ligjeve apo edhe pas kalimit tė tyre nė Parlament. Edhe Pirro Misha, drejtor i Institutit tė Dialogut dhe Komunikimit(i cili ka qenė pjesėmarrės edhe nė grupet e mėparshme tė punės pėr hartimin e ligjit), i ka quajtur tė papranueshme kėrkesat qė bėhen nė drejtim tė tyre. "Unė kam qenė nga ata njerėz qė kam luftuar pėr tė drejtat. Ligji, aty ku ėshtė bėrė ligj dhe aty ku ka ende akte nėnligjore tė pamiratuara, duhet tė diskutohet. Kėshtu siē ėshtė ai, ėshtė i pastatueshėm, sepse mungon njė dialog me palėt e interesuara", - ka theksuar ai. Misha i ėshtė referuar edhe ligjit "Pėr librin", ku ka folur pėr injorancė nė hartimin e tij dhe nene qė janė pėrjashtuese. Nė komentin qė ka bėrė gjatė diskutimit, ai ka theksuar se "problemi mė serioz ėshtė centralizimi. Nė asnjė vend demokratik nuk ėshtė ministria qė jep licenca dhe mė tepėr fakti qė ministri tė firmosė pėr ēdo licencė qė jepet nė Shqipėri", - ka theksuar ai. Botuesit kanė debatuar edhe njėherė pėr mėnyrėn e miratimit tė ligjit "Pėr librin" nė Parlament. Sipas tyre, ai u kalua nė njė situatė tė zhurmshme, pa asnjė mundėsi diskutimi.
Shkrirja
E ngritur pak kohė mė parė, Zyra Shqiptare pėr tė Drejtat e Autorit funksionon si njė institucion nė varėsi tė Ministrisė sė Kulturės. Por ekzistencėn dhe funksionin e saj, botuesit e kanė vėnė nė dyshim. Sipas tyre, kjo zyrė nuk mund tė mbrojė tė drejtat e autorėve pėr aq kohė sa i detyron ata tė depozitojnė nė tė kontratėn e bėrė me ēdo botues. Ndėrsa varėsinė e saj nga Ministria e Kulturės, e kanė quajtur njė praktikė tė panjohur nė vendet e tjera. E pranishme nė rolin e autorit, shkrimtarja Diana Ēuli ėshtė shprehur kundėr funksionimit tė kėsaj zyre. "Unė jam kundėr ekzistimit tė kėsaj zyre nė ministri. Mua, kjo zyrė nuk mė mbron, por mė pengon si autor. Nė qoftė se vetėm njė person nė kėtė zyrė nuk do ta pėlqejė letėrsinė time, ka nė dorė qė tė vonojė kontratėn me botuesin. Unė nuk jam e detyruar tė shkoj nė kėtė zyrė. Nė qoftė se kam probleme me botuesin apo shkelje tė kontratės, marrėdhėniet i zgjidh nė Gjykatėn Kushtetuese", - ėshtė shprehur ajo. Po ashtu edhe Natasha Lako ka vėnė nė dyshim ekzistencėn e kėsaj zyre.
Reagimi
Tė pranishėm nė kėtė takim kanė qenė edhe pėrfaqėsuesit e ZSHDA-sė, Ervin Ruka, pėrgjegjės i Sektorit tė Gjykimit Administrativ dhe Ankesave dhe Eduard Buda, kryeinspektor i Sektorit tė Regjistrim-Certifikimit. Nė pėrgjigje tė akuzave tė botuesve, Ruka ėshtė shprehur se ligji "pėr tė Drejtėn e Autorit" ėshtė hartuar bazuar nė konventat ndėrkombėtare dhe se ZSHDA-ja ėshtė e ngarkuar ligjėrisht pėr zbatimin e tij. Sipas Rukės, nėse botuesit nuk janė dakord me nene tė caktuara, zgjidhjen nuk duhet ta kėrkojnė te ZSHDA-ja. "Nėse ju kontestoni nenin 45 tė ligjit "Pėr tė drejtėn e autorit", i cili parashikon depozitimin e kontratave tė regjistrimit dhe certifikim ndėrmjet botuesve dhe autorėve, ėshtė Gjykata Kushtetuese pėr ta bėrė jokushtetues ligjin ose bėni njė lobing pėr tė ndryshuar ligjin", - ka theksuar ai. Nė njė reagim zyrtar tė Zyrės sė Mbrojtjes sė tė Drejtave thuhet se "nė sallė, nė tė cilėn mungonin autorėt, kategoria mė e interesuar e njerėzve tė prekur nga ligji "Pėr tė drejtėn e autorit", ka pasur njė konforndim tė thellė midis "Ligjit pėr librin" dhe "Ligjit pėr tė Drejtėn e Autorit". Kjo "PADIJE" ka sjellė besojmė dhe ngatėrresat mė tė mėdha nė sallė". Ndėrsa vazhdohet se "detyrimi pėr tė respektuar legjislacionin nė fuqi buron nga dy ligje (tashmė tė miratuara dhe nė fuqi prej dy vitesh), tė cilat janė: Ligji "Pėr tė drejtėn e autorit dhe tė drejtat e tjera tė lidhura me tė" Nr. 9380, dt 28.04.2005 dhe Ligjin "Pėr Librin" Nr. 9616, dt. 27.09.2006.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 8:44 pm

Virgjėreshat shqiptare po zhduken

Njė grua qė heq dorė nga jeta e saj pėr tė jetuar si burrė, ėshtė edhe sot njė fakt qė ēudit. Gra tė veshura si burra, qė pinė raki e ty mosin duhanin, bisedojnė nė kuvendin e burrave, marrin vendimet e familjes e nuk martohen kurrė. Kėto janė "vajzat e betuara" tė Veriut shqiptar. Personazhet qė anglezja Antonia Yong i rrėfen nė librin e saj, "Women who become men: Albanian Sworn Virgins" (Gratė qė bėhen burra. Virgjėreshat e betuara shqiptare). Nė botėn perėndimore ka pasur mjaft reagime pėr librin e saj. Ajo tregon se ka marrė telefonata tė shumta, deri edhe nga Australia. Antropologia ka vite qė e studion si fenomen. I ka takuar personalisht, ka dėgjuar rrėfimin e tyre, pėr ndjenjat dhe faktin si e pėrjetojnė tė kthyerit nė njė burrė. "Kam takuar 15 prej tyre", - shprehet ajo, duke i ndjerė shumė tė afėrta jetėt e tyre. Antonia Young i ka treguar tė gjitha kėto nė Tiranė. Paraditen e djeshme nė Hotel Tirana, ka mbajtur njė ligjėratė pėr kėtė fenomen. Tė ftuar kanė qenė mė sė shumti pėrfaqėsues tė huaj tė ndodhur nė Tiranė. Pėrmes njė videoprojektori, Young ka paraqitur me foto disa nga virgjėreshat e betuara, nė momente tė shkėputura nga jeta e pėrditshme apo edhe mes familjes. Pėr secilėn prej tyre rrėfen diēka. "E para qė kam takuar ishte Pashko, ajo qė kam vėnė edhe nė kopertinėn e librit. Takimi ishte me tė vėrtet fantastik dhe mė pas kam takuar edhe 7 apo 8 herė tė tjera. Ajo ka qenė personazhi edhe nė njė film qė kam bėrė pėr National Geografic. Herėn e fundit qė doja ta takoja dėgjova qė ishte e sėmurė dhe e shtruar nė spitalin e Shkodrės. Nuk pata mundėsi ta takoja. Ndėrsa gati njė vit mė parė, ajo kishte vdekur, 5 ditė para se unė tė vija nė Shqipėri", - tregon Young. Duke iu kushtuar kėtij studimi pėr gati 7 vjet, Antonia vjen herė pas herė nė Shqipėri. Kėto vizita e kanė ndihmuar qė t'i takojė shpesh ata (ashtu siē e gjithė shoqėria i quan), e tė rrėmbejė rrėfime tė hollėsishme e pėrjetime. Pėr Pashko vazhdon tė tregojė se "kur ishte bebe, flokėt e para ja ka prerė njė person qė mė vonė u bė kumbari i saj, ashtu siē e kėrkonte riti. Ky person tashmė ka vdekur dhe ishte familja e tij qė e mori pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr Pashkon. Ata nuk ishin tė afėrm, por ky rit i bėri tė tillė". Pėr Young Shqipėria ėshtė njė vend me tradita tė shumta e tepėr interesant pėr t'u studiuar, por ajo hedh alarmin e zhdukjes sė tyre. Ashtu si njė ditė nuk do tė ketė mė as virgjėresha tė betuara. "Shqipėria ofron shumė material pėr t'u studiuar nga antropologėt e rinj. Ndėrtesa tradicionale, mėnyra tė veēanta tė tė bėrit tė gjėrave, gatimi, punėt e dorės, thjesht shumė gjėra qė kanė tė bėjnė me zejtarinė, muret prej guri, gdhendjet nė dru. Ka akoma njerėz qė merren me kėto, por janė tė vjetėr, ndėrsa tė rinjtė nuk mėsojnė mė prej tyre. Ata mundohen tė gjejnė forma tė tjera mė tė thjeshta jetese. Pėr shembull, nė Theth kam takuar njė njeri qė i bėnte vetė kėpucėt e borės. Mendojeni qė nė Perėndim kjo do tė ishte diēka qė mund tė kushtonte shumė, shumė shtrenjtė", - shprehet ajo. Young e sheh si njė gjė normale qė sot tė flitet pėr Shqipėrinė moderne, ashtu siē ndodh nė vendet me zhvillim tė shpejtė, por sipas saj antropologėt duhet tė nxitojnė pėr tė kapur traditat.
Virgjėreshat e Ballkanit
Shqipėria e Veriut nuk ėshtė e vetmja qė e njeh kėtė fenomen. Tė tilla gra-burra gjenden edhe nė Malin e Zi, nė Bosnje, Serbi apo edhe nė Kosovė. Drejt kėsaj tė fundit ėshtė kthyer tashmė vėmendja e Young. "Mė ėshtė dashur vėrtet kohė tė shoh si qėndron puna nė Kosovė. Nė librin tim unė kam vetėm njė rast nga Kosova. Filmi i fundit qė ėshtė bėrė nė kohėn e Jugosllavisė sė bashkuar, para se tė ndahej mė 1991, ishte i njė regjisori i cili qe mbėshtetur nė historinė e vėrtetė tė njė gruaje qė mendohet se jeton ende nė Kosovė. Ngjarjet nė kėtė film janė vendosur nė shekullin e 19-tė, ishte pėr vajzėn e saj tė katėrt dhe vėshtirėsitė qė ajo kishte". Por ndėrsa virgjėreshat e betuara nė Shqipėri janė lidhur me Kanunin, Young nuk mendon tė njėjtėn gjė pėr Kosovėn. Pėr tė fenomeni ėshtė i lidhur me traditėn, por tani kemi tė bėjmė me njė nevojė sociale tė kėtyre grave qė duhen tė jenė edhe burra shtėpie. "Janė shkruar plot histori pėr gra qė s'duan tė martohen, histori qė kanė hyrė nė fondin e historive romantike. Nė rastin e Kosovės nuk kam pasur nevojė tė kėrkoj nga kėsi rastesh", - shprehet ajo. Fenomeni ėshtė studiuar edhe nė kėto rajone tė tjera. Disa kanė qenė studime tė mirėfillta, ndėrsa disa tė tjera ngelen nė kuadrin e mbrojtjes sė njė teme diplome ose doktorature. Por kontaktet e vendosura me Young kanė qenė tė shumta dhe sipas saj, kjo tregon se interesi pėr kėtė fenomen ngelet ende i madh. Antonia Young pėr herė tė parė e ka vizituar Shqipėrinė nė vitin 1989. Interesi i saj pėr vendet e Lindjes ka filluar pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe ka treguar se shpesh herė Shqipėrinė e ka parė nga vendet fqinje. Aktualisht ajo po punon me Parkun e Paqes, e ngarkuar nga Komiteti Britanik pėr tė ndihmuar pėr ngritjen e kėtij parku nė Luginėn e Shalės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 8:46 pm

Stilistet ne gare para Piramides

Detajet e kėtij aktiviteti i prezantuan drejtori i QNK-sė, Mujė Buēpapaj, organizatorja dhe ideatorja Julia Ilirjani, regjisorja Juliana Sinani dhe prezantuesja kėngėtarja Gledis

Stil & tendencė... Unlimited...", njė konkurs i mirėfilltė stilistėsh, ku pėr herė tė parė do tė prezantohen artistėt e rinj shqiptarė tė diplomuar vitet e fundit nė Akademinė e Arteve do tė organizohet nė datė 22 qershor pėrpara Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės pėr tė vazhduar ēdo tė premte pėr gjashtė javė me radhė. Detajet e kėtij aktiviteti i prezantuan drejtori i QNK-sė, Mujė Buēpapaj, organizatorja dhe ideatorja Julia Ilirjani, regjisorja Juliana Sinani dhe prezantuesja kėngėtarja Gledis. Organizatore Julia Ilirjani tha se do tė jenė 12 stilistė, qė do tė konkurrojnė nė pesė netė tė spektaklit. "Nė natėn e parė do tė prezantohen dy stilistė dhe tė tjerėt nė vazhdim. Nata finale do tė jetė mė 27 korrik".

Ndėrsa regjisorja Juliana Sinani tha se spektakli ėshtė konceptuar me tė ftuar kėngėtarė tė ndryshėm, me numra koreografikė tė lidhura me modelet por edhe me publikun. "Jemi pėrpjekur qė nė ēdo detaj spektakli tė funksionojė nė njė mėnyrė tė tillė, qė tė mos jetė vetėm konkurs por edhe njė mėnyrė argėtimi pėr tė gjithė tė rinjtė, qė do tė zgjedhin mbrėmjen e tė premtes pėr tė shijuar kėtė eveniment pėrpara sheshit tė QNK-sė". Dhjetė stilistė tė rinj tė pėrzgjedhur do tė paraqesin gjatė kėtyre javėve dhjetė veshje, ndėrkohė qė nė natėn e gjashtė tė spektaklit do tė prezantohet njė prej veshjeve mė tė mira tė ēdo kandidati, sipas organizatorėve. Ndėrkohė njė juri e pėrbėrė nga njėrėz tė njohur tė fushave tė ndryshme tė artit do tė pėrzgjedhė veshjen mė tė mirė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
maverikkal

maverikkal


Numri i postimeve : 72
Age : 37
Registration date : 28/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Prishen “Kolonat” do bėhet teatėr   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeTue Jul 03, 2007 2:07 pm

Tirana do tė ketė edhe njė skenė tė re
teatrore. Pikėrisht nė vendin qė quhet Kolonat, mes Muzeut Arkeologjik
dhe rektoratit tė Universitetit tė Tiranės. Projektin e ka bėrė tė
ditur dje ministri i Kulturės, Ylli Pango. Ideja ėshtė shpalosur gjatė
takimit pėr "Artistėt e rinj nė sfidat e tregut". Duke folur pėr
mbėshtetje tė vazhdueshme tė tė rinjve, Pango ka theksuar se ka ide pėr
ngritje institucionesh tė reja kulturore, qė do tė mundohet t'i
realizojė gjatė mandatit tė tij. Teatri i ri pėrkohėsisht ėshtė menduar
tė quhet Teatri i Kolonadave. Ai do tė ngrihet nė vendin ku sot
funksionon njė biznes, qė pėr Pangon ėshtė aty pa leje. Teatri i ri do
tė ngrihet nė bazė tė njė fondi qė ėshtė akorduar dy vjet mė parė nga
qeveria greke. "Ėshtė njė fond nė ministri qė nuk ėshtė pėrdorur pėr
njė kohė tė gjatė e ishte duke vdekur. Ne e morėm vesh dhe e
ringjallėm. Ky fond ishte presupozuar tė kalonte pėr Teatrin Kombėtar,
por meqė pėr tė kemi njė fond nga qeveria, atėherė menduam tė bėjmė njė
teatėr tė Tiranės apo teatėr metropolitan", - ėshtė shprehur Pango.
Sipas tij, kjo skenė e re nuk prek asgjė, as muzeun arkeologjik dhe as
rektoratin pėrveē disa "kioskash prej mushamaje". Sipas tij "ambienti
po shfrytėzohej barbarisht te kolonat pėr kioska mushamaje. Nė vend tė
tyre do tė ketė njė teatėr tė bukur me struktura transparente, tė lehta
prej xhami". Megjithatė, ky projekt ėshtė nė hapat e para tė tij. Ende
nuk ėshtė menduar funksioni. "Mund tė jetė njė teatėr i Tiranės, apo
njė teatėr i tė rinjve", - ėshtė shprehur Pango, sipas tė cilit ky
projekt ėshtė mirėpritur. Ministri ka kritikuar punėn e paraardhėsve tė
tij pėr mungesėn e institucioneve kulturore dhe njė Teatėr Kombėtar e
ka quajtur shumė pak pėr Tiranėn. Njėkohėsisht, ai ėshtė shprehur se
njė skenė tjetėr do tė vazhdojė tė ngrihet nė Qendrėn Ndėrkombėtare tė
Kulturės. Nė fakt, funksionimi dhe domosdoshmėria e kėtyre skenave mund
tė jetė e diskutueshme. Nė njė kohė kur nė Tiranė mungojnė pothuajse
kompanitė private teatrore dhe kur problemi mė i madh i artistėve
ngelen fondet pėr tė ngjitur vepra.

Teatri
Skena e
re do tė jetė e hapur, ku nė ndėrtimin e saj mund tė pėrdoren struktura
tė lehta xhami. Tė paktėn kėshtu ėshtė menduar. Ndėrsa Pango deklaron
se gjithēka ėshtė nė pėrputhje me ligjin. "Nuk do tė ketė asnjė prekje
tė monumenteve tė kulturės. Unė sapo vij nga mbledhja e Kėshillit
Kombėtar tė Restaurimit dhe nė parim u ra dakord qė nė bazė tė ligjit,
brenda monumenteve (dhe ky ėshtė monument i kategorisė sė dytė),
lejohet tė rivitalizohen duke ndėrtuar vepra qė i shėrbejnė artit", -
ka theksuar Pango. Ndėrkohė, biznesin qė ėshtė ngritur aty e ka quajtur
tė paligjshėm. Sipas tij, policia ndėrtimore ka bėrė lajmėrimin.
Pronarėve u ėshtė lėnė me konsensus njė muaj e gjysmė kohė pėr t'u
shpėrngulur. Sipas Pangos, ata nuk e kanė kundėrshtuar vendimin. "Ata
janė treguar tė bindur, nuk kanė pasur asnjė lloj reagimi. E dinin qė
do t'u vinte kjo ditė, se ishin pothuajse pa leje. Kanė marrė vetėm njė
leje tė shkruar me dorė e cila nuk mund tė jepej nga bashkia, pėr arsye
se ky kryetar bashkie i ka emėrtuar monumente kulture gjithė qendrėn
historike tė Tiranės dhe ka dhėnė njė leje qė i takon vetėm Kėshillit
Kombėtar tė Restaurimit", - ka theksuar ai.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.albddl.com
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeWed Jul 11, 2007 1:04 am

Shkodrani zbulon ullinjte qe fotografojne

Gjithkush ėshtė mrekulluar nga pikturat dhe skulpturat e famshme tė botės antike dhe moderne. Fantazia e penelit dhe pse jo e lapsit, tė dorės sė njeriut ka bredhur shekujve e vazhdon shtegtimin e pafund. Jemi mėsuar dhe me fotografi tė bėra nga profesionistė e amatorė tė talentuar nga aparatet fotografikė. Por, tė shikosh foton e njė zogu, njė gruaje, njė kali apo njė qeni, jo tė hedhura nė letėr nga dora e njeriut, por nė rrathėt e vijėzuara tė drurit tė ullirit ėshtė njė befasi, njė mrekulli qė shkenca mundohet ta shpjegojė me ligjet e saj. Kėsaj here, gjetja ka si autor shkodranin Muhamet Trepēi. 57-vjeēari, qė diktatura pėr disa vite e privoi nga ėndrra pėr t’u arsimuar dhe e la tė punojė si njė zdrukthėtar tė thjeshtė, pritet tė ēudisė publikun me fotot e tij. Dhe nuk kemi tė bėjmė vetėm me njė foto, e cila mund tė konsiderohet si rastėsi. Jo. Kemi tė bėjmė me disa tė tilla, qė nuk pėrbėjnė rastėsi. Ėshtė pema ajo qė ka aftėsinė e fotografimit. Pikėrisht me kėtė mister tė natyrės, me veprat e artit brenda drurit tė ullirit, me aftėsinė e drurit pėr tė fotografuar, ėshtė marrė Trepēi. Ai do tė ēojė ullirin si vepėr arti nė Muzeun Nacional tė Romės. Nė ekspozitėn qė pritet tė hapet nga data 1 deri mė 15 tetor tė kėtij viti, Muhamet Trepēi do tė ekspozojė disa nga 30 fotot mė tė spikatura. I ka bėrė ato kur ka parė figura tė ravijėzuara nė dru. Pėr herė tė parė, druri i ullirit do tė shihet ndryshe. Jo vetėm si njė simbol jetėgjatėsie apo fetar, por edhe si njė vepėr arti. Pas njė jete punė me drurin, Trepēi, pinjoll i njė qyteti nga ku kanė dalė personalitete tė artit, guxon tė bėjė prezantimin e tij tė parė nė kryeqytetin e vendit fqinj. Pranimi i kėtyre punimeve nė Romė ka ardhur pas njė vlerėsimi qė komisioni pėrkatės i pėrbėrė nga emra tė njohur tė artit, i ka dhėnė miratimin.
Arti i rrallė
Duket e ēuditshme, por nė tė vėrtetė ekziston. Ėshtė njė nga ato raste kur pse-ja e tė ndodhurit ėshtė vėshtirė tė gjendet. Brenda drurit tė ullirit, Muhamet Trepēi ka gjetur figura reale. Pėr tė kuptuar mė tej dukurinė, ka lexuar mjaft, mes tė cilėve edhe librat e Josef Tedeschini, Pablo Pikasos, Umberto Ekos etj. Pas vite punė me drurin, gjetjet e tij kanė pasuar njėra-tjetrėn. Por pėr tė kėto figura nuk janė tė rastėsishme. “Figurat reale qė kanė dalė nuk mund tė jenė thjesht koincidencė e rrathėve vjetorė. Kėto konfiguracione tė rrathėve shprehin emocionet (streset) qė ka pema nė jetėn e vet. Nė veēanti figurat reale mendoj se janė fotografi nė praninė e njė drite tė fortė si vetėtima tė objekteve qė janė ndodhur pėrreth”, shprehet ai. Pėr kėtė fenomen ai ka dėgjuar edhe mė parė. Tregon se kur nisi punė si nxėnės marangoz nė vitin 1967, ka dėgjuar nga marangozėt e vjetėr se pema e arrės fotografon. Shprehet se “nė biseda me marangozėt e vjetėr, kam dėgjuar qė ka ndodhur qė tė dukej shumė qartė nė dru edhe njė pamje njeriu apo ndonjė figurė tjetėr”. Edhe vet shkrimtari Ismail Kadare nė librin e tij “Emblema e Dikurshme” flet pėr legjendėn e fotografimit tė drurit tė arrės nėn efektin e njė drite tė fortė. Pema ka aftėsi tė fotografojė pasi nė trupin e saj ndodhet njė lėndė e quajtur celulozė mbi tė cilėn, ekziston mundėsia e veprimit tė dritės sė fortė, siē ėshtė ajo njė vetėtime. Ndėrsa ėshtė e njohur se pėr tė prodhuar celuloidin e filmit tė aparatit fotografik, si lėndė e parė pėrdoret druri pikėrisht pėr kėto cilėsi tė veēanta.
Gjetjet e para
Lidhjen me drurin, Muhamet Trepēi e ka nisur si ironi tė fatit. Ishte njė nxėnės i shkėlqyer, por nuk e lanė tė vazhdojė studimet. U detyrua tė punojė si marangoz. Nga rrėfimet e marangozėve tė vjetėr pėr pemė qė fotografon, provon gjetjet e para. Gjetjet fillestare nė drurin e ullirit kanė ndodhur me tė ashtuquajturin “Zogu”. “Ėshtė i pari nė gjetjet e mia. Si i tillė do tė mbetet simbol i kėsaj pune. Gjetja e tij ishte rastėsore, por a ėshtė rastėsi krijimi nė pemė i kėtij zogu me pamje reale? Mė ka impresionuar shumė kjo figurė dhe me njė kujdes tė veēantė arrita tė evidentoj edhe shokėt e tij nė atė copė dru ku dallohej qartė e njėjta gjurmė me ndryshime dinamike”, kujton Muhameti. Ai shpjegon me saktėsi edhe variacionin e ngjyrave, tė cilat ofrojnė kontraste tė veēanta “qė ndryshojnė nga njė fushė e verdhė e lehtė nė ngjyrė kafe nė tė zezė ku shpesh tė bėn pėrshtypje shumė harmonia e linjave dhe kombinimi i vazhdimėsisė sė tyre”.
Ekspozita
Pėr herė tė parė punėt e tij do tė ekspozohen nė Quadriennale D’Arte Conteporanea Leonardo da Viēi nė Romė. Mbėrrin kėtu pas disa vite punė. Tashmė zotėron gjetje origjinale, fotografime nė pemė apo dhe bashkimet me tė cilat krijon figura duke u konsideruar kėshtu vepra arti. Spektatorėt e vetėm tė deritanishėm janė miqtė e tij. Prej tyre ka marrė edhe vlerėsimet e para. Secili i ka shijuar sipas mėnyrės sė tij gjetjet e Trepēit. “Pėrveē pamjeve tė veēanta ku figura lexohet lehtėsisht apo ngjason me ndonjė objekt jetėsor, ka edhe prej atyre qė lexohen individualisht sipas shijeve personale, formimit individual tė shikuesit, momentit emocional qė kalon ky vėzhgues. Kėtė e kam provuar nga shumė miq te artit figurativ tė cilėt kanė bėrė komente tė ndryshme pėr tė njėjtin objekt”, - tregon ai. Vlerėsimin mė tė madh e ka marrė nga komisioni vlerėsues i Muzeut Nacional tė Romės qė e kanė ftuar pėr ekspozitė. Miku i tij Gjergj Morena ka qenė ndėrmjetėsuesi pėr paraqitjen e kėtyre gjetjeve nė Itali.
Ndėrkohė edhe MInsitria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve ka mbėshtetur kėtė projekt. “Kėto punime janė unike, tė vetme e nuk mund tė pėrsėriten. Kjo ėshtė e veēanta e tyre”, - shprehet profesor Muhameti.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeFri Jul 13, 2007 6:29 pm

Lideri i Rolling Stone pėrshėndet shqiptarėt

Ka qenė njė koncert madhėshtor ai i Rolling Stone nė Budva. Mijėra fansa kanė pėrcjellė me entuziazėm ēastet e daljes nė skenė tė grupit legjendar. Ka qenė lideri historik i grupit, Mick Jagger, ai qė ka pėrshėndetur tė gjithė publikun e pranishėm nė plazhin "Jaz". Ai nuk ka harruar tė pėrshėndesė edhe shqiptarėt, qė kishin marrė rrugėn pėr tė dėgjuar grupin legjendar tė rrokut. Qė herėt nė Tiranė ishte bėrė lajmėrimi pėr koncertin e tyre nė Budva. Si njė grup mjaft i njohur nė Shqipėri, kanė qenė tė shumtė ata qė nuk kanė hezituar tė presin njė biletė, pėr tė zėnė vend nė arenėn e madhe ku u zhvillua koncerti. Duke pėrjashtuar pėrshėndetjen standarde "Good evening Montenegro! "(Mirėmbrėma Mali i Zi!), Jagger ka pėrshėndetur me disa fraza nė gjuhėn malazeze. "Ne jemi tė kėnaqur qė jemi banda e parė qė luajmė nė kėtė vend", - ka thėnė mes tė tjerave lideri i Rolling Stone, duke falėnderuar mė pas tė gjithė fansat qė kishin mbushur plazhin. "Tė gjithė ju, nga Kroacia, Serbia, Shqipėria dhe Rusia, mirė se keni ardhur". Kjo ka qenė edhe ndezja e atmosferės qė ka vazhduar deri nga mesnata. Me sa duket legjendarėt e rrokut kanė qenė tė informuar mirė se nga kanė ardhur rreth 80.000 fansat qė kishin zėnė vend nė Jaz beach tė Budvės. Grupi i famshėm, i pėrbėrė nga Mick Jagger, kėngėtar, Keith Richards, kitarė, Ron Vood, kitarė dhe Charlie Watts, bateri, u ngjit nė skenėn e Budvas nė orėn 21.50. Programi ka pasur kryesisht hite tė njohura tė grupit. Nė fakt fansat, midis tyre edhe mjaft shqiptarė nga Mali i Zi, por edhe nga Shqipėria, kanė zėnė vend qė prej orės 18.00. Vetėm nga shoqėria Charl'S Entertainment, qė kishte tė drejtėn ekskluzive tė kėtij koncerti nė vendin tonė, janė shitur 1000 bileta pėr Shqipėrinė dhe 500 pėr Kosovėn. Por shumė fansa tė tjerė shqiptarė kanė mbėrritur personalisht nė Budva pėr tė ndjekur koncertin e parė tė Rolling Stone nė Ballkan. Ashtu siē edhe pritej, shumė makina janė drejtuar pėr nė zonėn e koncertit, 4 km larg Budvės. Bllokimi i trafikut filloi qė nė orėn 18.00 dhe pėr kėtė arsye policia bllokoi kalimin e makinave nė kėtė zonė. E vetmja mėnyrė pėr tė mbėrritur deri aty, kanė qenė autobusėt e prenotuar enkas, me njė ēmim prej 1.5 Euro. Kėnga e fundit e pjesės zyrtare tė koncertit ka qenė "Jumping Jack Flash", por duartrokitjet e fansave i kanė kthyer sėrish nė skenė Rolling Stone pėr tė kėnduar hitin "Brown Sugar". Publiku sėrish nuk ka dashur tė largohej, por grupi legjendar i rrokut nuk ėshtė kthyer mė nė skenė dhe koncerti ėshtė mbyllur me fishekzjarrė tė shumtė.
VIP-at
Adhuruesit e Rolling Stone nuk janė vetėm njerėzit e thjeshtė. Mes tyre ka mjaft personazhe VIP, pėrfshi kėtu edhe politikanėt. Kėtė gjė e ka treguar edhe koncerti madhėshtor i tyre nė Budva. Sipas agjencisė italiane ANSA, ndėr fansat VIP mbrėmė kanė qenė edhe tre nga presidentėt e vendeve, tashmė tė ndara nga ish-Jugosllavia, Vujanovic i Malit tė Zi, Stjepan Mesic i Kroacisė dhe Boris Tadiē i Serbisė. Por personazhet e njohur nuk kanė qenė vetėm nė vendet e rezervuara pėr VIP-at, ku ēmimi i biletės shkonte deri nė 500 euro. Mjaft tė tjerė kanė zgjedhur jahtet pėr ta ndjekur koncertin. Njė zgjedhje tė tillė ka bėrė kėngėtari Goran Bregoviē, i cili e ka ndjekur koncertin nė bordin e njė jahti luksoz. Sipas gazetave malazeze qė kanė pėrshkruar atmosferėn e rrallė qė ka krijuar ky koncert, gjatė realizimit tė tij nuk ėshtė shėnuar asnjė incident. Njė gjė e mirė kjo, duke pasur parasysh fluksin e madh tė njerėzve tė tė gjitha moshave qė vėrshuan nė Budva. ol. li
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeSun Jul 15, 2007 7:04 pm

Disa vėzhgime nė traditėn emblematike qė ruhet nė fortesėn e Tivarit

"Stemmatographia Illyricanae"


Fortesa e Tivarit gjendet nė pjesėn e vjetėr tė qytetit, qė njihet sllavisht me emrin "Stari-grad". Atje, nė lagjen e vjetėr, edhe sot ka njė popullsi tė pėrhershme banuese shqipfolėse, qė duket sikur pak nga pak po e humb gjuhėn amtare, pėr shkak tė komunikimit me turistėt, tė cilėve shqipja nuk u hyn nė punė. Stari-grad vizitohet me njė biletė me ēmim modest, kryesisht nga turistė tė huaj, qė vijnė kėtu me qėllime shkencore. Brenda kalasė ka disa kisha, njėra prej tė cilave, mė e vjetra, pas zbulimit tė njė mozaiku ikonografik mural kėtė vit ėshtė identifikuar si Kisha e Shėn Antonit. Po ashtu ka mullinj bluarjeje dhe mullinj tė vajit tė ullirit, furra tė pjekjes sė bukės, burgje tė periudhės paraosmane dhe osmane, njė kullė sahati dhe njė muze. Dikur kjo fortesė ka funksionuar si qytet-kėshtjellė.

Mė herėt Tivari ka qenė qendėr ipeshkvnore dhe nė disa periudha edhe qendėr arkipeshkvie. Nė dy periudha historike klerikėt e Tivarit luajtėn njė rol historik tė jashtėzakonshėm pėr shqiptarėt: nė fund tė luftės austro-osmane (1689), kur arkipeshkvi Vinko Zmajevic (Vincenc Zmajevic) mundėsoi strehimin e disa fiseve klementine nė Zarė tė Arbėreshėve dhe mė pas edhe nė Srem tė Kroacisė; si dhe nė kohėn e marrjes sė vendimeve tė traktatit tė Shėn Stefanit (1878), kur arkipeshkvi tjetėr, Karl Poeten, qė ishte dhe kunat i perandorit austro-hungarez, nė emėr tė doktrinės "cultus protektorati" u ofroi mbrojtje sa mundi shqiptarėve tė malėsive tė Veriut.

Tivari, ashtu si dhe Kotorri, Ulqini, Shkodra, Drishti, Danja dhe Durrėsi, nė periudhėn mesjetare kishin statute tė sė drejtės urbane, me tė cilat rregullonin jetėn e brendshme. Kėto qytete nuk drejtoheshin me Kanun, por me kushtetutė. Nė statute pėrcaktohej gjithēka: prej rolit tė proveditorėve, prokurorėve, klerikėve, vizitorėve apostolikė, gjyqtarėve, noterėve, esnafėve dhe shoqėrive tė ndryshme tė artizanatit, deri te pozita e tė huajve, tregtarėve, lundėrtarėve, peshkatarėve.

Njė pjesė e historisė shumėshekullore tė Tivarit ėshtė ngurtėsuar nė shenjat heraldike, qė gjenden me shumicė tė gdhendura nė pllaka guri dhe shkėmbinj. Kohė tė ndryshme dhe kultura tė ndryshme kanė lėnė gjurmėn e tyre tė pashlyeshme nė stematografinė bregdetare tė qyteteve nė veri tė Shqipėrisė shtetėrore. Me sa dihet, askush s‘ėshtė marrė me ēkodifikimin e kumteve tė kėtyre emblemave. F. Crispi, i cili botoi mė 1892 njė libėr studimor me ilustrime pėr traditėn emblematike arbėrore, ndoshta nuk kishte tė dhėna pėr stemat qė gjenden nė kėtė fortesė. Nė studimet e mėvonshme tė Dh. S. Shuteriqit pėrmenden emblemat e familjeve tė mėdha patronimike arbėrore, si Kastriotėt, Arianitėt, Muzakajt, Dukagjinėt, Engjėllorėt, Shpatajt, Balshajt, Zenebishėt, Skurajt. Por nuk pėrmenden mjaft mbiemra tė tjerė tė fisnikėrisė arbėrore, si Gasullėt, Kazazėt, Mazrekajt, Kryezinjtė, Palabardhajt dhe Bogdanėt.

Pak e ēuditshme kjo indiferencė e dijes ndaj traditės stematografike arbėrore, kur dihet se emblemat dhe shenjat e tjera heraldike janė paraprirėse tė simboleve kombėtare. Ishte pikėrisht Faik Konica ai qė pėrshkroi i pari flamurin kombėtar qė mendonte tė mbanin shqiptarėt, duke iu referuar simbolit tė emblemės sė Kastriotėve, atė flamur qė kemi edhe sot, me ndonjė ndryshim fare tė vogėl. Nė novelėn disi tė harruar, "Emblema e dikurshme", Ismail Kadare pati tėrhequr vėmendjen te fenomeni i "fotografimit tė kohės" dhe i kriptimit tė sekreteve epokale nė alfabetin e emblemave (Nė njėrėn prej tyre, tė njė familjeje aristokratike nė Myzeqe, sipas shkrimtarit, ishte sekretuar kumti se ajo zonė kishte naftė, dhe pikėrisht kėtė kumt pėrpiqen tė zhdukin "kapuēonėt e zinj", tė ardhur s‘dihet prej ku).

Nė tė vėrtetė, me gjithė studimet e kryera deri mė tani, nuk ėshtė hartuar ndonjėherė njė "alfabet i shenjave" apo "fjalor i simboleve" heraldike, qė do tė lejonte leximin e sekreteve historikė tė kyēur nė stematografinė arbėrore e paraarbėrore. Aq mė pak mund tė pretendohet pėr njė leksikon tė tillė pėr stematografinė arbėrore tė qyteteve jashtė kufijve shtetėrorė. Kjo indiferencė ka ndikime jo vetėm nė dije. Tradita stematografike bėn pjesė nė traditėn e krijimit tė identitetit tė njė populli dhe nėnēmimi i saj mund tė ēojė nė errėsim tė pamerituar tė historisė.

Nga pikėpamja e tipologjisė sė shenjave, stematografia e gurtė e fortesės sė Tivarit mban vulėn e njė qyteti bregdetar, tė hapur pėr ndikime, tė afėrta e tė largėta, tė krishtera e islamike, arbėrore e sllave, kėndej e pėrtej-adriatike, perėndimore e lindore, tė hershme e tė vona. Pranė e pranė gjenden luani ekspansiv i ngritur mė kėmbė i anzhuinėve, qė u ngulit shumė shpejt jo vetėm te familja fisnike e dhėndrit tė Karlit tė Madh, Topia, por madje dhe nė thellėsi (hinterland) tė Arbėrisė mesjetare deri nė Dardani, si dhe luani mbrojtės i Sinjorisė veneciane apo Republikės sė Shėn Markut, sikurse njihet nė histori. Nuk duhet tė ēuditesh aspak nėse njė shenjė heraldike tė sjell ndėrmend menora-n hebraike (shandanin tripjesėsh qė njihet me emrin "life‘s three") dhe njė tjetėr fare aty pranė pėrmban si shenjė qendrore palmėn tridegėshe, sot simbol shtetėror saudit. Madje mund tė gjesh bashkė njė shqyt samit me njė shenjė hamite! Aq mė pak mund tė habitesh nėse nė mjaft shenja heraldike vendin qendror e zė trinia e krishterė, nė formėn e tri rozetave, tri motiveve floreale, tri vijave vertikale dhe ca mė tej mund tė gjesh tugranė e ndonjė pashai qė pati ndėrtuar pėr lartėsimin e emrit tė vet ndonjė ēezmė a tyrbe; ose yllin e Davidit nė njė dizenjo fare tė thjeshtė.

Pikėrisht kjo ndėrthurje kulturash dhe qytetėrimesh: vendėse dhe tė ardhura, veneciane dhe anzhuine, tė krishtera e hebraike, arabe e islamike, detare e tokėsore, pastorale e tė lundrimit, laike e fetare, pagane e monoteiste, pėrbėn njė argument shumė tė rėndėsishėm pėr tė studiuar nė detaje atė trashėgimi qė fotografuan epokat nė stematografinė e fortesės sė Tivarit. Studentė shqiptarė qė bėjnė praktika dhe ekskursione mėsimore, tė tjerė qė pėrgatisin teza diplomash dhe studime masteri e doktorate, mund tė ngarkohen me detyra shkencore pėr kėtė argument. Ndoshta nuk ėshtė e tepėrt qė tė mendohet edhe pėr formimin e specialistėve heraldistė dhe stematografė, qoftė brenda vendit, qoftė jashtė, duke e lėnė mė pas nė pėrgjegjėsi tė tyre shkencorizimin e studimeve nė kėtė fushė. Tani qė kompleksi ideologjik ndaj bujarisė arbėrore ka kaluar, tashmė qė gjykimi pėr mesjetėn s‘ka pse tė jetė gjithnjė i shoqėruar me cilėsorin "e errėt", kėto janė hapa pėr t‘u hedhur me shpejtėsi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeFri Jul 27, 2007 7:56 pm

I jepet lamtumira Violeta Manushit

Zgjerojme njohurite kulturore... 11855310

Homazhet kane nisur qe prej ores 10, ku per t’i dhene lamtumiren e fundit te pranishem kane qene aktore, regjisore, kolege qe kane punuar me te, po keshtu edhe politikane te shumte. I pari qe ka mberritur ne Teatrin Kombetar ka qene ministri i Kultures Ylli Pango i ndjekur me pas nga kryesocialisti Edi Rama shoqeruar nga anetaret e kryesise, kryeministri Berisha perfaqesues te Levizjes Socialiste per Integrim. Ne fjalen e dhene per gazetaret, Rama duke folur si kryetar bashkie eshte shprehur: “Ne qytetin ku une jam kryetar, Violeta Manushi eshte nje aktore e madhe. Anetaret dhe simpatizante e PS humben nje nga njerezit me te dashur”.
Nderkohe presidenti i vendit Bamir Topi eshte shprehur se sot, populli ndahej me zonjen e komunikimit njerezor, duke u shkeputur nje pjese me rendesi e memories historike dhe artistike te teatrit dhe filmit.
Aktorja e njohur e cila prej kohesh vuante nga nje semundje e rende vdiq dje ne moshen 81 vjecare ne banesen e saj. Ajo la pas emrin e aktores se madhe te skenes dhe filmit, gruan e shquar te Kombit, qe jeten dhe energjite ia kushtoi skenes dhe popullit qe e duatrokiti per 60 vite qe ajo interpretoi ne skene.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeFri Jul 27, 2007 8:00 pm

Muzeu Kombetar; Mes joshjes sė turistėve, vapės dhe rikonceptimit

Temperaturat shėnojnė mbi 40 gradė. Ditė tė nxehta qė nuk janė parė prej disa vitesh. E megjithatė, kuriozėt, me aparat nė dorė i sheh nėpėr rrugėt e Tiranės. Janė turistė tė huaj qė kanė zgjedhur tė shuajnė kureshtjen pėr vendin e vogėl. Fokusojnė gjithēka qė ju tėrheq vėmendjen nė kryeqytetin shqiptar. Pėrshtypjet nga ajo qė ėshtė e sotme i marrin nė mėnyrė tė vetvetishme. Ndėrsa pėr tė njohur tė kaluarėn, historinė dhe kulturėn e kėtij populli, domosdoshmėrish i drejtohen Muzeut Kombėtar.

Me njė biletė, qė pėr ta ka vlerėn e 300 lekėve tė reja, ndėrmarrin udhėtimin pėrmes historisė. Nė pavijonet e Muzeut Kombėtar qė tregojnė tė kaluarėn. Pėr tė huajt ndoshta ėshtė e mjaftueshme, por prej disa kohėsh ėshtė ndėrmarrė njė proces rikonceptimi pėr tė paraqitur me vėrtetėsi tė gjitha ngjarjet historike tė pėrjetuara nė Shqipėri. Ėshtė menduar edhe pėr ngritjen e atyre qė mungojnė, si ai i Pavarėsisė e i Komunizmit, si dhe pasurimi i atyre ekzistues, jo pak tė pėrfolur si pavijoni i Luftės Antifashiste. "Vapa ėshtė shumė e madhe dhe ka ndikuar edhe nė numrin e vizitorėve", - na thonė te sporteli. Gjithsesi, nuk mungojnė. Gjatė vizitės tonė takojmė disa tė tillė. Ata qė kėto ditė ngjiten shkallėve tė muzeut, e i shkojnė deri nė fund pavijonit tė Gjenocidit, do tė shohin se nė hapėsirėn ngjitur me tė, tė shpėrndara nė mėnyrė tė ērregullt ka objekte etnografike. Prej disa kohėsh po punohet pėr ēeljen e njė ekspozite etnografike.

Sigurisht qė pas gjenocidit nuk ėshtė njė ndjesi e kėndshme tė shohėsh kulturėn popullore, por kjo hapėsirė ka qenė e vetmja e mundshme. Janė vetėm disa ditė nga pėrurimi dhe objektet po vendosen nėpėr vitrina. Duke filluar nga 1 gushti do tė jetė e hapur pėr vizitorėt si njė dimension i munguar, por edhe i kėrkuar nga turistėt. Deri mė tani, arkeologjia dhe ikonografia kanė tėrhequr mė shumė vėmendjen e tyre. Ndėrsa kanė njė tėrheqje tė veēantė ndaj kulturės popullore. Janė tė shumtė ata qė ndalojnė nė dyqanin brenda muzeut ku shiten suvenire, endje, prodhimet veshjeve, riprodhimet e drurit e tė tjera, qė sillen kėtu nga individė tė veēantė, apo edhe nga shoqatat e artizanėve. Shumica e tyre, tė mbėshtetura mbi motivet e traditės.

Statistikat
Numri i vizitorėve nė Muzeun Kombėtar varion. Njėra ditė ėshtė e ndryshme nga tjetra dhe po ashtu edhe muajt. Numrin mė tė madh nė kėtė sezon veror e shėnojnė turistėt e huaj. Shifrat qė na ofrohen pėr tre ditė tė ndryshme janė: 13 turist tė huaj, 19 shqiptarė; 47 tė huaj e 4 shqiptarė nė njė ditė tjetėr dhe 52 tė huaj e 19 shqiptarė. Vetėm gjatė muajit qershor, Muzeu Kombėtar ėshtė vizituar nga 1.071 tė huaj, 288 shqiptarė dhe 1.698 vizitorė pa biletė qė kanė hyrė pėr tė parė ekspozitat e ndryshme. Sipas drejtorit Meta, numri i tyre ėshtė rritur nė krahasim me njė vit mė parė dhe i quan shifra tė mira.

Nga njė pėrllogaritje e thjeshtė, fitimet qė merren nga biletat e turistėve tė huaj gjatė qershorit janė 3 milionė e 200 mijė. Shifėr e cila i shkon shtetit shqiptar. Pėr Metėn, institucionet shqiptare nuk janė ende tė gatshme pėr vetė administrim dhe pėrcaktimi i fondeve ėshtė zgjidhja mė e pėrshtatshme, tė paktėn pėr kėto kohė. E megjithatė, numri i turistėve nė muze vetvetishėm ėshtė i lidhur me vet zhvillimin e turizmit nė Shqipėri. E kėtu janė njė sėrė faktorėsh tė tjerė tė lidhur zinxhir, qė do tė tėrhiqnin ose jo tė huajt drejt vendit tonė.

Pavijoni Etnografik
Njė hapėsirė rreth 1.000 metra do t'i kushtohet etnografisė nė Muzeun Kombėtar. Nuk ėshtė njė pavijon pėrfundimtar, por njė ekspozitė e pėrkohshme qė do t'i paraprijė njė seksioni tė tėrė. Objekte tė nxjerra nga fondi dhe disa ekzistuese (tė ekspozuara kėto nė njė ekspozitė nė kohėn kur nė drejtim ishte Moikom Zeqo), po vendosen nė vitrina. Njė tjetėr rrugė pėr tė ekspozuar kulturėn popullore shqiptare. Prezantimi i sė cilės, vitet e fundit ka ngelur nė projekte, nė ekspozita tė vogla, disa personale, apo nė idenė e njė muzeu etnografik (i mbetur gjithnjė nė diskutim). Janė rreth 450 objekte tė artizanatit shqiptar qė do tė hapen pėr publikun nė datėn 31 korrik ora 10.00.

Sipas drejtorit tė MHK-sė, Beqir Meta edhe konceptimi i saj do tė jetė i pėrkohshėm. Ēdo gjė do tė lėvizė sėrish pėr seksionin e madh tė etnografisė, nėse do tė arrijė tė realizohet. Fatura financiare ėshtė e madhe dhe e tillė do tė jetė nėse as kjo ekspozitė e pėrkohshme nuk do tė dalė nė funksion tė tij. Nė disa vitrina janė vendosur objektet e artizanatit shqiptar, e pėrkrah tyre edhe ato tė atij qytetar, tė shprehura kėto nė veshje, nė stoli, nė vegla muzikore, veglat e punės e objekte tė nevojshme pėr ambientet shtėpiake. Sipas Sotirulla Hoxhės, shefe e sektorit tė pėrmbajtjes, kėto objekte janė nga mė pėrfaqėsueset. I pėrkasin tėrėsisht fondit tė Muzeut Kombėtar. Asgjė nuk ėshtė marrė nga Instituti i Kulturės Popullore (edhe pse ishte parashikuar njė gjė e tillė), pėrveē konsultimit tė specialistėve. Janė 40 vitrina vertikale dhe 20 horizontale qė do tė tregojnė traditėn kulturore shqiptare.

Kondicionimi
Njė problem i nėnvizuar pėr vite me radhė ėshtė kondicionimi. Ka ngelur ende pa u zgjidhur, i mbartur qė nė ndėrtimin e vet godinės. Mungesėn e ndjen sidomos gjatė kėtyre ditėve tė nxehta. Duhet tė qėndrosh vetėm pak e tė fillosh tė ndjesh zagushinė e djersėn. E njėjta gjė ėshtė edhe pėr turistėt qė hyjnė pėr tė mėsuar historinė dhe kulturėn shqiptare. Nga njė kat nė tjetrin, dėshira e qėndrimit para vitrinave tė ndryshme mund tė mundet nga mungesa e komoditetit. Por problemi sėrish na ēon te fatura financiare.

Luhatjen e temperaturės nuk e vuajnė vetėm njerėzit, por tė gjitha objektet qė ekspozohen nė kėtė muze. E padashur, tė shkon mendja te arkivi i ikonave, kaq shumė i diskutuar. Edhe pse njė arkiv i ri ėshtė ndėrtuar, ato ende nuk janė sistemuar, e gjenden nėn vapėn pėrvėluese tė katit tė tretė. Pavarėsisht pėrpjekjeve nė drejtim tė rikonceptimit dhe pasurimit tė tij, situata klimatike nė Muzeun Kombėtar do tė vazhdojė e tillė. Edhe pėr sa? Kėsaj nuk i dihet...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeThu Aug 02, 2007 11:12 am

Zbulohen dy piktura tė panjohura tė Kol Idromenos

Nė shtėpinė e tij nė njė prej lagjeve mė tė famshme tė Shkodrės, ruhen prej vitesh, me fanatizėm, dy tablo nga mjeshtri i madh i pikturės, Kol Idromeno. Janė dy tablo tė paekspozuara mė parė. Nuk janė thjesht njė kujtim pėr tė. Janė shumė mė tepėr se kaq. Njėri prej tyre, njė portret burri, thuhet se ėshtė ndėr portretet mė tė bukur tė Idromenos. Ai ėshtė babai i tij. Dikur njeri i pushtetshėm, njė figurė e njohur nė Shkodrėn e viteve '20-tė. Ndėrsa tabloja tjetėr ku shfaqet njė grua me kostum karakteristik tė Shkodrės, nė gjysėm bust, me vėshtrimin ngulur diku nė njė pikė tė papėrcaktuar, ėshtė njė tablo qė i kujton nėnėn, imazhin e saj nė rini. Prej vitesh komunikon me ato dy portrete. Nga viti 1971, kur tė dy e lanė njėri pas tjetrit, nėna dhe babai, piktori i vjetėr shkodran Ndoc Gurashi, gjen tek ato dy tablo njė pjesė tė jetės dhe kujtimeve tė tij tė hershme.
Tė dy pikturat origjinale, tė realizuara 84 vjet mė parė (i takojnė viteve 1923-'24) nga mjeshtri i madh i periudhės sė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Kol Idromeno, janė prezantuar pėr herė tė parė nė njė ekspozitė tė ēelur sė fundi nė qytetin e Shkodrės. Tablotė janė paraqitur pėrkrah punimeve mė tė mira tė 27 piktorėve shkodranė, tė cilėt tė inkuadruar nė shoqatėn "Kol Idromeno", u prezantuan me njė ekspozitė tė pėrbashkėt, ēelur nė Galerinė e Arteve Figurative "Shkodra". Kryetari i Shoqatės, "Kol Idromeno", Nikolin Luci thotė se punimet e Idromenos janė tablotė mė domethėnėse tė kėsaj ekspozite. "Nė njėrėn pikturė paraqitet portreti i Kol Gurashit, ish-komisar i Shkodrės dhe nė tjetrėn, nėna Nine, prindėrit e piktorit Ndoc Gurashi, i cili i ruan prej vitesh nė shtėpinė e tij.
I kontaktuar nė telefon dje pasdite, piktori Gurashi na rrėfeu shumė detaje tė miqėsisė mes familjes Idromeno dhe prindėrve tė tij. "Kol Idromeno ka qenė mik i familjes". Tė gjithė e dimė pasionin e hershėm tė Idromenos pėr muzikėn, posaēėrisht pėr violinėn. "Me babain tim mblidheshin shpesh, madje kanė luajtur muzikė nė shumė festa e ahengje tė asaj kohe".
Kol Gurashi, komisar policie nė kohėn e mbretit Zog, nuk mund ta ndante karrierėn e tij ushtarake naga pasioni pėr muzikėn. Djali i tij, piktori Ndoc Gurashi thotė se Kola interpretonte nė harmoni. "Idromenon e kemi pasur fqinj, afėr shtėpisė. Madje, ai i ka dhėnė mėsime pikture edhe motrės time, Pina Zadrima Gurashi".
E ndėrsa flet gjatė pėr kėtė miqėsi, piktori Ndoc Gurashi nuk mund tė harrojė tė na tregojė se si janė krijuar ato dy portrete.
"Idromeno i ka punuar nė shtėpinė tonė tė dyja tablotė. Kishte dėshirė tė bėnte njė portret tė babės. Shpesh i ishte lutur pėr kėtė gjė". Dhe nė fund, kur tabloja me komisarin e policisė sė qytetit tė Shkodrės kishte shėnuar njė pikė tjetėr tė mjeshtėrisė sė Idromenos, nėna Nine, e mahnitur nga tabloja i kishte kėrkuar piktorit tė realizonte edhe njė portret tė sajin. "Sigurisht, Idromeno e realizoi edhe tablonė e nėnės, megjithėse nuk doli nė lartėsinė e tablosė tjetėr", - thotė Ndoc Gurashi, ndėrsa ngutet tė thotė se "qė nga koha e krijimit janė ruajtur me shumė xhelozi nė shtėpinė time". Ai na thotė se tablonė e babait tė tij, komisarit tė policisė, e ka ruajtur si njė sekret tė madh pėrgjatė gjithė viteve tė diktaturės. Tė vetėdijshėm pėr efektin qė jepte nė diktaturė ēdo kujtim nga koha e Zogut, familja Gurashi vendosi ta lėrė nė harresė atė periudhė. Nė kujtim tė mikut tė tij Idromenos, ish-komisari i Shkodrės nisi tė merrej edhe vetė me pikturė nė vitet e fundit tė jetės, derisa vdiq nė mars tė vitit 1971, e fill pas tij e ndoqi edhe nėna Nine, 3 muaj mė vonė…
Prej 36 vjetėsh, nė shtėpinė e Ndoc Gurashit mungojnė zėrat e tyre, rrėfimet pėr histori tė hershme dhe kujtime tė bukura. Por vėshtrimi i tė dyve, mimika dhe ato mendime qė kanė gjezdisur nė ato ēaste pikturimi janė ende aty, nė tablotė e mjeshtrit Idromeno, si nė ato ditė tė viteve '20-tė tė shekullit tė shkuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeThu Aug 02, 2007 11:12 am

Panairi VII i Librit ne Vlore dhe Sarande


Pas Ulqinit dhe para mberritjes ne Sarande botuesit, bashke me librat e tyre do te udhetojne drejt Vlores, ku te henen, me daten 6 – 11 gusht do te ekspozojne punen e tyre per 6 mbremje rrjesht ne shetitoren Vlore – Skele.
Tradita e iniciuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptare vazhdon deri ne fund te ketij sezioni pushimesh. Rreth 50 botues nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia, 5000 tituj te ekspozuar, nga te cilet rreth 900 te rinj, nje numer i madh krijuesish te njohur e te rinj, jane disa nga treguesit e ketij panari, i cili do te mbahet per te 7-n here ne qytetin e bukur bregdetar. Ne vitet e shkuara panari ne Vlore eshte mbajtur ne pranvere, gjate sezonit shkollor, dhe eshte ndjekur me interesim mjaft te madh nga lexuesit vlonjate, madje, duke fituar statusin e qytetit ku libri shqip shitet dhe lexohet me shume, pas Tiranes.
Ne kete edicion te 7-te libri nuk u ofrohet vetem vlonjateve, por edhe pushuesve te shumte nga gjithe Shqiperia, dyndjes nga Kosova e Maqedonia, si asnjehere tjeter, por edhe emigranteve te shumte qe kalojne pushimet prane familjeve te tyre ne kete muaj pushimesh nga puna e tyre ne Itali, Greqi e gjetke. Organizatoret, Shoqata e Botuesve Shqiptare dhe Bashkia e Vlores, mbeshtetur edhe nga Universiteti “Ismail Qemali”, Shoqata e Shkrimtareve Vlonjate, Biblioteka e qytetit, si dhe dega e Vlores e Shoqates “Laberia”, jane optimiste per interesimin e lexuesve vlonjate dhe pushuesve te shumte. Ndaj dhe numri i botuesve pjesmarres ne Vlore eshte gjithmone me i madh se ne qytetet e tjera ku behen veprimtari te tilla te ngjashme, edhe sepse tani ne Vlore ka nje boom te vertete pushuesish nga te gjitha trojet shqiptare, te cileve ne mbremje u ofrohet nje menyre e kulturuar per ta kaluar kohen, me nje mik me shume, librin. Vlora eshte shquar gjate ketij sezioni per veprimtarite e shumta kulturore e sportive ne funksion te pushuesve, organizuar nga Bashkia e qytetit, institucionet kulturore te qytetit, por edhe trupat private dhe kjo veprimtari me librin e shton dhe e pasuron akoma me shume programin e ketyre veprimtarive te planifikuara apo spontane.

Me pas, nga datat 13 – 17 gusht, panairi do te zhvendoset ne qytetin bregdetar te Sarandes, ne Shetitoren buze detit. Pjesmarres do te jene ata botues qe perfaqesohen vazhdimisht ne veprimtari te tilla me karakter kulturor kombetar , qe vijne nga e gjithe hapsira shqiptare e Rajonit tone dhe qe jane perfaqesuesit me te rendesishem te botimeve shqiptare ne keto 15 vjetet e fundit. Mbi 50 botues do te jene prezent gjate diteve te panairit ose do te dergojne botimet e tyre me te mira te perfaqesuara nepermjet agjencive te shperndarjes se librit.

Ne Panairin e librit ne Sarande, si dhe ne Vlore parashikohet te ekspozohen dhe te ofrohen per shitje mbi 5000 tituj librash, nga te cilat mbi 900 jane tituj te rinj. Letersi artistike, autore shqiptare e te huaj, histori, botime enciklopedike, letersi per femije, fjalore e
metoda per mesimin e shqipes dhe te gjuheve te huaja, libra utilitare per zanate e profesione te ndryshme, albume e kataloge gjithfaresh etj.etj. do te jene librat qe do te paraqiten para lexuesve e pushuesve te huaj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
montana

montana


Numri i postimeve : 52
Registration date : 26/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeWed Aug 08, 2007 7:18 pm

Njė burrė me pantallona tė shkurtra nė viset e Jugut
Ditarėt e studiuesit dhe historianit tė njohur anglez tė shekullit XX, Nicholas Hammond, servirin njė tjetėr Shqipėri, pa ledhatime dhe lajle-lule; njė vend primitiv, jo mė shumė se Greqia fqinje; sigurisht me pak besė e mikpritje, por me mė shumė halle

Nochiolas Hammond, ėshtė ndėr ata studiues emėrmėdhenj tė historisė antike tė shekullit tė kaluar, prej veprės gjigante tė tė cilit, janė rrėzuar disa mite tė historishkrimit tė lashtėsisė, si Herodoti e Tuqiditi, e njėherėsh, ėshtė ndėr ata qė, sipas metodikės sė tij kalkuluese tė dėshmive, fakteve e argumenteve, mbron idenė e prejardhjes shqiptare tė shumė fshatrave tė Veriut tė Greqisė. Por, kėtė pėrfundim nuk e ka nxjerrė nga ndonjė afeksion i veēantė pėr shqiptarėt, nisur nga gravitacioni i lartė i emotivitetit qė mund tė ketė ndikuar nė dozėn e tepruar nė tė qenit subjektiv pėr zbulimin a thėnien e sė vėrtetės. Njė udhėtim i tij nė viset e Shqipėrisė sė Jugut nė vitet ‘30-tė tė shekullit XX, tregon pėr akullsinė e tij prej njė studiuesi skrupuloz, pėr tė mos ngatėrruar pjesėn poetike me atė prozaike nė pėrjetimin e njė realiteti tė caktuar. Rrėfimet e tij pėr pikėtakimet me banorėt shqiptarė tė maleve, nuk janė assesi bajroniane, ndonėse nė rrugėtimin e tij i ka nė kokė vargjet e Ēajld Haroldit. Nė veprėn e tij "Epiri", Hammond ėshtė treguar "i pamėshirshėm", pėr tė treguar gjithė sa ka parė, dėgjuar e jetuar, pa u veshur ngjarjeve ose aspekteve qė i has atė tisin rrezatues tė romantikes, karakteristike pėr kohėn dhe pėr tė huajt qė shkelnin nė njė tokė tė ēuditshme si Ballkani, e mė tej akoma, si Shqipėria.


Morrat

Prania e morrave nė ambientin e njė shtėpie, nė fakt nuk ėshtė ndonjė habi e madhe dhe si shumė fenomene tė tjera, ėshtė dhe universale. Morrat nuk as atdhe, sigurisht. Por Hammond, as kėtė hollėsi nuk ka lėnė pa e pėrmendur nė ditarėt e tij. Njė ndėr skenat qė atė e kanė ēmeritur, sipas rrėfimeve, ėshtė ajo e dy grave tė zhveshura nga mesi e sipėr qė, sipas tij, vrisnin me gurė morrat qė ishin strehuar nė tegelat e teshave. Hammond, shprehet se nuk e ēudiste procesi i ekzekutimit tė morrave, duke thėnė se dhe ai vetė, ishte plot morra nė trup, porse nuk kishte parė nė tė gjithė Epirin njė pamje tė tillė, siē e quan, tė turpshme. Kjo i ka ndodhur nė fshatrat e bregdetit jonian, pra pėrgjatė Qafės sė Llogorasė. Por ndėrkohė, morrat janė bėrė shkak qė ai njė natė tė flejė dhe nė ēatinė e njė shtėpie, andej nga anėt e Kurveleshit. Ja si e pėrshkruan Hammond: Me t`u shtrirė, sapo mė zuri gjumi, sulmohem nga njė ushtri morrash. Morrat kishin nisur tė mė bezdisnin tepėr, ndaj e dija se s`do mund tė mbyllja dot sytė asnjė grimė; kėshtu vendosa tė flija jashtė. U vodha jashtė pa u ndier, qė tė mos ua prishja gjumin njerėzve tė shtėpisė, dhe marr e zbres shkallėt. Befas, pėrpara meje ndizet njė dritė. Hedh sytė rrotull kur, ē`tė shikoj? Mė kishin drejtuar pushkėn. "Jam unė", i them, "dua qė tė dal, tė fle jashtė". Ēudi me ty: askujt s`ia ka qejfi tė flejė pėrjashta. E ē`kėrkon andej?". "Mė grinė morrat". "Nuk tė bėjnė gjė; aty rrinė ata gjithmonė". "Sidoqoftė, dua tė dal jashtė". "Nuk lejohet; poshtė shkallėve rrinė gratė". "Me lejo atėherė tė ngjitem sipėr ēatisė!". I zoti i shtėpisė mori masat dhe mbylli pėrbrenda kapanxhėn e ēatisė.

Gėrhimat bezdisėse dhe drejtėsia e padrejtė

Gjatė njė qėndrimi nė Gjirokastėr, ka qėlluar qė studiuesit Hammond t`i grabisin kuletėn, natėn duke fjetur nė njė tė ashtuquajtur hotel, siē e cilėson ai godinėn ku ka zgjedhur tė marrė njė dhomė dyshe tė shtrenjtė, pasi nuk preferon tė ketė tjetėr rob nė atė hapėsirė. Njė ndėr shkaqet e kėsaj zgjedhjeje, ėshtė shmangja e ndonjė bashkėfjetjeje me ndonjė shqiptar, duke i cilėsuar partnerė tė pakėndshėm nė gjumė. Thjesht pėr faktin se ata gėrhasin rėndė, sipas Hammond-it, aq rėndė, sa tė bezdisin. Por gjumin i`a prish njė hije qė hyn e del nga dhoma si njė fantazmė. Hammond ngrihet dhe kontrollon kuletėn e cila ishte e boshatisur nga tė gjitha kartėmonedhat. Denoncon nė polici dhe pas pak, para tij, shfaqet ai qė e pėrshkruan si "shefi i policisė... pak mendjemadh, tepėr i bindur dhe gjithė dinjitet pėr veten", qė i ka vėnė pėrpara tre tė dyshuar si hajdutė dhe i thotė tė "zgjedhė", se cili ėshtė prej tyre. Gjykuar nga hija, Hammond, thotė se vetėm njėri prej tyre i afrohej siluetės qė kishte vėrejtur nė dritėhije pėr nga shtati dhe drejton gishtin nga ai. Deri kėtu nuk ka asgjė tė jashtėzakonshme pėr studiuesin anglez, por befasia dhe tronditja i vjen mė pas, kur polici kthehet dhe i dorėzon kartėmonedhat e vjedhura. Dhe ja si pėrshkruhet ky moment: "Shefi i policisė mė pyeti pėr shumėn e vjedhur. Ia llogarita sa lekė thyheshin 5 sterlina, pastaj ai u largua. Kthehet pas gjysmė ore, ma ktheu shumėn e vjedhur nė lekė, duke mė pyetur nėse kisha mbetur i kėnaqur. "Po" i thashė, por si e zbulove hajdutin?" "Nuk e kam gjetur, m`u pėrgjigj, por hodha dyshimin te tre tė shkurtrit, kėshtu qė i shtrėngova qė secili tė paguante gjysmėn e parave. "Pasi m`u dėshmua kėsisoj, drejtėsia e vrazhdė shqiptare, shpėtova shėndosh e mirė dhe u dhashė kėmbėve me sa fuqi qė kisha pėr tė ikur nga Gjirokastra, nga frika se mos tė dyshuarit mė dilnin pėrpara pėr tė m`i marrė prapė paratė".


Polici

Studiuesi Hammond, pėrvojat me policėt i ka pasur tė njėjta, si me ata grekė ashtu dhe me ata shqiptarė. Por, pėr tė parėt thotė se ishin mė dinakė. Ai rrėfen rastin e arrestimit nga policia greke, pas kalimit jo tė rregullt tė kufirit, ku kishte tentuar tė shpėtonte duke recituar Homerin, pasi u kishte thėnė se ishte thjesht njė arkeolog.

Riprodhon nga memoria disa vargje nga Iliada dhe, pėr ēudinė e tij, polici i thotė se ato nuk janė vargje tė Homerit! Kėshtu, Hammond, vendos mė mirė tė luajė me policin grek, duke ia shkruar njė pjesė gjoja tė Homerit me njė greqishte idiomatike. Pėr ēudi, polici jo vetėm pohon qė ato janė vargje homerike, por e shoqėron pohimin e tij me njė klithmė gėzimi. Ndėrsa gjatė kalimit tė kufirit nga Greqia pėr nė Shqipėri, studiuesi anglez has nė njė xhandar shqiptar qė, siē shprehet, e shihte si i shushatur, jo thjesht nga fakti se ishte njė i huaj, por ngaqė pėr herė tė parė shihte njė njeri me pantallona tė shkurtra. Megjithėse nuk dinte tė lexonte, sipas rrėfimit tė Hammond-it, xhandari ia kishte marrė pasaportėn dhe duke e mbajtur kokėposhtė, ishte hequr sikur po e lexonte. Rrėfimi vazhdon: me tė mbėrritur nė qytezėn tregtare tė Konispolit, paraqita pasaportėn nė polici dhe i tundja duart nga padurimi, ata mė morėn pėr tė ēmendur. Porse ata kishin tė dhėna tė pavarura, sepse sikur dėgjova njėrin prej tyre tė thoshte se isha pėrsjellė nėpėr lumė (nė tė vėrtetė u lava njė herė atje), nė ato kohėra asnjė shqiptar i shėndetshėm nuk futej kurrė nė ujė, pėrveēse nė lindje dhe nė vdekje. Gjithė gjithė ata mjaftoheshin me zakonin e larjes sė kokės dhe duarve. Familjarėt, kishin qejf tė pėrdornin pėr t`u larė njė sasi tė mirė hiri, pėrzier me aromė hudhre, e kėtė marifet e kishin edhe grekėt nė Epir, as mė shumė e as mė pak.


Djajtė me brirė

Pėrvojėn e parė tė gjakmarrjes shqiptare, Hammond e has nė Qeparo, ku tregon pėr hasmėrinė mes tė krishterėve tė fshatit e myslimanėve tė Kudhėsit, diku mė tutje. Aty, ai dėgjon njė kujė burrash tė cilėn e quan njė kėngė tė mrekullueshme me stil arab. Merr vesh se bėhet fjalė pėr njė mort, pas vrasjes sė njė djali nga fshatarėt e Kudhėsit, qė, sipas kryeplakut, ishin ca djaj me brirė. Pas Qeparoit, Hammond merr rrugėn drejt Kudhėsit, me kėshillėn pėr tė mos shkuar atje, pasi do ta vrisnin ata barbarė dhe ja ē‘ndodh, sipas rrėfimit tė tij: U rashė pėrqark kodrave dhe zbrita nė Kudhės. "Tungjatjeta", pėrshėndes tė parin kudhsiot qė ndesha. "Tungjatjeta, - ma ktheu, - nga je? - Hingliz - iu pėrgjigja. Prej nga vjen? - pyeti. Qeparoi, ia ktheva. - Si ka mundėsi, thirri ai, - ata atje janė barbarė, djaj me brirė, mund tė tė vrisnin, sepse s`ka shumė qė na vranė njė djalė tonin". Gjakmarrjen, Hammond e has dhe nė Dhėrmi. Njė natė atje, i prishet gjumi nga zėri vajtimtar i njė gruaje, qė i kishin vrarė burrin pėr gjakmarrje. Ndėrsa nė anėn greke tė kufirit, pranė Filatit, ai ka ndeshur rastin e njė fshatari qė ndėrsa po plugonte tokėn, ka rrėmbyer pushkėn e gjerdanin me fishekė, sapo Hammond i ka thirrur pėr t‘i treguar njė rrugė. Qė nga ky moment, studiuesi anglez njihet dhe me disa rregulla kanunore tė Veriut, disa prej tė cilave kishin depėrtuar deri nė Jug. Nga ato mėson se dhe njė qen rojė mund tė provokonte hasmėri mes dy fiseve. Dhe ja si shkruan: Qeni, gjithashtu, mund tė shkaktojė gjakmarrje. Qeni roje ėshtė i paprekshėm gjatė natės. Sepse pėr kėtė kohė, ėshtė i stėrvitur tė sulmojė, ndėrsa dita ėshtė e udhėtarit. Nė qoftė se qeni roje e kėput zinxhirin dhe e mbyt udhėtarin ditėn, ėshtė e njėjta gjė sikur ta ketė vrarė i zoti i qenit; nga ana tjetėr, nė rast se udhėtari vret qenin natėn, ėshtė njėsoj sikur ky tė ketė vrarė tė zotin e qenit. Nė tė dyja rastet mund tė nisė gjakmarrja. Bėn pėrjashtim rasti kur qeni vritet nė rrugė kryesore, sepse "s`ėshtė e drejtė tė ta presė rrugėn qeni". Qeni i stanit gėzon tė drejta tė ngjashme nė zonat e kullotės.


Princ Vidi, aktor cirku

Gjirokastra, ėshtė ndėr tė rrallat vende, ku Hammond, prek nga afėr shtetin nė ato vise primitive. Por nė njė prej ditėve tė qėndrimit tė tij nė kėtė qytet, i thonė tė mos dalė jashtė, ngase mund tė hajė ndonjė plumb. Ē`kishte ndodhur? Kishte nisur rekrutimi pėr ushtarė pas regjistrimit tė popullsisė, njė praktikė e re qė ngjante dhe si njė gjueti shtrigash pėr ata qė refuzonin tė viheshin nėn armė, kuptohet nė emėr tė shtetit. Nė pėrpjekje pėr tė sqaruar statusin e tij nė organet policore lokale, has nė njė kolonel anglez, bashkėkombės i tij, nė sytė e tė cilit, ashtu siē ishte katandisur, dukej si njė fshatar i rėndomtė shqiptar. Kėtu Hammond flet pėr shtetformimin shqiptar nga ana e mbretit Zog dhe gjatė kronologjisė qė i bėn pushtetit tė asaj kohe, pėrmend dhe Princ Vidin qė, sipas tij, para se tė vinte nė Shqipėri kishte luajtur cirk.


Tenis nė Konicė

Konica ėshtė qyteti mė impresionues nė udhėtimet e Hammond-it. Ai e pėrshkruan kėtė qytet si tė mrekullueshėm; me rrugė tė kalldrėmta, me odat e vjetra tė shtėpive "alla turka", tė stolisura me tavane tė gdhendura druri. Edhe mban erė qytet, ka dhe aty biseda me tema si bagėtitė dhe tartabiqet, por ama ka dhe fushė tenisi. Dhe Hammond ftohet tė ndeshet me kampionin nė fuqi tė Konicės, qė ishte njė vajzė. Mandej rrėfen: Shėrbimi im i parė nga lart i la spektatorėt gojėhapur nga ēudia. Shėrbimi i dytė, qė e gjuajta mė fort, i fshiku shikuesit me predha gurėsh dhe njė bebe qė ishte nė krah tė sė ėmės, nisi tė qarat. Loja u ndėrpre, derisa bebja u qetėsua, ndėrsa shikuesit luteshin me sytė nga qielli. Kur loja pėrfundoi: gjashtė sete me njė pėr mua, kėrceva mbi rrjetė dhe i dhashė dorėn kundėrshtares, por ajo kundėrshtoi, sepse pa fituar 15 sete njėri prej nesh, nuk mbaronte loja. Kur i fitova 15 setet, loja mbaroi, por prapė ngela nė fushė deri natėn vonė, duke u mėsuar ēunave shėrbimin nga lart, stil ky i panjohur deri atėherė nga tenistėt e Konicės.

Kėto ishin disa nga kujtimet e studiuesit anglez qė mė vonė do tė bėnte njė karrierė tė pasur akademike dhe nė universitetet e Kembrixhit dhe tė Bristolit, ndėrkohė qė do tė madhėronte emrin e tij me vėllime tė tėra kushtuar lashtėsisė ballkanike, si njė ndėr historianėt mė nė zė tė antikitetit. Ndryshe nga udhėtarėt e tjerė qė kanė rrahur Ballkanin e Shqipėrinė, Hammond nuk ėshtė fort i ėmbėl, pėrkėdhelės, a poetik. Atė qė, sipas tij, ėshtė primitive, e pagėzon ashtu, pa e quajtur thjesht ekzotike dhe mbresėlėnėse. Tė mėsuar me tė huaj qė janė marrė me besėn a mikpritjen tonė si virtyte tė larta, Hammond ėshtė ndryshe nė tė parit tė gjėrave. Dhe ai i has kėto virtyte, por tė fshehura nėn njė vrazhdėsi dhe primitivizėm tė thellė. Ēėshtje kėndvėshtrimi!

Marre nga Gazeta Shqip
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 8:17 pm

Beograd, nje statuje per Roki Balboan

Zgjerojme njohurite kulturore... Roki10

Nje monument per Rokin. Ne sheshin kryesore te Zitiste, rreth 60 km larg beogradit, do te vendoset nje statuje dedikuar personazhit popullor te interpretuar nga Silvester Stalone. Inagurimi pritet te behet ne 18 gusht.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 7:35 pm


"Unė e dua Uillson-in"

Skulptori Thanas Papa troket nė dyert e Ministrisė sė Kulturės pėr tė denoncuar, sipas tij, farsat e konkurseve pėr monumentet e disa figurave, ku pėrfshihet ai pėr At Gjergj Fishtėn dhe pėr ish-presidentit amerikan, Uillson

Qė fitues i konkursit pėr monumentin e ish-presidentit amerikan Uillson, qė do tė vendoset nė sheshin me tė njėjtin emėr nė kryqėzimin e Tiranės sė Re, do tė jetė vetėm njė nga konkurruesit, kjo ėshtė mė se e natyrshme. Po kaq e natyrshme ėshtė qė ata tė cilėt nuk do ta fitojnė do tė jenė mė tepėr se njė dhe sigurisht tė trishtuar. Por skulptori Thanas Papa tejkalon kėto caqe nė paragjykimet e tij, tė cilat e kanė ēuar deri nė dyert e Ministrisė sė Kulturės ditė mė parė. Paragjykimeve tė tij u pėrgjigjet si pėr t`iu pėrligjur me njė shkresė tė komisionit tė vlerėsimit tė boceteve nga ana e konkurruesve, qė mban datėn 11.07.2007, ku kėtyre tė fundit u kėrkohet risjellja edhe njėherė e varianteve, sipas kushteve dhe parametrave tė vėna nga komisioni pėr ndėrtimin e figurės sė ish-presidentit amerikan. Pėr kėtė vendim, Papa thotė se nuk u lajmėrua dhe se rastėsisht mori vesh qė duhej tė silleshin variante tė tjera tė monumentit. Sipas tij, ky ėshtė njė precedent qė bie erė dhe jo thjesht nga mosserioziteti i komisionit. Nga ana tjetėr, ai ka rezerva pėr pjesėmarrjen nė konkurs tė njė prej anėtarėve tė komisionit (konflikt i pastėr interesash), me anė tė asistentit tė tij. Vetė Papa, i propozuar pėr tė qenė anėtar i komisionit vlerėsues tė varianteve tė paraqitura, e ka refuzuar postin pėr shkak se ka zgjedhur tė pėrfshihet vetė nė konkurrim. Pėr kėtė arsye dhe pėr tė tjera, ai ka zgjedhur tė ankohet deri nė ministri, ku ē`ka pasur pėr tė qarė, e ka qarė te shefi i kabinetit tė ministrit. Historia e konkurrimeve, sipas kėndvėshtrimit tė tij, ėshtė simbolikisht tregues i asaj qė mė sė shumti artikulohet si dominancė monopolizuese e njė klani tė caktuar, pėrplot me konflikte interesash dhe me paradokse tė tilla, siē ėshtė fakti i mungesės sė njė skulptori tė traditės, ose tė prezencės sė njė skulptori tė vetėm mes katėr anėtarėve tė tjerė, ku dy prej tyre nuk kanė asnjė lidhje me artet figurative. Skulptori Papa thotė se kontekstet e tij nisin qė me monumentin e Fishtės, ku nga komisioni fillimisht i ėshtė thėnė se vepra ka patetizėm. "Po ku ka vepėr arti pa patetizėm?", shprehet Papa. Ose citon njė ndėr kėshillat e komisionit, pėr tė mos i dhėnė Fishtės vetėm dimension fetar. A mos duhet vallė t‘i bėjmė njė korruptim historik, duke ia hequr me pahir veladonin qė e mbajti gjithė jetėn, ndėrkohė qė kjo nuk e pengoi tė ishte njė "punėtor" i palodhur pėr ēėshtjen kombėtare?

Papa thotė se ka qenė gjithnjė i pėrzgjedhur pėr tė vijuar garėn, por nuk e ka kuptuar dot mėnjanimin qė i ėshtė bėrė nė forma tė ndryshme. Tashmė ėshtė rasti i monumentit tė Uillson-it, ku ai kėrkon tė denoncojė njė konflikt interesi nė konkurrim. Nė ditėt pasuese pritet tė vėrtetohen dyshimet e tij, nėse gjithēka ėshtė fasadė, nėse gjithēka ėshtė e pėrcaktuar qė mė parė, se ai duke mos qenė njeri i klaneve, nuk do mund tė ēajė dot. Ndėrsa, pėr sa u pėrket parametrave profesionalė, Papa i konsideron tė pajustifikueshme shtyrjet e herėpashershme tė shpalljes sė fituesve. Madje, sipas tij, edhe normativat e njė konkursi nuk mund tė jenė kėto qė janė vendosur nga komisioni i ngritur pėr monumentet, ndėrkohė qė siē thotė ai, edhe komisionet nuk mundet, qė kur bėhet fjalė pėr vepra nė skulpturė, tė kenė nė pėrbėrje vetėm njė skulptor. Nė ministri, shprehet ai, shkova pikėrisht pėr denoncuar farsat e konkurrimit nė tė gjitha aspektet, si dhe atė tė pritshmen nė dhėnien e vendimit pėr fituesin e monumentit tė ish-presidentit Uillson. Pėr kėtė tė fundit, Papa, njė ndėr skulptorėt mė tė njohur tė traditės, njė ndėr ish-studentėt mė tė shkėlqyer nė ish-Bashkimin Sovjetik, qė pėrfunduar studimet me dy diploma dhe aplikues i specialiteteve tė rralla nė artin e skulpturės, paksa i ndėshkuar nga ish-regjimi komunist pėr shkak tė martesės sė tij me njė grua ruse, thotė se ka marrė vlerėsime dhe nga pėrfaqėsues tė ambasadės amerikane, kur i ėshtė parė boceti nė ambientet e kėsaj ambasade. Dhe mendon se Uillson i pėrket atij.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Sponsored content





Zgjerojme njohurite kulturore... Empty
MesazhTitulli: Re: Zgjerojme njohurite kulturore...   Zgjerojme njohurite kulturore... Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Zgjerojme njohurite kulturore...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LuckY StrikE :: Kulture-
Kėrce tek: