LuckY StrikE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LuckY StrikE

W E L C O M E
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sporti Shqiptar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeThu Jun 28, 2007 11:06 am

Info sportive rreth evenimenteve kryesore sportive ne Shqiperi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Mosha e Bariē ngre dyshime pėr rinovimin   Sporti Shqiptar Icon_minitimeThu Jun 28, 2007 12:00 pm

FSHF ėshtė nė mėdyshje nėse trajneri Oto Bariē do vazhdojė tė jetė nė krye tė stolit tė Kombėtares edhe pas pėrfundimit edicionit. Shkak pėr kėtė ėshtė mosha e kroatit, e cila vazhdon tė konsiderohet si shumė e madhe, pėr tė qėndruar nė futbollin e luajtur. Sipas presidentit tė institucionit qė drejton sportin e top-kėmbės nė Shqipėri, Armand Duka, ėshtė ende shpejt pėr tė folur rreth rinovimit, por "realisht mosha ėshtė njė pengesė e madhe pėr Bariēin dhe Kombėtaren dhe na bėn tė reflektojmė". Ndėrkohė, njėshi i federatės dje ka zhvilluar edhe analizėn me vartėsit e tij, ku kritikat nuk kanė munguar pėr ecurinė e sezonit futbollistik, qė ėshtė karakterizuar nga problemet.

Mė nė fund, pėrfaqėsuesja kuqezi kishte arritur tė gjente njė trajner, qė jo vetėm ka eksperiencė, por edhe guxim. Nė gjysmėn e parė tė eliminatoreve tė Euro 2008, trajneri Bariē ka rinovuar skuadrėn (duke lėnė jashtė saj lojtarė si Hasi, Tare, Aliaj e ndonjė tjetėr), ka ndėrtuar njė skuadėr taktikisht perfekte dhe ajo qė ėshtė mė kryesore ka marrė rezultate pozitive tė njėpasnjėshme, qė kanė sjellė edhe vendin e katėrt nė Grupin G. Por... edhe ai e ka njė defekt: moshėn e madhe. 75 vitet e drejtuesit tė stolit, qė fillimisht ėshtė parė me skepticizėm, janė njė pengesė reale pėr rinovimin e kontratės sė tij. "Mendoj se ėshtė ende shpejt qė tė flasim rreth tė ardhmes sė trajnerit Bariē dhe ēėshtjes sė rinovimit tė kontratės sė tij. Gjithsesi, kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn jam menduar", ka deklaruar njėshi i futbollit, Armand Duka. "Ende nuk mund tė them diēka konkrete, pasi nuk e kam vendosur se ēfarė do bėjmė, por pėr tė qenė i sinqertė, mosha e trajnerit mė bėn tė reflektoj. Gjithsesi, duhet tė presim fundit e eliminatoreve tė evropianit".

Vetėm pas ndeshjes sė fundit me Rumaninė, mė 12 shtator tė kėtij viti, palėt do ulen pėr tė diskutuar dhe pėr tė vendosur kushtet e tyre. Trajneri ka shprehur dėshirėn e tij pėr tė vazhduar punėn me Kombėtaren. Detyrė qė duket se do jetė e fundit nė futbollin e luajtur pas njė karriere tė gjatė dhe relativisht tė suksesshme. "E pėrsėris, asgjė nuk ėshtė e vendosur dhe vetėm nė pėrfundim tė eliminatoreve tė Euro 2008 do mendojmė pėr tė pasur bisedime me trajnerin". Nėse nuk rinovon me Shqipėrinė, Bariē duket se e ka vendin gati si zyrtar i lartė i klubeve nė Austri, ku reputacioni i ka paraprirė gjithmonė. Rapidi i Vjenės dhe Shturmi i Gracit prej kohėsh po tentojnė ta bindin qė ta punėsojnė si drejtor sportiv.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Jorgen Ēetaj, kampion Evrope - Boksieri shqiptar shkėlqen   Sporti Shqiptar Icon_minitimeThu Jun 28, 2007 12:08 pm

Jorgen Ēetaj e mban fjalėn. Bėn realitet deklaratėn e tij pėr "Shqip" se do tė kthehej nė Angli nga kampionati evropian i tė rinjve me titullin e kampionit tė Evropės. Ashtu ka ndodhur. Boksieri Ēetaj ėshtė kurorėzuar kampion Evrope pėr kadetė nė peshėn 75 kilogramė gjatė kėtij kampionati tė zhvilluar nė Sardenjė. Gjashtėmbėdhjetėvjeēari shqiptar, qė stėrvitet pėr klubin "Walcot" vetėm pėr njė pikė ka mundur favoritin pėr tė fituar kėtė titull, italianin Xhulio Skiavon: vendimi gjyqtarėve 15-14 shpalli fitues shqiptarin premtues tė dorezave. Qė nė raundin e dytė kur ra gongu, Ēetaj ishte superior ndaj bashkėmoshatarit tė tij italian, qė e kuptoi se po i ikte nga duart titulli. Raundi i tretė do tė fliste tėrėsisht pėr shqiptarin, i cili hidhet nė sulm, duke i dhėnė disa goditje tė forta kundėrshtarit, qė nuk e lejuan atė tė kundėrpėrgjigjej dhe tė fitonte titullin e kampionit tė Evropės. Gjatė njė deklarate, ai tha se "tė jesh kampion Evrope ėshtė me tė vėrtetė diēka fantastike". Mė tej, Ēetaj shprehet se qė nė fillim e mendoi se kishte mundėsi tė mira pėr tė fituar kėtė kompeticion, por kurrė nuk e mendonte se ky titull do tė bėhej i tiji. "Kur pashė nė finale se sa i madh ishte kundėrshtari mendova: O Zot. Ai ėshtė mė i madh se unė, kishte krahė tė gjatė. Ai ishte njė boksier i fortė", tregon Ēetaj. "Nė pėrfundim tė raundit tė dytė, trajneri im mė inkurajoi tė boksoj fort. Mblodha veten, duke lėshuar goditje drejt kundėrshtarit. Edhe ai nuk qėndroi pasiv. Mora dy goditje tė forta nė fund dhe kjo ishte e gjitha qė ai mund tė bėnte. Ishte njė duel i vėshtirė, jam i lumtur qė e menaxhova situatėn duke dalė fitimtar". Brenda katėr muajve Ēetaj ėshtė shpallur kampion i Anglisė nė Londėr, mė pas ai do tė fitonte kompeticionin "Boks pėr katėr shtete", ku u shpall kampion i Britanisė. Sė fundmi, erdhi edhe triumfi si kampion i Evropės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Bogdani: Te Kievo nėse rrinė tė gjithė   Sporti Shqiptar Icon_minitimeThu Jun 28, 2007 12:11 pm

Erjon Bogdani ėshtė nė udhėkryqin vendimtar tė karrierės sė tij dhe kjo duket qartė nga mėnyra se si shprehet pėr tė ardhmen. Pas rėnies sė Kievos nė Serinė B, golashėnuesi shqiptar tashmė duhet tė vendosė nėse do tė qėndrojė me kėtė ekip apo tė tentojė kalimin nė njė skuadėr tjetėr tė Serisė A. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr "l‘Arena", Bogdani tregon se ėshtė i gatshėm tė sakrifikojė, por nuk dėshiron tė jetė i vetmi qė do ta bėjė njė gjė tė tillė. Ai tregon se do tė vendosė rreth tė ardhmes vetėm pas kthimit nė Itali, pasi tė diskutojė me drejtuesit e Kievos dhe tė dėgjojė projektin e tyre.

Bogdani, cila ėshtė e vėrteta juaj?

Nuk kam folur me asnjė, nuk mė ka kontaktuar askush. Mbetem njė lojtar i Kievos. Kur tė kthehem nga pushimet do tė flas me drejtuesit e klubit tim. Por jam i qetė, shumė i qetė.

A dėshironi tė qėndroni?

E dini qė kam firmosur njė kontratė trevjeēare. U "martova" me idealet e Kievos. Por jam nė pritje tė njohjes me projektet e reja tė shoqėrisė.

Cili ėshtė projekti juaj?

Rikthimi. Rilindja. Dua tė rifitoj menjėherė Serinė A.

Me fanellėn e Kievos?

Nėse ekziston njė projekt i rėndėsishėm, edhe unė jam i gatshėm tė bėj njė sakrificė tė vogėl.

Por kėrkoni garanci, apo jo?

Me garanci unė kuptoj konfirmimin e emrave mė tė rėndėsishėm tė kėtij Kievo: Lana, Mandeli, Pelisier dhe tė tjerėt. Tė luash nė njė skuadėr tė fortė tė jep mundėsi tė gjesh stimuj tė rinj, tė rinisesh menjėherė, tė japėsh maksimumin.

Ēfarė nuk do tė pranonit?

Nuk mund tė jem i vetmi qė sakrifikohem, nuk duhet tė jem i vetmi qė qėndroj. Por mendoj se kjo ėshtė e kuptueshme. E di mirė qė te Kievo i bėjnė gjėrat nė mėnyrėn e duhur dhe qė do tė kenė menduar qė tani pėr tė ardhmen. Pres qė tė ulem nė tavolinė pėr tė biseduar. E them kėtė, pasi besoj te potenciali i kėsaj skuadre, por ėshtė e domosdoshme qė tė vrapojmė tė gjithė sė bashku.

Kievo ra nė Serinė B vetėm nė javėn e fundit, e keni rikujtuar kėtė moment?

Shumė, shumė herė. Por tashmė e kam ndarė mendjen. Duhet tė lėmė pas tė kaluarėn. Ėshtė absurde dhe e trishtueshme, por gjėrat rodhėn kėshtu.

Pėrse Kievo nuk arriti tė shpėtonte?

Paguam shumė nisjen e vėshtirė tė kampionatit, humbėm pikė rrugės dhe nė javėn e fundit gjithēka luajti kundėr nesh. Por ka mbaruar koha e ndarjes sė fajeve, kemi detyrėn tė shohim pėrpara.

Ju shihni me interes edhe gazetat sportive tė cilat shkruajnė...

Shkruajnė shumė gjėra dhe mė bėhet qejfi. Por nuk ėshtė se ua vė shumė veshin. Kėtu (nė Shqipėri) jam larg. Mediat shqiptare paraqesin lajme qė vijnė nga Italia, ndėrsa burimi im i vetėm ėshtė Kievo. Siē e thashė mė parė, gjithēka ka kohėn e saj.

A keni njė mesazh pėr tifozėt?

Ėshtė ende shumė herėt pėr tė dhėnė mesazhe. Tani nuk kam tė tillė. Do tė kthehem nė Verona, te Kievo. Do tė flas me Sartorin dhe mė pas do tė vendosim bashkėrisht.

Flitet pėr Rexhinėn, Kaljarin, Torinon dhe Atalantėn...

E di, e di. Jam nė dijeni tė gjithēkaje. Por tani po mendoj vetėm pėr plazhin. Do tė qetėsohem dhe tė mos mendoj pėr asgjė. Nė kėtė mėnyrė, kur tė kthehem do tė jem mė i karikuar. Do tė flasim, do tė flasim pėr gjėrat thelbėsore. E kam thėnė qė unė sakrifikohem. Por jo i vetėm. Nė tė kundėrt do tė marr nė konsideratė hipoteza tė tjera. Megjithatė, me shoqėrinė nuk do tė ketė probleme, pasi gjithmonė jemi kuptuar nė mėnyrė tė shkėlqyer.




Ėndrra e fshehtė quhet Napoli

Ndonėse Kaljari ėshtė gati tė nėnshkruajė njė kontratė me sulmuesin shqiptar, ky i fundit duket se ėndėrron tė luajė nė San Paolo me fanellėn e Napolit. Nė njė intervistė pėr "Radio Goal", sulmuesi ka shprehur pėlqimin e tij pėr kėtė ekip. "Nuk e di nėse Napoli ka kėrkuar informacione pėr mua te Kievo, di vetėm qė kanė ardhur oferta nga shumė skuadra, edhe pse nuk e di sa tė tilla janė konkrete. Napoli ėshtė njė piacė e bukur qė i tėrheq tė gjithė, do tė isha shumė i lumtur tė luaja me kėtė ekip, pasi mbetet mes preferencave tė mia. Kėtė vit me rikthimin e Juventusit, Napolit dhe Xhenoas nė Serinė A, do tė bėhet njė kampionat shumė i bukur dhe mė i vėshtirė pėr ne sulmuesit", deklaroi Bogdani pėr radion napolitane.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 8:55 pm

Shqipėri- Holandė do tė luhet nė "Qemal Stafa"

Takimi i 12 shtatorit mes Shqipėrisė dhe Holandės, do tė luhet nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa". Edhe pse mungonte zyrtarizimi, drejtuesit e Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe drejtori i impiantit kombėtar nė vend, kanė arritur njė marrėveshje dy ditė mė parė, sipas tė cilės takimi luhet nė kryeqytet dhe mbetet pėr t'u vendosur vetėm ndarja e fitimeve. Dhales ishte edhe dje nė FSHF, ku mori konfirmimin e krerėve tė kėtij institucioni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeMon Jul 02, 2007 8:57 pm

Nė Kroaci, Bariēin e duan spiun pėr ekipet shqiptare

Mospasja njohuri pėr Teutėn, ka bėrė qė trajneri i Slaven Belupos, kundėrshtarit tė durrsakėve nė Kupėn UEFA, tė kėrkojė ndihmėn e Oto Bariēit

Mospasja njohuri pėr Teutėn, ka bėrė qė trajneri i Slaven Belupos, kundėrshtarit tė durrsakėve nė Kupėn UEFA, tė kėrkojė ndihmėn e Oto Bariēit. Nė njė pronocim dhėnė dje pėr albania-sport.com, tekniku Krunoslav Jurēiē ėshtė shprehur se pėr tė marrė njohuri nė lidhje me ekipin shqiptar, do tė pyesė trajnerin aktual tė Shqipėrisė.

Bariē ėshtė njė kroat dhe e ka ndjekur nė disa ndeshje Teutėn, kėshtu qė informacioni i tij do tė ishte mėse i nevojshėm pėr ekipin nga Koprivnica, qė nė sezonin e shkuar ka pėrfunduar nė vendin e katėrt nė kampionatin vendas. Slaven Belupo ėshtė njė skuadėr e formuar nga shumė futbollistė tė rinj dhe tekniku i saj natyrisht qė ka frikė nė pėrballjet e kėtij niveli. “Tė them tė drejtėn nuk i doja shqiptarėt qė nė fazėn e parė.

Madje nuk doja asnjė ekip ballkanas nė kėtė tur”, ėshtė shprehur Jurēiē. Ai ka deklaruar gjithashtu se fakti qė ndeshja e kthimit luhet nė Shqipėri, ėshtė njė faktor jo shumė pozitiv pėr skuadrėn e tij. “Do tė kisha preferuar ta luanim nė fushėn tonė ndeshjen e kthimit. Ne jemi njė ekip me shumė lojtarė tė rinj tė ardhur nė ekip dhe qė nuk kanė luajtur shumė ndeshje bashkė. Ekipet ballkanas janė shumė tė ashpėr dhe shpeshg tė papėrshtatshėm, megjithėse them se do tė bėjmė gjithēka pėr tė eleminuar Teutėn.

Pėr kėtė do tė kėrkoj edhe ndihmėn e Oto Bariēit dhe tė tė gjithė trajnerėve e lojtarėve kroatė qė kanė qenė nė Shqipėri. E them kėtė pasi, nuk kam asnjė lloj informacioni pėr Teutėn”, ėshtė shprehur trajneri i Slaven Belupos, Krunoslav Jurēiē. Njė tjetėr trajner kroat qė ka qenė nė Shqipėri, ėshtė edhe Luka Bonaēiē, i cili drejtoi pėr shumė muaj Dinamon.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeWed Jul 11, 2007 1:37 am

UEFA ndan parate per Evropen, 670 mije europe per skuadrat shqiptare

UEFA ka bere te ditur shperblimet qe do t’u jape klubeve per pjesemarrjen ne aktivitetet europiane ne sezonin e shkuar. Behet fjale per qindra milione euro te ndare ne menyra te ndryshme, ne baze te rezultateve te arritura nga secili klub. Me te fituarit, kane qene klubet qe kane marre pjese ne Champions League, me Milanin qe ne total ka mundur te perfitoje 39, 6 milione euro vetem nga fondet e UEFA-s, pa llogaritur ketu parate e ardhura nga burime te tjera si kontratat me sponsoret apo ato te te drejtave televizive. Pas kampioneve, vjen Ēelsi me 34,66 milione dhe Liverpuli me 32,22 milione euro. UEFA e ka vleresuar me 400 mije euro ēdo ndeshje te luajtur ne grupet e Liges se Kampioneve, me 600 mije euro fitoren dhe me 300 mije euro barazimin. Persa u perket klubeve shqiptare, me i fituari do te jete Elbasani qe do te marre 160 mije euro per daljen kampion dhe 100 mije euro per pjesemarrjen ne turin e pare, ku verdheblute u eleminuan nga lituanezet e Ekranas. Ēdo klub qe ka marre pjese ne kupen UEFA ka perfituar 70 mije euro per ēdo tur te luajtur dhe 100 mije euro per pjesemarrjen. Ē’ka do te thote se Tirana merr 240 mije euro ne total, nderkohe qe Dinamo vetem 170, pasi nuk mundi te kualifikohej per ne turin e dyte.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeFri Jul 13, 2007 6:32 pm

Dopingu, Fetie Kasaj humb Olimpiadėn

Pezullimi 2 vjeēar i dhėnė nga Federata Botėrore e Peshėngritjes, ka bėrė qė shtangistja shqiptare Fetie Kasaj t'u thotė lamtumirė shpresave pėr tė marrė pjesė nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit nė vitin 2008. Drejtuesit e Federatės Shqiptare shpresonin nė njė dėnim minimal pėr ta pasur nėnkampionen e Evropės pėr kėto Lojėra, por vendimi i Federatės Botėrore ka qenė maksimal. Kasaj u kap me substancėn stanozolol nė Europianin e zhvilluar nė Strasburg tė Francės nė muajin prill. Ndėrkohė, po me dy vjet pezulluar edhe trajneri Faruk Kalleshi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeFri Jul 13, 2007 6:33 pm

UEFA, presion FSHF-sė dhe klubeve pėr stadiumet

UEFA kėrcėnon me masa klubet, por edhe Federatėn nė rast se nuk plotėsohen kushtet e liēensimit tė stadiumeve pėr sezonin e ardhshėm. Organizmi mė i lartė i futbollit europian, u ka kėrkuar drejtuesve tė FSHF-sė qė pranimi i klubeve nė kategoritė e futbollit shqiptar tė bėhet pasi tė jenė shqyrtuar mė parė kushtet e infrastrukturės. "Nė kėtė rast rrezikojmė edhe ne si Federatė, kėshtu qė jemi tė detyruar tė marrim masa", ka thėnė sekretari Mici. Komiteti nė mbledhjen e tė mėrkurės ka shtyrė afatin e dorėzimit tė dokumentave pėr klubet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeThu Aug 02, 2007 11:06 am

Shqipėria, e parafundit nė vazot e Botėrorit

Deklarata e Oto Bariē se do tė pėrpiqet ta ngjisė njė vazo Shqipėrinė nė shortin e kampionatit botėror, nuk duket mė realiste. Ndryshimi i sistemit tė grupeve nė zonėn europiane pėr kampionatin botėror tė vitit 2010, ka vėnė para kombėtares shqiptare rrezikun qė tė jetė sėrish e parafundit nė grupet kualifikuese. Njė fakt i tillė pohohet nga burime zyrtare nė FSHF, sipas tė cilave, Shqipėria duhet tė arrijė njė numėr tė lartė pikėsh qė tė mund tė pėrfitojė njė ngjitje nė vazo, qė me sistemin e ri, do tė thotė tė paktėn lėnia prapa e dy skuadrave nė grup. Njė gjė e tillė u pa pėr eleminatoret e Euro 2008, ku Shqipėria nė grupin G duhet tė kishte dy ekipe mė tė dobta, tė cilat qėlluan Bjellorusia dhe Luksemburgu. Nė eleminatoret e shkuara, kombėtarja kuqezi nėn drejtimin e Brigel arriti 13 pikė nė 12 ndeshje, me nje koeficient 1.08, gjė qė i dha mundėsinė e ngjitjes njė vazo. "Nėse arrihet sėrish e njėjta kuotė pikėsh, atėherė automatikisht ne do tė jemi tė parafundit nė grup", ka sqaruar pėr kėtė zėdhėnėsi pėr shtyp i FSHF-sė, Lysjen Nurishmi. "Vetėm nėse arrijmė njė numėr tė madh pikėsh (ndoshta 15 apo 16 nė 12 ndeshje) atėherė mund tė pretendojmė pėr lėnien pas tė dy skuadrave tė dobta", sqaron mė tej Nurishmi. Njė gjė e tillė pohohet edhe nga ish-shefi i ekipeve kombėtare nė Federatė, Besnik Ēela, njeriu i cili ėshtė marrė me kėtė problem pėr vite tė tėra. "Ne na duhet tė marrim njė kuotė shumė mė tė lartė pikėsh qė tė kemi dy skuadra mė tė dobta nė grup, ndryshe, me sistemin e ri tė pikėve, do tė kemi vetėm njė. Koeficienti do tė llogaritet nė fund tė kėtyre eleminatoreve dhe Shqipėrisė i duhet tė kalojė disa skuadra", shprehet ish shefi i ekipeve kombėtare. Njė gjė e tillė do tė thotė qė kuqezinjve tė Oto Bariē u duhet minimumi tė lėnė mbrapa ekipe tė rangut tė Sllovenisė pėr tė ruajtur pozitat e shortit pėr Euro 2008. Veē kėsaj, duhen kaluar nė renditjen e koeficientėve tė paktėn 17 skuadra tė tjera tė kontinentit, gjė qė nuk duket shumė e lehtė duke parė se nė 8 grupet aktuale tė Europianit, vetėm pak skuadra e kanė mė tė ulėt se Shqipėria koeficientin, ndonėse gjithēka do tė llogaritet nė fund tė eleminatoreve, nė muajin nėntor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeTue Aug 14, 2007 8:14 pm

"Legjionarėt", tė gjithė nė fushė kundėr Turqisė


Geri Malaj dhe Albi Kondi do tė provohen pėr herė tė parė

Sporti Shqiptar Kombet10


Trajneri Artan Bushati do tė ketė mė nė fund nė dispozicion "legjionarėt" pėr ndeshjen miqėsore kundėr Turqisė, mė 22 gusht. Tekniku ka publikuar dje listėn e futbollistėve tė grumbulluar pėr kėtė sfidė testuese, ku figurojnė edhe emrat e debutuesve Geri Malaj dhe Albi Kondi, dy futbollistė qė kanė qenė prej kohėsh nė vėzhgimin e FSHF-sė. Tashmė ata do tė kenė mundėsinė tė vihen nė provė, duke u bėrė kandidatė pėr njė vend nė formacionin e Kombėtares. Ndėrkohė, pėr shkak tė njė dėmtimi, mungon sulmuesi Xhulian Rrudho, i cili aktivizohet me Sansovinon, por ėshtė grumbulluar njė tjetėr lojtar i kėsaj skuadre, Damjan Gocaj.

Pas kontaktesh tė shumta me lojtarėt nė fjalė dhe familjarėt e tyre, duket se Geri Malaj dhe Albi Kondi do tė zbresin nė fushė me fanellėn kuqezi tė pėrfaqėsueses Shpresa. Dy lojtarėt janė pėrfshirė nė listėn e trajnerit Bushati pėr ndeshjen miqėsore me Turqinė, ku do tė kenė mundėsinė tė provojnė se janė elementė tė domosdoshėm pėr ekipin Shpresa. Malaj ka qenė prej kohėsh nė vėzhgimin e stafit tė U21, por mesfushori qė aktivizohet me ekipet e moshave tė Deportivo La Korunjės nė Spanjė, deri tani nuk kishte sjellė njė pėrgjigje pozitive. Por gjatė javėve tė fundit ka pasur njė kontakt tė vazhdueshėm mes trajnerit Bushati dhe familjarėve tė lojtarit, tė cilėt kanė garantuar se i mbiquajturi Geri do tė paraqitej nė grumbullimin pėr ndeshjen me pėrfaqėsuesen turke. Nė tė njėjtėn kohė, kontaktet e vazhdueshme kanė bėrė tė mundur edhe grumbullimin pėr kėtė sfidė tė Albi Kondit, sulmuesit tė talentuar qė aktivizohet nė Greqi me Panionios. Ndonėse lojtari ka marrė para pak ditėsh pasaportėn greke, ai nuk e ka refuzuar ftesėn e U21 tė Shqipėrisė, duke u shprehur i gatshėm tė luajė qė nė miqėsoren e 22 gushtit. Kondi ka shpėrthyer nė ndeshjet miqėsore tė skuadrės sė tij dhe duket se do tė ketė mė shumė minuta nė dispozicion pėr kėtė sezon me ekipin grek. Njė tjetėr emėr i ri nė listė ėshtė ai i Damjan Gocajt, sulmuesit qė aktivizohet me Sansovinon nė Serinė C2 nė Itali. Futbollisti do tė provohet nga stafi kuqezi pėr tė parė, nėse do tė bėjė pjesė nė tė ardhmen nė planet e pėrfaqėsueses U21. I gatshėm pėr kėtė sfidė ėshtė edhe portieri Sajmir Ujkani, i cili sapo ka kaluar nė radhėt e Palermos, ku stėrvitet me ekipin e parė. Pėr sa i pėrket kampionatit shqiptar, pėrveē grupit tė zakonshėm tė lojtarėve, Bushati ka grumbulluar edhe disa emra tė rinj, duke filluar nga Besmir Arifaj i Kastriotit, dhe Jozef Thana, i Skėnderbeut. Tė dy kėto futbollistė tė rinj janė paraqitur mirė nė ndeshjet pėrgatitore tė skuadrave tė tyre dhe do tė shihen si alternativa tė mundshme tė formacionit titullar.

Shqetėsimi i Bushatit vjen nga dy mungesa tė rėndėsishme nė skuadrėn e tij, i pari ėshtė Xhulian Rudho, i cili ėshtė dėmtuar gjatė fazės pėrgatitore me Sansovinon dhe nuk do tė jetė pėr kėtė ndeshje, megjithatė, pritet qė sulmuesi tė riaftėsohet pėr sfidat zyrtarė kundėr Italisė dhe Koracisė. Mungesa tjetėr ėshtė ajo e Jahmir Hykės. Mesfushori qė kėtė sezon do tė luajė me Tiranėn, ėshtė grumbulluar nga trajneri Bariē pėr sfidėn miqėsore kundėr Maltės. Si rrjedhojė, Bushati nuk do tė ketė mundėsi ta shohė atė nė veprim me U21 pėr kėtė sfidė, duke pasur njė detyrė tė vėshtirė pėr ta planifikuar kėtė futbollist nė skuadėr pėr ndeshjet e ardhshme. Hyka ėshtė aktivizuar si titullar vetėm nė ndeshjen kundėr Ishujve Faroe, ku arriti tė shfaqte njė formė shumė tė mirė. Por grumbullimi i tij nga trajneri Bariē me kombėtaren e madhe ka komplikuar planet e Bushatit pėr pėrfaqėsuesen U21, pasi edhe nė rast se do ta ketė tė gatshėm futbollistin pėr ndeshjet zyrtare, nuk do ta ketė provuar lojtarin edhe nė role tė reja nė fushė. Sfidat ndaj Italisė dhe Kroacisė janė dy mė tė rėndėsishmet pėr pėrfaqėsuesen Shpresa, pasi njė rezultat pozitiv do tė ndryshonte krejtėsisht renditjen e grupit ku bėn pjesė kombėtarja jonė.



Lista e kombėtares U21


Sajmir Ujkani Palermo

Olsi Bishani Vllaznia

Maringlen Shoshi Apolonia

Renato Arapi Besa

Andi Lila Besa

Besmir Arifaj Kastrioti

Bledion Guga Flamurtari

Sadush Danaj Besėlidhja

Arben Likmetaj Teuta

Jetmir Sefa Tirana

Gilman Lika Vllaznia

Elis Bakaj Partizani

Gerhard Progri Partizani

Albi Kondi Panionios

Emiljano Vila Teuta

Geri Malaj Deportivo

Erando Karabeci Partizani

Alsidi Tafili Vllaznia

Jozef Thana Skėnderbeu

Vangjel Mile Dinamo

Xhevahir Sukaj Vllaznia

Enco Malindi Partizani

Damian Gocaj Sansovino
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeFri Aug 31, 2007 3:22 pm

Oto Bariē, pa surpriza pėr Holandėn
Ambasada holandeze, e shqetėsuar pėr sigurinė e 400 tifozėve qė do tė shohin ndeshjen



Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare, Oto Bariē, ka bėrė dje publike listėn e futbollistėve tė grumbulluar pėr ndeshjen eliminatore tė EURO 2008 ndaj Holandės. Kroati ka preferuar qė tė mos bėjė surpriza pėr kėtė takim, duke konfirmuar ato emra qė pa nė veprim gjatė miqėsores me Maltėn. Megjithatė, ky grup lojtarėsh ėshtė reduktuar nga 21 nė 19, pasi pėr takimin e 12 shtatorit nuk do tė jenė tė disponueshėm mesfushorėt Ervin Skela dhe Besart Berisha, i pari i pezulluar, ndėrsa i dyti i dėmtuar. Ndėrkohė qė nė formacionin e Kombėtares do tė kthehet Lorik Cana, i cili mungoi ndaj Maltės edhe pse i pėrfshirė nė listė nga trajneri Bariē.

Duket se Kombėtarja shqiptare do tė eksperimentojė njė rreshtim ndryshe ndaj Holandės, me mendjen te siguria nė prapavijė, pasi kjo shihet nga numri i madh i mbrojtėsve tė grumbulluar. Curri, Dallku, Dede, Vangjeli dhe Rrustemaj janė konfirmuar prej kohėsh si pjesė e pandarė e pėrfaqėsueses, ndėrsa bie nė sy se Bariē ka vendosur t‘i besojė pėrsėri Erjon Xhafės. Ky i fundit u aktivizua nė pjesėn e dytė tė takimit me Maltėn dhe duket se e ka bindur trajnerin kroat me paraqitjen e tij.

Ndryshime rrėnjėsore do tė pėsojė reparti i mesfushės, ku mungojnė dy titullarėt Skela e Berisha. Cana, Lala, Muka dhe Haxhi, duket se do tė formojnė katėrshen e mesfushės pėr kėtė sfidė. Bie nė sy pikėrisht kthimi i Haxhit mes mesfushorėve, pasi nė tė gjitha takimet e fundit ai ishte aktivuar rregullisht nė krahun e majtė tė mbrojtjes. Normalisht, Cana dhe Lala do tė formojnė digėn para mbrojtjes, me detyrėn pėr tė ndalur avancimet e mesfushorėve holandezė, ndėrsa Muka dhe Haxhi do tė veprojnė nga krahėt. Duro, Bulku dhe Hyka janė alternativat pėr kėtė repart, ku Bariē mund tė improvizojė edhe njė rreshtim mė ofensiv falė aktivimit tė tyre nė pjesėn e dytė tė ndeshjes. Kapllani, Bogdani, Bushi dhe Salihi janė katėr sulmuesit e grumbulluar pėr kėtė sfidė, ndėrsa mendohet se dy tė parėt do tė jenė titullarė.

Nėse dy kombėtaret thuajse kanė pėrcaktuar gjithēka pėr ditėn e ndeshjes, organizimi i saj kėrkon mė shumė perfeksionim dhe kjo ėshtė kuptuar nga takimi i djeshėm mes presidentit tė FSHF-sė, Armand Duka dhe ambasadorit tė Holandės nė Shqipėri, Seeder Van Voorst. Ky i fundit ėshtė interesuar pėr kushtet e akomodimit tė pėrfaqėsueses holandeze nė Tiranė, ndėrsa njė interes i veēantė i ėshtė kushtuar trajtimit tė tifozerisė qė do tė vijė nga "vendi i tulipanėve" pėr tė ndjekur takimin. Mendohet qė numri i tyre tė arrijė nė 400 dhe ambasadori holandez ėshtė interesuar pėr sigurimin e tyre nga forcat e rendit gjatė qėndrimit nė vendin tonė.


Lista e Kombėtares


Portierė: Arjan Beqaj, Isli Hidi

Mbrojtės: Debatik Curri, Armend Dallku, Nevil Dede, Erjon Xhafa, Kristi Vangjeli, Blerim Rrustemaj

Mesfushorė: Lorik Cana, Altin Lala, Devis Muka, Ervin Bulku, Altin Haxhi, Klodian Duro, Jahmir Hyka

Sulmues: Hamdi Salihi, Edmond Kapllani, Erjon Bogdani, Alban Bushi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitimeThu Sep 13, 2007 7:27 pm

Tė dėnuar! Gjyqtari shpėton Holandėn
Anglezi anulon njė autogol tė Melchot, nxjerr Canėn me tė kuqe dhe u jep njė dorė tulipanėve. Nxehet Bariē: Jemi tė vegjėl


Pėr tė dytėn herė, Holanda fiton me Shqipėrinė falė ndihmės sė gjyqtarėve. Anglezi Rajli ka konfirmuar se ėshtė njė gjyqtar i ēuditshėm, ndėrsa i ka mohuar njė gol tė rregullt Kombėtares shqiptare dhe ka larguar nga fusha e lojės me karton tė kuq Canėn, ndėrsa lejonte ēdo gjest antisportiv tė holandezėve. Me njė ndeshje tė jashtėzakonshme tė Kombėtares shqiptare, gjyqtari bėhet protagonist absolut, duke i krijuar kushtet skuadrės sė Van Basten pėr tė arritur njė fitore nė minutat e fundit.

Si Bariē, ashtu edhe Van Basten respektuan formacionet qė kishin deklaruar ditėn para ndeshjes. Ndėrsa kuqezinjtė luajnė me njė 4-4-2 tė thjeshtė, Holanda kundėrpėrgjigjet me njė 4-3-3, pėr tė shfrytėzuar depėrtimet nga krahėt tė Babel dhe Van Persit. Prova e parė drejt portės kuqezi vjen nga Babel, qė gjuan nga jashtė zonės, po nuk gjen kuadratin. Mė pas janė dy goditje kėndi radhazi pėr kuqezinjtė, qė vėnė nė vėshtirėsi Van Der Sar. Nė tė dytėn, Kapllani ka mundėsinė tė dėrgojė topin nė rrjetė, por gjyqtari Rajli ndalon aksionin, duke pretenduar pėr njė faull tė sulmuesit shqiptar. Pėr disa minuta ndeshja ėshtė e qetė, derisa afron minuta e 19-tė, kur Van Persi ekzekuton njė goditje dėnimi qė ndalet nga Beqaj, dhe mė pas mbrojtja largon rrezikun. Tani janė holandezėt qė kontrollojnė lojėn qetėsisht, ndėrsa pėrfaqėsuesja ėshtė e tėrhequr mbrapa, luan me topa tė gjatė drejt Bogdanit dhe Kapllanit, por pa krijuar rreziqe. Holanda sulmon kryesisht nė krahun e djathtė, ku veprojnė Melkiot, Shnajder dhe Van Persi, por Duro dhe Vangjeli arrijnė tė kontrollojnė mirė zonėn e tyre. Rasti i parė pėr t‘u shėnuar nė portėn holandeze vjen nga kėmbėt e Duros, i cili gjendet nė njė pozicion tė favorshėm nė minutėn e 24-t, por gjuajtja e tij nuk gjen kuadratin. Mė pas vijojnė disa minuta studimi, me lojėn qė zhvillohet kryesisht nė mesfushė dhe holandezėt mendojnė tė zgjidhin gjithēka me gjuajtjet nga jashtė zonės, por pa arritur tė zbatojnė planin e tyre. Gjyqtari Rajli mbyll njė sy disa herė pėr ndėrhyrjet e parregullta tė holandezėve, duke acaruar mė shumė situatėn. Por ai bėn "tė pabėrėn" nė minutėn e 46-tė, ku penalizon dukshėm pėrfaqėsuesen tonė. Muka ekzekuton njė goditje dėnimi, Melkiot kėrcen dhe me kokė e dėrgon topin nė portėn e tij. Kuqezinjtė gėzojnė, por ēuditėrisht Rajli anulon golin pa asnjė arsye tė dukshme, duke tensionuar mė shumė situatėn. Ky episod i jep fund pjesės sė parė tė takimit.

Pjesa e dytė fillon me ndryshim tė kuqezinjve, ku Bushi futet nė lojė nė vend tė Kapllanit. Sulmuesi bėhet menjėherė protagonist, qė nė minutėn e 3-tė, duke tentuar nga larg portėn e Van Der Sar, por gardiani i holandezėve arrin tė mbrojė kuadratin e portės sė tij. Kuqezinjtė duken mė agresivė dhe nė minutėn e 51-tė ėshtė Cana qė i afrohet shumė golit tė avantazhit, me njė gjuajtje nga jashtė zonės, qė Van Der Sar e devijon me vėshtirėsi nė goditje nga kėndi. Por holandezėt e kuptojnė qė nuk mund tė luajnė qetėsisht dhe hidhen nė sulm. Ėshtė Melkiot qė vė nė provė aftėsitė e Beqajt nė minutėn e 58-tė, me portierin kuqezi qė arrin tė bllokojė nė dy kohė. Mė pas ėshtė De Zeu qė provon nga jashtė zonės, ndėrsa Beqaj arrin tė devijojė pėrsėri, duke shpėtuar portėn. Van Basten duket i shqetėsuar dhe vendos tė bėjė njė zėvendėsim nė mbrojtje, duke larguar Bouma qė kishte probleme me shpėrthimet e Bushit, pėr tė aktivizuar Emanuelson, i cili ėshtė shumė aktiv nė krahun e djathtė me aksione tė rrezikshme. Bariē kundėrpėrgjigjet duke larguar Duron pėr tė hedhur nė fushė Haxhin, i cili pozicionohet si mesfushor nė krahun e majtė me detyra mė shumė mbrojtėse. Holandezėt detyrohen t‘i kthehen taktikės sė gjuajtjeve nga jashtė dhe nė minutėn e 75-tė ėshtė Shnajder qė vė nė provė reflekset e Beqajt, i cili arrin tė devijojė nė mėnyrė tė shkėlqyer duke shpėtuar portėn kuqezi. Van Basten pėrdor kartėn e fundit nė dispozicion, duke aktivizuar Kajt nė vend tė Babel, tė lėnė nė hije nga mbrojtja kuqezi, pėr tė shfrytėzuar aftėsinė e tij para portės nė minutat e fundit. Bariē mbrohet, duke larguar Bogdanin, pėr tė shtuar njė tjetėr lojtar nė mesfushė, Bulkun, qė pozicionohet menjėherė nė qendėr. Situata tensionohet dhe nė minutat e fundit Cana ndėshkohet me njė karton tė kuq, pas njė zėnke me Shnajder dhe Van Nistelroi, ndėrsa dy "kundėrshtarėt" e tij dėnohen vetėm me karton tė verdhė. Tashmė gjithė loja ėshtė para portės kuqezi, ku tė gjithė lojtarėt janė vėnė nė gardh pėr tė mbrojtur rezultatin historik, por njė gabim i pafalshėm nė minutėn e parė shtesė sjell golin e Holandės, me autor Van Nistelroi, qė devijon topin nė portėn e Beqajt. Ndeshja mbyllet nė mėnyrėn e shėmtuar, me njė fishekzjarr qė shpėrthen pėrmbi kokėn e Melkiot dhe me gjyqtarin Rajli qė tregohet hapur kundėr kuqezinjve, duke mbyllur para kohe ndeshjen. Kaq mjafton pėr kėtė ndeshje, ku si nė takimin e parė, gjyqtari ishte mė protagonist se sa futbollistėt nė fushė.



Bariē: E padrejtė!

Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare ka qenė tepėr i nervozuar pas pėrfundimit tė takimit, ndėrsa ėshtė shfaqur i irrituar me mėnyrėn se si u drejtua takimi nga gjyqtari anglez Rajli. "I dėnoj vendimet e gjyqtarit nė kėtė ndeshje. Anulimi i golit ishte i padrejtė dhe nuk meritonim kėtė ndėshkim. Fatkeqėsisht, e kam thėnė edhe mė parė se njė gjė e tillė u ndodh atyre qė cilėsohen skuadra tė vogla. Nė ndeshjet e ardhshme do tė luajmė pėr tė marrė pikė", u shpreh Bariē pas pėrfundimit tė ndeshjes.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Sponsored content





Sporti Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Sporti Shqiptar   Sporti Shqiptar Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Sporti Shqiptar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Universiteti Shqiptar - Sa eficent eshte ai.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LuckY StrikE :: SPORT-
Kėrce tek: