Ing. Frangu Admin
Numri i postimeve : 291 Age : 40 Localisation : tirana,albania Registration date : 25/06/2007
| Titulli: Femijet e pare jane me te zgjuar se ata qe vijne me pas Fri Aug 10, 2007 11:39 am | |
| Femijet e pare jane me te zgjuar se ata qe vijne me pas! Nje shkencetar ne universitetin e Oslos ka treguar se nuk behet fjale vetem per nje opinion te zakonshem apo per nje hipoteze shkencore, por per nje fakt te vertete, te provuar shkencerisht
Peter Kristensen, ky eshte emri i kerkuesit (i cili nder te tjera eshte edhe vete nje femije i dyte), ka analizuar testet e inteligjences qe u jane bere 250 mije meshkujve nga 18 deri ne 20 vjeē, ai ka zbuluar se vlerat e Kapacitetit te Inteligjences se tyre uleshin sipas radhes se lindjes: femijet e pare kishin gjithmone dy ose tre pike me shume se vellezerit e tyre me te vegjel. Grafiku tregon se vlerat e Q.I-se ulen sipas radhes se lindjes, ne rastet kur njerit prej femijeve i kishte vdekur vellai me i madh, atehere kapaciteti i tij i inteligjences rritej. Madje, kishte raste kur djali i trete kishte humbur vellain e dyte, niveli i tij i zgjuarsise ja kishte kaluar edhe vellait me te madh. (pika e kuqerremte) Radha e lindjes ska rendesi Po perse atehere femijet me te vegjel dalin si me pak inteligjent? Kristensen ka hedhur nje hipoteze, ai mendon se nuk eshte radha e lindjes qe e ben kete ndryshim, por menyra sesi edukohen keta femije nga prinderit e tyre. Ata zakonisht i privilegjojne me shume femijet e pare, u kushtojne atyre me shume kohe dhe me shume perkujdesje. Te dhenat qe jane analizuar e tregojne shume qarte kete gje. Femijet qe kane lindur pas femijeve te pare, por qe jane rritur sikur te ishin femijet e pare, sepse vellai i tyre me i madh kishte vdekur kur kishte qene i vogel, kane kapacitet inteligjence shume te larte. E njejta gje ndodh me femijet qe kane humbur dy vellezer, ne kete rast kapaciteti i tyre i zgjuarsise rezulton edhe me i larte se ai i femijes se pare. Pra, ndryshimin e ben pikerisht menyra sesi eshte edukuar nje femije, si femije i pare apo si femije qe ka lindur me pas. Ndryshimi edukativ duket me shume tek familjet me shume femije, niveli i inteligjences midis femijes se pare dhe atij qe ka lindur i fundit ndryshon me 2,9 pike. | |
|