LuckY StrikE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LuckY StrikE

W E L C O M E
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 MOTO GP

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

MOTO GP Empty
MesazhTitulli: MOTO GP   MOTO GP Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 8:30 pm

Info rreth nje prej garave me te cmendura dhe spektakolare ne bote.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

MOTO GP Empty
MesazhTitulli: Re: MOTO GP   MOTO GP Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 8:40 pm

Rosi i kthehet fitores, triumf nė Holandė

Piloti italian i Jahamas ka bėrė diferencėn mbi cirkuitin e Asenit, duke parakaluar 3 xhiro para pėrfundimit liderin e Botėrorit Kejsi Stoner

Valentino Rosi rikthehet tek fitorja, duke triumfuar nė Cmimin e Madh tė Holandės. Piloti italian i Jahamas ka bėrė diferencėn mbi cirkuitin e Asenit, duke parakaluar 3 xhiro para pėrfundimit liderin e Botėrorit Kejsi Stoner. I nisur nga vendi i 11-tė, 7 herė kampioni i botės ka dhuruar spektakėl dhe nė fund vendi i parė i ka takuar atij. Ndėrkohė, vendi i dytė pėr Kejsi Stoner, ndėrsa ėshtė rikthyer nė pod kampioni i botės nė fuqi Niki Hejdėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

MOTO GP Empty
MesazhTitulli: Re: MOTO GP   MOTO GP Icon_minitimeThu Aug 09, 2007 9:21 pm

Rosi, 60 milionė euro evazion fiskal


Pėrveē problemeve nė pistė, Valentino Rosi tashmė ka probleme edhe me tatimet. Sipas "Adnkronos", agjencisė qė pėrllogarit pėrfitimet nė Itali gjatė viteve 2000-2004, piloti i Jamahas regjistron evazion fiskal tė barasvlershėm me 60 milionė euro. Duke pasur nė konsideratė shifrėn shumė tė lartė pėr tė cilėn flitet, sipas tė gjitha gjasave do bėhet denoncimi i "Doktorit" nė gjykatė pėr krimin e fshehjes sė tė ardhurave. Gjithēka lidhet me vendimin e Rosit pėr t‘u transferuar nė Londėr, nė mars tė vitit 2000. Piloti jeton prej shtatė vjetėsh nė Britaninė e Madhe, pėr tė paguar mė pak taksa se nė Itali.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 39
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

MOTO GP Empty
MesazhTitulli: Re: MOTO GP   MOTO GP Icon_minitimeMon Sep 24, 2007 1:28 pm


Dukati fiton gjithēka nė Motegi

Kejsi Stoner fiton titullin kampion nė Moto GP, ashtu si skuadra italiane



Kejsi Stoner ėshtė shpallur zyrtarisht kampion i Moto GP nė kėtė sezon, ndonėse nuk ka arritur tė fitojė Ēmimin e Madh tė Japonisė nė pistėn e Motegi. Piloti australian ka pėrfunduar garėn nė vendin e gjashtė, por falė renditjes mė tė dobėt tė Valentino Rosit, vetėm i 13-ti, ka siguruar matematikisht vendin e parė. Njė sukses i pamenduar, po tė shihje fillimin e garės nė njė pistė tė lagur ku Rosi dukej i papėrmbajtshėm. Por pas tharjes sė pistės, pilotėt u detyruan tė ndėrronin motorėt dhe kjo bėri diferencėn, me Loris Kapirosin qė mori vendin e parė nė podium. Kjo fitore i ka dhėnė edhe skuadrės Dukati titullin kampion, pas 34 vitesh dominim absolut tė motorėve japonezė.

Triumfi i Stoner erdhi padyshim nė mėnyrėn mė pak tė menduar nga tė gjithė. Australiani kishte vėshtirėsi tė dukshme gjatė tė gjithė fundjavės, por nė ditėn e garės ai ėshtė ndihmuar nga kushtet atmosferike, pasi filloi njė shi i rrėmbyeshėm. Dukati dhe gomat "Brixhston" ishin mė tė favorizuara nė kushte tė tilla dhe qė nė nisje, Stoner shfaqet i dyti pas Melandrit, duke lėnė mbrapa si Rosin, ashtu edhe Pedrozėn. Por gara u vendos nga tharja graduale e pistės sė Motegit dhe i gjithė avantazhi i krijuar nga kryesuesit e garės u zhduk menjėherė nga ana e ndjekėsve qė vendosėn tė ndryshonin shpejt motorėt e tyre pėr tė garuar me goma pėr asfalt tė thatė. Mes tė gjithėve, Loris Kapirosi u tregua mė i afti pėr tė gjetur momentin e duhur pėr tė hyrė nė bokse dhe tregoi me kthimin nė pistė se ishte shumė mė i shpejtė se tė tjerėt, duke rikuperuar kohėn e humbur nė pjesėn e parė tė garės. Ndėrkohė, Rosi arrin tė parakalojė tė gjithė kundėrshtarėt dhe tė dalė nė kreun e garės, por ndėrrimi i motorėve bėhet i detyrueshėm edhe pėr tė, ndėrsa sheh se Dani Pedroza rrėzohet me gomat pėr pistė tė lagur. Italiani kthehet nė pistė nė vendin e dytė, pas Loris Kapirosit, por detyrohet tė kthehet pėrsėri nė bokse pėr shkak tė njė problemi nė motorin e tij qė e nxjerr pėrfundimisht nga gara dhe i hap rrugėn Kejsi Stonerit drejt suksesit botėror. Problemet e Rosit bėjnė qė gara tė mos ketė mė duele dhe Kapirosi shkon i qetė drejt fitores sė tretė radhazi nė Motegi, i shkėputur ndjeshėm nga Rendi De Punie dhe Toni Elias. Stoner pėrfundon i gjashti, por merr pikėt e mjaftueshme pėr tė festuar titullin tri gara para pėrfundimit tė sezonit, pasi Rosi mbyll garėn vetėm nė vendin e 13-tė me njė Jamaha qė e tradhtoi pėrsėri nė ditėn mė tė mirė. Gjithsesi, kjo nuk e zbeh aspak suksesin e merituar tė Stoner, i cili me 8 fitoret nė kėtė sezon ka vėrtetuar mė sė miri se i takonte ky titull kampion. Ai bėhet piloti i dytė mė i ri nė historinė e Moto GP qė fiton titullin, pasi e ka bėrė njė gjė tė tillė vetėm 21 vjeē e 342 ditė. Australiani ka festuar nė njė mėnyrė origjinale, duke veshur njė fanellė me fotot e idhujve tė tij, mes tė cilėve gjendej edhe Valentino Rosi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Sponsored content





MOTO GP Empty
MesazhTitulli: Re: MOTO GP   MOTO GP Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
MOTO GP
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LuckY StrikE :: SPORT-
Kėrce tek: