LuckY StrikE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LuckY StrikE

W E L C O M E
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 GJENETIKA...

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 40
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

GJENETIKA... Empty
MesazhTitulli: GJENETIKA...   GJENETIKA... Icon_minitimeWed Jul 11, 2007 2:24 am

GJENETIKA... Adn10
Gjenetika eshte nje shkence qe nuk ka me shume se 100 vjet qe i ka nisjet e veta po edhe pse kaq e re ka zene nje vend mjaft te rendesishem ne jeten tone te perditshme duke filluar qe nga ana mjeksore si psh terapite e semundjeve te ndryshme e deri te perdorimi i gjenetikes ne raste te ndryshme kriminalistike.Ta marresh holle holle, gjenetika eshte nje shkence mikroscopike sepse merret pak a shume me materialin qe ndodhet ne berthamat e qelizave permasat e te cilave shkojne ne te dhjetrat e micronit(10^-7).
Secili nga ne e ka degjuar se ne berthamat e qelizave ka material gjenetik i cili kryen funksione te shumta ne trupin e njeriut.Me miliona operacione cdo sekond kane nevoje per materialin gjenetik.
Ne qofte se do te japim disa numra per trupin e njeriut mund te themi se jemi te perbere nga rreth 65 mije miliarde qeliza dhe secila prej ketyre ka ne berthamat e tyre 1.8 meter ADN.Kjo ADN ka rreth 3 miliard nukleotide.ky material perdoret nga cdo qelize per te jetuar ose te themi me mire per te mbijetuar.
Qelizat e kuqe te gjakur qe e heqin berthamen qe te kene sa me shume hapesire per te ushtruar funksionet e tyre kane nje jetegjatesi rreth 120 dite nga paaftesija per te rinovuar strukturat e veta te brendshme.Cdo qelize qe jeton duhet te kete te njejtin material gjenetik qe te mund te ece perpara.Edhe vdekja e nje qelize me ane te procedurave te ndryshme sic eshte apoptoze ose ndryshe sic quhet ndryshe "vdekje e programuar" ka nevoje per materialin gjenetik.


Nese marrim parasysh qe cdo sekond trupi i njeriut prodhon rreth 2 milion qeliza gjaku dhe se po kaq qeliza shkaterrohen,ose qe jetegjatesia e qelizave te bardha eshte shume i shkurter dhe se here pas here duhet te zevendesohen dhe se cdo sekond trupi i njeriut duhet te jete ne gjendje ti beje balle mikroorganizmave te ndryshem qe mund ta sulmojne dhe se sa dhjetra lloje hormonesh qe duhet te prodhohen cdo sekond qe ta mbajne trupin ne nje ekuiliber te mahnitshem do ta kuptonim me mire se sa rendesi ka ajo strukture e vogel brenda cdo qelize.Ka raste qe mjafton nje gabim ne ato 3 miliard baza,sic ndodh ne disa semundje gjenetike dhe trupi i njeriut mund te shkoje drejt vdekjes.
Keto jane si tip hyrjeje per sa i perket gjerave qe eshte ne gjendje te beje materiali gjenetik ne trupin e njeriut.Ky material gjenetik qe quhet ADN(acidi deoksiribonukleik)ose ARN(acid ribonukleik).Keto dy forma ndryshojne njeri nga tjetri per llojin e sheqerit ose me mire tethemi per nga grupi qe eshte i vendosur te karboni 2 i sheqerit dhe per nga llojet e bazave te azotuara(tek arn ka uracil ne vend te timines).


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Wed Jul 11, 2007 2:27 am, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
Ing. Frangu
Admin
Ing. Frangu


Numri i postimeve : 291
Age : 40
Localisation : tirana,albania
Registration date : 25/06/2007

GJENETIKA... Empty
MesazhTitulli: Re: GJENETIKA...   GJENETIKA... Icon_minitimeWed Jul 11, 2007 2:25 am

Pak histori mbi ADN-n

Ketu ka pak nga historia e ADN qe ka qene nje konkurence e vertete ndermjet shkencetaresh te asaj kohe por ku ne fund triumfuan ata qe diten te perdornin informacionet e mbledhura:

Ne fund te shekullit te 19 nje biokimist gjerman gjeti acidet nukleike,polimere nukleotidesh te gjate te formuar nga sheqer,acid fosforik dhe disa lloj bazash qe permbanin azot.Me vone u gjet qe sheqeri i acideve nukleik mund te ishte ose riboza ose deoksiriboza dhe keshtu acidet nukleik ishin ne 2 forma:ARN dhe ADN.
Ne vitin 1943 Oswald Avery gjeti qe adn mbante materialin gjenetik dhe mendoi se ajo mund te ishte gjeni.Njerezit akoma mendonin se nje gjen duhet te ishte nje proteine por me vone u pranua ideja qe adn ishte nje molekule gjenetike.

Ne 1932 ,nese nuk gabohem, Griffith u mundua i pari te gjente dicka rreth molekules se ADN kur beri eksperimentet e para per te provuar qe ADN eshte pergjegjes per trashgimine.I pari u be nga Griffith i cili perdori 2 tipe bakteriesh IIR dhe IIIS(r qendron per rough=i ashper per sa i perket siperfaqes ndersa s=smooth= i bute).eksperimente nuk eshte qe tregoi ndonje gje te madhe po sherbeu per ato te me vonshmet.Sipas ketij eksperimenti bakteriet IIIS ishin te demshem ne trupin e miut qe u perdor ndersa IIR jo. U vrane bakteriet IIIS me nxehtesi dhe u pa qe miu nuk vdiste. Kur i vendosen bakterie S te vrara dhe R te gjalla dhe u pa qe ne trupin e miut kishte bakterie S te gjalla. Ky ne fakt ishte principi trasformues qe behet tek bakteries ,nje nga 3 mekanizmat qe perdorin bakteriet per te levizur dna e tyre.

Ne vitin 1948 Linus Pauling gjeti qe proteinat mund te merrnin format e helikes(helika alfa). Ne 1950 Erwin Chargaff gjeti qe vendosjet e bazave te azotuata ishte te ndryshme por kishin nje proporcionalitet 1-1. Keto gjetje ishin shume te rendesishme per gjetjen e struktures.

Ne vitet '50 gara per te gjetur strukturen ishte akoma e hapur. Ne Universitetin e Kembrixhit Francis Crick dhe James Watson ishin terhequr shume nga puna e Pauling-ut. Nderkohe ne King's College te Londres Maurice Wilkins dhe Rosalind Franklin ishin duke studiuar edhe keta ADN-n. Grupi i Kembrixhit kishte si qellim te bente modele te ndryshme fizike dhe te ulnin sa me shume mundesite e gjetjes se struktures. Nderkohe grupi i King College arriti ti afrohej edhe me shume duke i pare molekulat e adn me ane te rrezeve X.

Ne 1951,Watson qe prezent ne nje fjalim te Fraklin rreth punes se saj. Ajo kishte gjetur se ADN-JA ekzistonte ne 2 forma dhe keto forma vareshin nga lageshtia e ambientit rreth e qark.Kjo nxirrte si perfundim qe grupet fosfat duhet te ishin nga pjese e jashtme e struktures.nje eksperiment i kryer me pare ku u perdoren viruse qe infektonin E.coli nje lloj bakteri nxorre ne pah disa karakteristika te tjera. Duke perdorur principin qe ADN permban fosfor dhe proteinat sulfur u perdoren izotope te sulfurit dhe fosforit.Koka e virusit permbante izotopin e sulfurit dhe ADN virale ate te fosforit. Kur u infektua bakteri u pa qe brenda bakterit mund te identifikohej izotopi i fosforit ndersa ai i squfurit ishte jashte.Kjo tregonte qe vetem ADN-ja futej ne bakter dhe se ajo ishte pergjegjes per trasmetimin e virusit.

Watson u kthye me nje grup informacionesh dhe u mundua me shokun e tij te bente nje model qe doli i deshtuar.pas kesaj pothuajse qene gati te linin kerkimet por nuk e bene per shkak te rrjedhojes qe morren ngjarjet.

Franklin duke punuar vetem me rrezet X gjeti qe forma e ADN-s ne ambientin me te lagesht kishte te gjitha karakteristikat per me qene nje helike. Ajo mendoi se gjithe ADN-ja duhet te ishte nje helike por nuk desh ta tregonte kete gje derisa te kishte prova te mjaftueshme per formen tjeter gjithashtu. Wilkins ishte i bezdisur.ne janar,1953,ai i tregoi gjetjet e bera nga Franklin,Watsonit,pa pasur lejen e saj.

Watson dhe Crick moren nje hap te rendesishem ,duke sugjeruar se molekula ishte e bere nga 2 zinxhire nukleotidesh,secili ne forme helike sic e kishte gjetur Franklin por njeri shkonte per siper tjetri per poshte.Gjithashtu Krick kishte marre vesh per gjetjet e Chargaffit per bazat ne veren e '52. Ai ia shtoi kete tipar struktures keshtu qe bazat te lidheshin ne qender te helikes dhe te mbanin largesine ndermjet helikes te njejte.

Watson dhe Krik treguan se cdo zinxhir i ADN-s ishte komplementare e tjetres. Gjate ndarjes se qelizes,2 zinxhiret ndaheshin nga njeri tjetri dhe formoheshin zinxhire te tjere.
(Informacione te marra nga interneti dhe nga libri "Principet e Gjenetikes"(Snustad))
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://luckystrike.albanianforum.net
 
GJENETIKA...
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LuckY StrikE :: Shkence & Filozofi-
Kėrce tek: