LuckY StrikE
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LuckY StrikE

W E L C O M E
 
ForumPortalliGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Drejt Esences

Shko poshtė 
AutoriMesazh
montana

montana


Numri i postimeve : 52
Registration date : 26/06/2007

Drejt Esences Empty
MesazhTitulli: Drejt Esences   Drejt Esences Icon_minitimeWed Aug 08, 2007 7:23 pm

Vetė tė qenit ėshtė subjektiv. Ky varg, i shkėputur subjektivisht dhe arbitrarisht, mund tė jetė esenca e kėsaj poezie, kėtu. Po fare lehtėsisht, ndoshta, do tė mund tė ishte njė tjetėr nė vend tė tij.


Mungesa e bėrė ajėr, ėndėrr, ardhmėri


Ne duhet tė shohim, kėtu a kudo, ndėr tė tjera, nėse kemi gjasa tė bėjmė njė prerje tė ashpėr mes botėve: asaj reale dhe asaj virtuale. Se sa duket, do tė ishte njė ndėrmarrje marrėzore dhe e kotė injorimi arbitrar i njėrės apo tjetrės.

Intimiteti i qenies ndoshta ėshtė i pamundshėm. Ose tė themi: uni. I pamundshėm nė kuptimin se duke qenė i ekspozuar (ndoshta edhe kėtu i "hedhur"), pėrballet me ndikimin nga jashtė dhe kėshtu esenca e pastėr, ajo qė jemi mėsuar ta quajmė Njėshi, Monada, tashmė ėshtė e rrezikuar. Nėnshtrim ndaj, apo asimilim, tjetėrsim i, asaj jashtėsie?

Edhe realiteti ėshtė ide. Ideja ėshtė edhe virtualitet. Dhe Zoti ėshtė ide e jona, meqė ne jemi ide e Tij.

Ajo qė perceptojmė, nė njėfarė mėnyre, ėshtė ajo qė ėshtė. Ne perceptojmė ndoshta si gjėra qė mendojnė, apo tekembramja edhe si gjėra qė duhet tė mendojnė, meqė ndoshta mendimi nuk ėshtė njė dhunti qė na jepet, por qė e fitojmė, si mundėsi ekzistimi. Po s‘e dimė qartė nėse ajo qė shohim ėshtė saktėsisht ajo qė shohim, ėshtė. Do tė mund tė ishte ajo qė na bėjnė tė besojmė se shohim, ėshtė.

Nė kėtė mėnyrė, mund tė themi se ajo qė ėshtė e vėrtetė ėshtė edhe iluzion. Bashkekzistojnė. Kjo bashkekzistencė ėshtė paradoksale. Nė tė njėjtėn kohė, e vėrtetė dhe iluzion. Rrethi vicioz ėshtė i pafundmė nė thjeshtėsinė e vet.


Mungesa e bėrė ajėr, ėndėrr, ardhmėri

Do tė theksojmė tash se poezia nė tėrėsi i nėnshtrohet njė ritmi tė mbajtur nga njė ndajfolje. Kėtu. Ajo kėtu nuk ėshtė njė vend i pėrcaktuar saktėsisht. Por si abstraksion edhe ėshtė konkretėsi. Nė njėfarė mėnyre, ėshtė njė vend i pėrbashkėt. Kėtė e pėrforcon sidomos kėrcimi ekstrem, nė fund tė poezisė, kur ajo kėtu qė po ashtu do tė mund tė ishte pafundėsi, na ēliron nga pushteti i saj pėr tė na hedhur nė njė pafundėsi tė pamohueshme hapėsinore tė shprehur nga ndajfolja tjetėr: kudo. Por, kjo ėshtė fundėsia leximore e pafundėsisė medituese e interpretuese.

Ama ajo kudo e pafundėsisė kthehet edhe njėherė, tash nė njė pikė tė vetme: nė thellėsinė e zemrės. Tė qenies apo universit? N‘loēkė tė zemrės ėshtė kėtu. Riciklimi hapėsinor (n‘paētė diēka tė tillė) ėshtė edhe kohor.

A mund tė jetė mė e vėrtetė domethėnia e gjėrave se sa ajo e ideve, koncepteve? Apo thėnė ndryshe, mė domethėnėse? Nėse emrat pėr gjėrat janė tė saktė, rrjedhimisht edhe ata pėr idetė do tė duhej tė ishin tė saktė. Metamorfoza s‘do tė kishte kuptim, sa duket, po tė mos ishte e pabesueshme, po tė mos tingėllonte e tillė. Kemi nė mendje, sigurisht, metamorfizimin tradicional tė qenies nė qenie. Po ajo qė poeti po pėrpiqet tė na japė kėtu ėshtė si njė lloj sinonimie. Kemi njė metamorfozė tė gjendjeve, ideve.


Mungesa e bėrė ajėr, ėndėrr, ardhmėri

Pavarėsisht shkakut se nga vjen kjo, duhet ta marrim kėtė gjendje tė re si fakt dhe tė merremi me tė, si fakt. Poezia, sigurisht, do tė mund tė klasifikohej, nėse jo ndryshe, si poezi proteste shoqėrore. E qartė se nuk ėshtė njė meditim metafizik i pastėr. I kam lejuar vetes, ndoshta me njė arbitraritet tė paarsyeshėm (n‘paētė arbitraritet tė arsyeshėm), ta bėj kėtė "pėrmbysje" i nxitur nga toni i mbuluar metafizik, qė sa duket ėshtė sakrifikuar pėr hir tė njė toni tjetėr, atij social. Me gjasė, duhet tė rikthemi te ritmi, pėr ta justifikuar veten. Kėshtu, ajo kėtu, do tė bėhet tash, si dhe ajo kudo do tė bėhet kurdo. Do tė shihni se poezia s‘do tė humbė asgjė, pėrkundrazi ndoshta do tė pėrfitonte nė pėrmasėn hapėsinore dhe kohore, duke iu afruar mė tepėr metafizicitetit. Po s‘ėshtė e thėnė tė jetė kėshtu.


Mungesa e bėrė ajėr, ėndėrr, ardhmėri

Pra, e kemi vėshtirė tė bėjmė njė prerje arbitrare mes botėve; asaj reale dhe asaj virtuale.

Poeti na e dha "tėrė" botėn reale, tė keqe nė vete, tė parė kėtu dhe kudo, nė njė moment tė (pa)pėrcaktuar - meqė titulli i poezisė ėshtė: Nė vend tė Ditarit - qė duket edhe i pėrjetshėm. Edhe vargu ynė i stėrcituar ėshtė po ajo botė reale, ama nė tė njėjtėn kohė, ėshtė vargu i prezantimit tė botės virtuale, nėse jo i vetmi, mė i fuqishmi, mė i qarti.

A ėshtė Zanafilla njė tregim moral? Qoftė me kaosin nga i cili thuhet tė jetė krijuar universi ynė, qoftė me mėkatin e rrjedhshėm, vėllavrasjen etj.? Duket se jo. Ėshtė njė tregim tragjik dhe dėshpėrues. Por, ėshtė tregimi i botės reale. Jo pse e dimė saktėsisht se kishte ndodhur ashtu, por sepse sot ndodh kėshtu. Sepse nuk ėshtė Zoti masė. Ėshtė njeriu. Njerėzit: matėsit e vdekjes. Andaj, jemi tė detyruar, duke e refuzuar kėtė botė, tė krijojmė njė tjetėr paralele, virtuale, si njė lloj strehe, shpėtimi nga ajo e keqe.

Duke qenė virtuale, duket, ėshtė mungesė.


Mungesa e bėrė ajėr, ėndėrr, ardhmėri

A ėshtė Mungesa esenca? Esenca e qenies, mungesa. Ēėshtja ėshtė qė kjo mungesė e padėshiruar, por e pashmangshme tė metamorfizohet. Kjo nėnkupton si idealizimin e saj ashtu edhe materializimin. Sigurisht se ėshtė paradoksale tė kėrkohet materializimi i njė mungese. Ndoshta mė i lehtė dhe mė i mundshėm ėshtė idealizimi i saj. Mund tė materializohet domethėnia e nocionit mungesė. Ekziston nocioni pėr tė shprehur mosekzistencėn e objektit.

Qenia ėshtė nė esencė e mjerė, apo bėhet e tillė? Megjithatė, ne jemi tė prirur tė themi se, nė fund tė fundit, pėr ne qė s‘e pėrballojmė dot botėn reale, nė tė cilėn nuk kontribuojmė, nuk marrim pjesė si qenie aktive, nuk shkojmė dakord me tė dhe nuk e bekojmė (nė kuptimin se s‘do tė donim tė vazhdonte me atė ritėm), bota virtuale ėshtė shpėtimi ynė. Shpėtimi ynė shpirtėror, jo fizik.

Po nė njė botė virtuale, a do tė jetė edhe shpėtimi virtual?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Drejt Esences
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sa te lire jemi te shprehim mendimet tona ne kete forum!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
LuckY StrikE :: Kulture-
Kėrce tek: